Pse duatë tona nuk pranohen


Banorët e Basrës i janë drejtuar Ibrahim Ed’hemit duke i thënë: 

“All-llahu na ka premtuar se do të na i pranojë duatë, por duatë assesi nuk po na pranohen!” 

Ibrahimi tha: 

“Zemrat e juaja janë të vdekura në dhjetë pika, e për këtë shkak duatë nuk po ju pranohen: 

1. Thoni se e njihni All-llahun , por nuk jeni duke e adhuruar atë; 

2. Jeni duke e lexuar Kur’anin, por nuk jeni duke vepruar me të; 

3. Thoni se e duani të Dërguarin e All-llahut , por nuk jeni duke vepruar sipas traditës (sunnetit) të tij; 

4. Thoni se shejtani është armiku më i madh i juaj, por përsëri e pasoni atë; 

5. Thoni se i frikoheni zjarrit të Xhehe-nnemit, por nuk veproni vepra, të cilat do t’ju kishin larguar nga ai zjarr; 

6. Gjithashtu thoni se e doni Xhennetin, por nuk veproni vepra, të cilat do t’ju kishin afruar kah ai; 

7. Thoni se vdekja është hak (e vërtetë e pamohueshme), por nuk po pregaditeni për të; 

8. Jeni duke i zbuluar veprat e turpshme të tjerëve, ndërsa veten tuaj po e harroni; 

9. Jeni duke i shfrytëzuar begatitë (ni’metet) e All-llahut duke mos e falënderuar Atë dhe 

10. Shpesh po i përcillni të vdekurit nëpër varreza, por nuk po mirrni mësim nga kjo vepër!” 

Ibrahim Ed’hem,

Publikimi i parë: 21.10.2000

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *