Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Cilin e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthitë dhe cilin e lajthitë s’ka kush e përudhë. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Muhammedin [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], familjen, shokët dhe gjithë ata që e pasojnë në mënyrë më të mirë deri në Ditë të Kijametit.

Gënjeshtra është prej veseve të këqija, kurse të gjitha sheriatet kanë tërhequr vërejtjen nga ky ves, natyra e pastër e mohon atë, e në këtë pajtohen të gjithë njerëzit me moral dhe mendje të shëndoshë.

“Vërtetësia është një shtyllë e mbetjes së botës…është një rregull i lavdëruar, është shtyllë e pejgamberisë, rezultat i devotshmërisë, po mos të ishte vërtetësia do të asgjësoheshin rregullat e sheriatit, kurse posedimi i gënjeshtrës është ç’veshje nga njerëzimi, pasi që njeriu posedon veçorinë e të shprehurit”. (“Berika mahmudije”, 3/183).

Në sheriatin tonë kjo vepër është e urryer me Kur’an dhe Sunnet, kurse dijetarët kanë konsensus mbi ndalimin e kësaj vepre, e përfundimi i gënjeshtarit aspak s’është e lavdëruar edhe në dynja edhe në ahiret.

Në sheriat asnjëherë nuk lejohet gënjeshtra, përveç në disa raste kur nuk vjen në pyetje ngrënia e të drejtave të tjerëve ose derdhja e gjakut të ndokujt ose shkelja e nderit të tjetrit, etj. Lejohet kur është në pyetje shpëtimi i ndonjë shpirti, ose përmirësimi i marrëdhënieve mes dy njerëzve ose shtimi i dashurisë mes burrit dhe gruas.

Asnjëherë në sheriat nuk është thënë se lejohet që një njeri të tregojë çka të dëshiron dhe të gënjen si të dëshiron, andaj edhe ajo që mendon dikush se lejohet gënjeshtra me 1 Prill, nuk ka bazë në sheriatin e Allahut.

Kjo vepër sjell shumë gjëra negative, ne do ti përmendim vetëm disa prej tyre:

1- Gënjeshtra është e ndaluar. Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ إنما يفتري الكذب الذين لا يؤمنون بآيات الله وأولئك هم الكاذبون}  [ النحل / 105 ] . 

“Gënjeshtrën e trillojnë vetëm ata që nuk i besojnë argumentet e Allahut; të tillët janë ata gënjeshtarët”. (En-Nahl: 105).

Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotë: “Pastaj Allahu tregon se Pejgamberi [alejhis-selam] nuk është shpifës e gënjeshtar, sepse shpifë gënjeshtra mbi Allahun dhe mbi Pejgamberin [alejhis-selam] njerëzit më të këqij, ata të cilët nuk besojnë në argumentet e Allahut, ata që janë kafira e të pafe, njerëz të njohur mes njerëzve me gënjeshtrat e tyre. Kurse Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] është njeriu më i vërtetë, njeriu më i mirë, më i plotë në dituri, vepra, besim e bindje. Të gjithë e kanë njohur si njeri të vërtetë, saqë në mesin e popullit të vet ka qenë i njohur si “besnik”. Andaj Herakli mes pyetjeve që ia parashtron Ebu Sufjanit është edhe kjo: a e akuzonit me gënjeshtër më parë? Tha: jo. Herakli tha: njeriu që nuk i gënjen njerëzit si ka mundësi të gënjenë mbi Allahun”. (Tefsiri i Ibn Kethirit, 2/588).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë:

) آية المنافق ثلاث إذا حدث كذب وإذا وعد أخلف وإذا اؤتمن خان (. رواه البخاري ( 33 ) و مسلم ( 59 ) . 

“Shenja e munafikut janë tre vepra: kur të flet të gënjen, kur të premton ta then premtimin dhe kur ti besosh të tradhton”. (Buhariu dhe Muslimi).

Imam Neveveiu [rahimehull-llah] thotë: “Mendimi i shumicës së dijetarëve është se këto cilësi janë cilësi të nifakut, dyfytyrësisë, kurse pronari i tyre u ngjanë munafikëve në këto cilësi dhe posedon moral të tyre….

Kurse fjala e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]: “Është munafik i kulluar”, domethënë: u ngjanë shumë munafikëve, për shkak të këtyre cilësive. Disa dijetarë kanë thënë: kush i ka të rralla këto cilësi, nuk e kaplon ky kërcënim. Ky është mendimi më i zgjedhur në lidhje më këtë hadith. Ebu Isa Tirmidhiu thotë se ky është mendimi i mbarë dijetarëve. Për qëllim është nifaku në vepra”. (Sherhu muslim”, 2/46-47).

Llojet e gënjeshtrave:

a) Gënjeshtra mbi Allahun dhe Pejgamberin [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]. Ky lloj i gënjeshtrës është gënjeshtra më e madhe, kurse pronari i kësaj gënjeshtre është i kërcënuar me kërcënim të ashpër, bile disa dijetarë e konsiderojnë renegat.

Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ ولا تقولوا لما تصف ألسنتكم الكذب هذا حلال وهذا حرام لتفتروا على الله الكذب إن الذين يفترون على الله الكذب لا يفلحون } 

“Mos i thoni asaj rrenës së gjuhëve tuaja: “Kjo është hallall e kjo është haram” e të shpifni ndaj Allahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj Allahut, nuk kanë shpëtim”. (En-Nahl: 116).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë:

) لا تكذبوا عليَّ ؛ فإنه من كذب علي فليلج النار (. رواه البخاري ( 106 ) . 

“Mos gënjeni mbi mua, sepse kush gënjen mbi mua do të hyjë në xhehenem”. (Buhariu).

Dhe thotë:

) من كذب عليَّ فليتبوأ مقعده من النار ( . رواه البخاري ( 110 ) ومسلم ( 3 ) . 

“Kush gënjen mbi mua le të përgatis një karrige nga zjarri”. (Buhariu dhe Muslimi).

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah]: “Qëllimi i hadithit është ai që gënjen mbi Pejgamberin [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] le të bëhet gati për vend në xhehenem ku do të mbetet dhe nga i cili nuk do të largohet”. (Tarikul-Hixhretejni”, fq. 169).

b) Gënjeshtra në shitblerje.

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë:

) ثلاثة لا يكلمهم الله يوم القيامة ، ولا ينظر إليهم ، ولا يزكيهم ، ولهم عذاب أليم ، قال : فقرأها رسول الله صلى الله عليه وسلم ثلاث مرار ، قال أبو ذر : خابوا وخسروا من هم يا رسول الله ؟ قال : المسبل ، والمنَّان ، والمنفق سلعته بالحلف الكاذب ( . رواه مسلم ( 106 ) . 

“Tre personave nuk u flet Allahu në Ditë të Kijametit, nuk i shikon, nuk i pastron dhe do të kenë dënim të dhembshëm. E përsëriti këtë Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] tre herë. Ebu Dherri tha: paskan humbur dhe qenkan shkatërruar, kush janë ata? Tha: “Ai që i mban rrobat nën nyje të zogut të këmbës, bartësi i fjalëve dhe ai që e shet mallin e vet duke u betuar rrejshëm”. (Muslimi).

)البيِّعان بالخيار ما لم يتفرقا – أو قال : حتى يتفرقا – فإن صدقا وبيَّنا بورك لهما في بيعهما ، وإن كتما وكذبا محقت بركة بيعهما ( . رواه البخاري ( 1973 ) ومسلم ( 532 ) . 

“Shitësi dhe blerësi janë të lirë të zgjedhin përderisa nuk janë ndarë, nëse janë të vërtetë dhe e sqarojnë mallin, u bekohet kjo shitblerje, kurse nëse fshehin dhe gënjejnë, largohet bereqeti i shitblerjes së tyre”. (Muslimi).

Shejhul-Islam ibn Tejmiu thotë: “Allahu [subhanehu ve teala] ka urdhëruar që të jemi të vërtetë dhe të sqarojmë dhe ka ndaluar gënjeshtrën dhe fshehjen e gjërave të cilat duhet të njihen, siç ka thënë Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] në hadith (-in e lartëcituar). Kurse Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ يا أيها الذين آمنوا كونوا قوامين لله شهداء بالقسط ولا يجرمنكم شنئان قوم على ألا تعدلوا اعدلوا هو أقرب للتقوى } 

[  المائدة / 8 ] . 

“O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hirë të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë”. (El-Maide: 5)”. (Minhaxhus-sunneh”, 1/16).

c) Gënjeshtra në ëndërr, duke pretenduar se ka parë këtë e këtë, mirëpo në gënjeshtër e jo në të vërtetë.

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë:

)من تحلَّم بحلم لم يره كلِّف أن يعقد بين شعيرتين ولن يفعل ، ومن استمع إلى حديث قوم وهم له كارهون – أو يفرون منه – صُب في أذنه الآنُك يوم القيامة ، ومن صوَّر صورة عذب وكلف أن ينفخ فيها وليس بنافخ ( . رواه البخاري ( 6635 ) . 

“Kush pretendon se ka parë ëndërr, të cilën nuk e ka parë, do të detyrohet të lidhe dy kokrra elbi, e nuk do të ketë mundësi ta bëjë këtë vepër, kush e dëgjon bisedën e disa njerëzve, duke e ditur se ata e urrejnë këtë vepër, do të hedhet në veshin e tij plumb të shkrirë në ditë të Kiametit dhe ai i cili vizaton fotografi do të dënohet dhe do të detyrohet ti fryjë shpirt, e nuk do të ketë mundësi”. (Buhariu).

Munaviu [rahimehull-llah] thotë: “Do të detyrohet ti lidhë dy kokrra të elbit e nuk do të ketë mundësi, sepse nuk ka mundësi të lidhen mes vete. Ky njeri do të dënohet deri sa ta bëjë këtë vepër. Sikurse dëshiron të thotë: do të detyrohet me gjëra që s’ka mundësi t’i bëjë dhe për këtë do të dënohet. Kjo domethënë se do të dënohet në vazhdimësi…Ka ardhur ky kërcënim i madh për gënjeshtrën mbi ëndrrën, edhe pse dëmi i gënjeshtrës në zhgjëndërr është më i madh, sepse në këtë rast kjo është gënjeshtër mbi Allahun, pasi që ëndrra është një pjesë e pejgamberllëkut, e pasi që është pjesë e pejgamberëllkut, atëherë kjo është prej Allahut. Gënjeshtra mbi Krijuesin është më e keqe se sa gënjeshtra mbi krijesat”. (Fejdul-Kadir, 6/99).

d) Ndalohet të flitet çdo gjë që dëgjohet.

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë:

) كفى بالمرء كذباً أن يحدِّث بكل ما سمع ( . رواه مسلم ( 5 ) . 

“Mjafton për një njeri ti regjistrohet gënjeshtër nëse flet çdo gjë që dëgjon”. (Muslimi).

Neveviu [rahimehull-llah] thotë: “Domethënia e hadithit dhe thënieve tjera që gjinden në këtë kaptinë japin të kuptojmë qortimin e të folurit të çdo gjëje që e dëgjon njeriu, sepse zakonisht njeriu dëgjon edhe gjëra të vërteta, por edhe gënjeshtra. Kështu që po foli çdo gjë që dëgjon, sigurisht se do të gënjen, sepse do të lajmëron atë që s’ka qenë. Kurse ne më herët kemi thënë se mendimi më i saktë mbi domethënien gjuhësore të gënjeshtrës është: lajmërim mbi një gjë në të kundërtën e realitetit të saj, nuk kushtëzohet qëllimi. Kushtëzohet qëllimi vetëm për tu konsideruar mëkat. Allahu e di më së miri”. (Sherhu Muslim, 1/75).

e) Gënjeshtra në lojë.

Disa njerëz mendojnë se lejohet gënjeshtra nëse është në lojë, edhe me këtë e arsyetojnë edhe gënjeshtrën e një prillit, ose të ditëve tjera. Kjo është gabim dhe nuk bazohet në fenë e vërtetë. Gënjeshtra është e ndaluar edhe në seriozitet edhe në lojë. 

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë:

 ” إني لأمزح ولا أقول إلا حقّاً ” . رواه الطبراني في ” المعجم الكبير ” ( 12 / 391 ) . 

 “Unë bëj shaka, mirëpo edhe atëherë e them të vërtetën”. (Taberaniu dhe të tjerët. Hadithi është sahih).

Dhe kur i kanë thënë: O i Dërguar i Allahut, ti bënë shaka me ne. Ai ka thënë: “Unë vetëm të vërtetën e them”. (Tirmidhiu, hadithi është hasen).

Shokët e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] kanë treguar:

) أنهم كانوا يسيرون مع رسول الله صلى الله عليه وسلم في مسير فنام رجل منهم فانطلق بعضهم إلى نبل معه فأخذها فلما استيقظ الرجل فزع فضحك القوم فقال ما يضحككم فقالوا لا إلا أنا أخذنا نبل هذا ففزع فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم لا يحل لمسلم أن يروع مسلماً (. رواه أبو داود 

“Se kanë ecur me Pejgamberin [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] në udhëtim. Një njeri prej tyre ra në gjumë. Njëri shkoi dhe ia mori shigjetat, e kur u ngrit njeriu u trishtua, kurse ata që ishin përreth u qeshën. I pyeti Pejgamberi: pse po qesheni? Thanë: ia morëm shigjetat e ky u tremb. Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] tha: “Nuk i lejohet myslimanit që ta trishton myslimanin”. (Ebu Davudi dhe të tjerët. Hadithi është sahih).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë:

) لا يأخذن أحدكم متاع أخيه لاعباً ولا جادّاً ، ومن أخذ عصا أخيه فليردها (. رواه أبو داود 

“Mos merrni gjërat e vëllait tënd, as në lojë as në seriozitet. Kush ia merr shkopin vëllait të vet le t’ia kthen”. (Ebu Davudi dhe të tjerët. Hadithi është hasen).

f) Gënjeshtra duke luajtur me fëmijët.

Duhet kujdesur që mos të gënjejmë duke luajtur më fëmijët, sepse edhe kjo regjistrohet. Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka tërhequr vërejtjen nga kjo vepër siç tregohet në këtë rast:

 

عن عبد الله بن عامر رضي الله عنه قال :  دعتني أمي يوماً ورسول الله صلى الله عليه وسلم قاعد في بيتنا فقالت : ها تعال أعطيك ، فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم : ” وما أردت أن تعطيه ؟ ” قالت : أعطيه تمراً ، فقال لها رسول الله صلى الله عليه وسلم : ” أما إنك لو لم تعطيه شيئا كتبت عليك   كذبة “

وعن أبي هريرة رضي الله عنه قال : قال رسول الله صلى الله عليه وسلم : ” من قال لصبي تعال هاك ثم لم يعطه فهي كذبة ” . رواه أبو داود ( 4991 ) 

Abdull-llah ibn Amiri [radijAllahu anhu] thotë: “Një ditë më thërriti nëna ime, kurse Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ishte duke qëndruar në shtëpinë tonë. Ajo më tha: eja do të jap diçka. Atëherë Pejgamberi [alejhis-selam] tha: çka dëshirove t’i japish? Tha: dëshirova ti jap hurme. Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] tha: “Po mos i jepje asgjë, do të regjistrohej gënjeshtër”.

Kurse në transmetimin e Ebu Hurejres qëndron: “Kush e thërret fëmijën e vet, eja të jap diçka e nuk i jep, kjo konsiderohet gënjeshtër”. (Ebu Davudi dhe të tjerët, hadithi është hasen).

g) Gënjeshtra për ti shtyrë të tjerët që të qeshin.

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë:

) ويل للذي يحدث بالحديث ليضحك به القوم فيكذب ، ويل له ، ويل له (. رواه الترمذي ( 235 ) 

“Vaj për atë që flet gënjeshtra që ti shtyjë të tjerët që të qeshin. Vaj për te, vaj për te”. (Tirmidhiu, hadithi është hasen).

 

Dënimi i gënjeshtrës

 

Gënjeshtarin e presin dënime të dynjasë dhe të ahiretit, të cilat e shkatërrojnë dhe e nënçmojnë, prej tyre janë edhe këto:

1- Nifaku në zemër.

Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ فأعقبهم نفاقاً في قلوبهم إلى يوم يلقونه بما أخلفوا الله ما وعدوه وبما كانوا يكذبون } [ التوبة / 77 ] . 

“Dhe për shkak se e thyen besën që i patën dhënë Allahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, Allahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë”. (Et-Teube: 77).

Abdull-llah ibn Mesudi [radijAllahu anhu] thotë:

قال عبد الله بن مسعود : اعتبروا المنافق بثلاث : إذا حدث كذب ، وإذا وعد أخلف ، وإذا اؤتمن خان ، قال : وتلا هذه الآية : { ومنهم من عاهد الله لئن آتانا من فضله } إلى قوله : { نفاقا في قلوبهم } إلى قوله : { بما كانوا يكذبون } . ” مصنف ابن أبي شيبة ” ( 6 / 125 ) . 

“Munafikin njihe me tre gjëra: kur të flet gënjen, kur të premton e thyen premtimin dhe kur t’i besosh tradhton. Pastaj lexoi ajetin:

“E prej tyre (hipokritëve) pati sish që i patën dhënë besën Allahut që: “Nëse na jep (Allahu) nga mirësia e Tij, ne do të ndajmë lëmoshë dhe do të bëhemi prej punëmirëve. Kur ju dha (Allahu) nga të mirat e Veta, ata bënë koprraci me atë (që u dha), e thyen besën dhe u zmbrapsen nga respekti ndaj Allahut. Dhe për shkak se e thyen besën që i patën dhënë Allahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, Allahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë”. (Et-Teube: 75-77)”. (Musennef ibn shejbe, 6/125).

2- Të shpien në mëkat dhe në zjarr të xhehenemit.

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë:

) إن الصدق بر، وإن البر يهدي إلى الجنة ، وإن العبد ليتحرى الصدق حتى يكتب عند الله صدِّيقا ، وإن الكذب فجور ، وإن الفجور يهدي إلى النار ، وإن العبد ليتحرى الكذب حتى يكتب كذاباً (. رواه البخاري ( 5743 ) ومسلم ( 2607 ) . 

“Gënjeshtra shpie në prishje (morale), kurse prishja shpie në Xhehenem. Njeriu që gënjen vazhdimisht, më në fund tek Allahu shkruhet gënjeshtar”. (Muttefekun alejhi)

Sen’ani thotë: “Ky hadith tregon se ai që vazhdimisht mundohet të jetë i vërtetë në fjalët e tija, vërtetësia bëhet natyrë e tij, kurse ai që gënjen me vetëdije dhe vazhdon në këtë sjellje, gënjeshtra i bëhet natyrë e tijë. Sepse me stërvitje dhe fitim vazhdojnë cilësitë e mira dhe të këqija. Ky hadith tregon vlerën e vërtetësisë dhe se ajo (vërtetësia) dhe ai ( i vërteti) përfundojnë në xhenet dhe tregon të keqen e madhe të gënjeshtrës dhe se ajo (gënjeshtra) dhe ai (gënjeshtari) përfundojnë në xhehenem. E mos të flasim për atë që i sjellin njeriut në dynja. Vërtetësia shkakton që atij ti pranohet fjala prej masës, të pranohet dëshmia e tij, të jetë i dashur te njerëzit, të pëlqehet biseda e tij, etj, për dallim me gënjeshtarin”. (Subulus-Selam, 2/687).

3- Nuk i pranohet dëshmia.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: “Urtësia nga mospranimi i dëshmisë së gënjeshtarit”. Shkaku më i fuqishëm për mos të pranuar dëshminë, fetvanë dhe transmetimin është gënjeshtra, sepse e prish mjetin e dëshmisë, fetvasë dhe transmetimit. Kjo i ngjan dëshmisë së të verbrit për parit e hënës, ose të shurdhit për vend, sepse gjuha gënjeshtare i ngjanë gjymtyrës që s’funksionon, bile është edhe ma i keq. Gjëja më e keqe që e posedon njeriu është gjuha që gënjen”. (A’lamul-Muvekiin. 1/95).

4- I nxihet fytyra në dynja dhe ahiret.

Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ ويوم القيامة ترى الذين كذبوا على الله وجوههم مسودة } [ الزمر /    60 ] . 

“E ata që bënë gënjeshtër ndaj Allahut, do t’i shohësh në ditën e kiametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në Xhehenem vendi i Kryelartëve?”. (Ez-Zumer: 60).

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: “Për këtë Allahu [subhanehu ve teala] në ahiret shenjë të gënjeshtarit mbi Te dhe mbi Pejgamberin [alejhis-selam] e bënë fytyrën e zezë. Gënjeshtra ndikon në nxirjen e fytyrës, e mbulon me cipë të nënçmimit, të cilën e sheh secili njeri i vërtetë. Këtë pamje të fytyrës së gënjeshtarit e sheh secili njeri që ka sy. Kurse njeriut të vërtetë Allahu i dhuron autoritet dhe madhështi, kush e sheh, e nderon dhe e do. Kurse gënjeshtarit i jep nënçmim dhe mposhtje, kush e sheh e urren dhe e nënçmon. Allahu na dhashtë sukses”. (A’lamul-Muvekiin, 1/95).

5- Shqyerja e faqes deri në kokë.

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] tregon:

عن سَمُرَة بْن جُنْدُبٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ مِمَّا يُكْثِرُ أَنْ يَقُولَ لِأَصْحَابِهِ هَلْ رَأَى أَحَدٌ مِنْكُمْ مِنْ رُؤْيَا قَالَ فَيَقُصُّ عَلَيْهِ مَنْ شَاءَ اللَّهُ أَنْ يَقُصَّ وَإِنَّهُ قَالَ ذَاتَ غَدَاةٍ إِنَّهُ أَتَانِي اللَّيْلَةَ آتِيَانِ وَإِنَّهُمَا ابْتَعَثَانِي وَإِنَّهُمَا قَالَا لِي انْطَلِقْ .. فَانْطَلَقْنَا فَأَتَيْنَا عَلَى رَجُلٍ مُسْتَلْقٍ لِقَفَاهُ وَإِذَا آخَرُ قَائِمٌ عَلَيْهِ بِكَلُّوبٍ مِنْ حَدِيدٍ وَإِذَا هُوَ يَأْتِي أَحَدَ شِقَّيْ وَجْهِهِ فَيُشَرْشِرُ شِدْقَهُ إِلَى قَفَاهُ وَمَنْخِرَهُ إِلَى قَفَاهُ وَعَيْنَهُ إِلَى قَفَاهُ قَالَ وَرُبَّمَا قَالَ أَبُو رَجَاءٍ فَيَشُقُّ قَالَ ثُمَّ يَتَحَوَّلُ إِلَى الْجَانِبِ الْآخَرِ فَيَفْعَلُ بِهِ مِثْلَ مَا فَعَلَ بِالْجَانِبِ الْأَوَّلِ فَمَا يَفْرُغُ مِنْ ذَلِكَ الْجَانِبِ حَتَّى يَصِحَّ ذَلِكَ الْجَانِبُ كَمَا كَانَ ثُمَّ يَعُودُ عَلَيْهِ فَيَفْعَلُ مِثْلَ مَا فَعَلَ الْمَرَّةَ الْأُولَى قَالَ قُلْتُ سُبْحَانَ اللَّهِ مَا هَذَانِ قَالَ قَالَا لِي انْطَلِقْ انْطَلِقْ ( ثم قال في تفسير الملكين للمشاهد التي رآها ) : وَأَمَّا الرَّجُلُ الَّذِي أَتَيْتَ عَلَيْهِ يُشَرْشَرُ شِدْقُهُ إِلَى قَفَاهُ وَمَنْخِرُهُ إِلَى قَفَاهُ وَعَيْنُهُ إِلَى قَفَاهُ فَإِنَّهُ الرَّجُلُ يَغْدُو مِنْ بَيْتِهِ فَيَكْذِبُ الْكَذْبَةَ تَبْلُغُ الْآفَاقَ .. 

رواه البخاري ( 5745 ) . 

Nga Semurete b. Xhundubi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut u fliste mjaft shokëve të vet: “A ka parë ndonjë prej jush ndonjë ëndërr?” Atij do t’ia rrëfente ëndrrat e veta ai që kishte parë. Një mëngjes i Dërguari i Allahut na tha: “Mbrëmë më kanë ardhur dy njerëz dhe më thanë: Çdo gjë lëre dhe eja me ne. Unë shkova me ta dhe hasëm një njeri të shtrirë, kurse njeriu tjetër mbi të qëndronte me një gur, me të cilin në çast ia dërrmoi kokën (e atij që ishte shtrirë), duke e hedhur prej së larti mbi të. Guri në kokën e tij të dërrmuar u ndal. Njeriu që e hodhi gurin u ul ta marrë atë; kurse ai me kokë të dërrmuar për një çast u shërua siç edhe ka qenë, koka e tij u kthye në gjendjen e mëparshme. E pastaj njeriu me gur e përsëriti veprimin e tij dhe bëri atë ç’bëri herën e parë”. (Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Atyre të dyve me të cilët kam udhëtuar u kam thënë: Subhana-ll-llah (Lavdia i qoftë Allahut), ç’është kjo? Ata të dy më thanë: ‘Vazhdo, ec!’ Kemi ecur dhe erdhëm te një njeri tjetër, i cili ishte i shtrirë në shpinë, kurse njeriu tjetër mbi të qëndronte me sharrën e hekurt. Ky njeriu e kapi atë që ishte shtrirë në shpinë, për njërën faqe (të fytyrës) dhe me sharrë ia preu një nofull deri pas qafës, një vrimë të hundës ia tërhoqi me kanxhë hekuri dhe një sy ia preu deri pas qafës. Pas kësaj, po ky kaloi në anën tjetër të fytyrës. Dhe bëri të gjitha ato që i bëri në anën e parë. Ai as nuk e mbaroi anën e dytë, kurse ana e parë e fytyrës së tij në tërësi u shërua sikur kishte qenë më herët. Njeriu me sharrën prej hekuri vazhdoi të bëjë ç’bëri më parë”….

U thashë atyre? ‘Vërtet unë këtë natë kam parë çudira, ç’është ajo që kam parë?’ Më thanë: ‘Lidhur me këtë, ne të sqarojmë: 

E para: Sa i përket njeriut të parë, tek i cili erdhëm, koka e të cilit dërrmohej me gurë, ky është njeriu që e ka marrë (në krye) Kur’anin, e pastaj e ka refuzuar, dhe i cili ka fjetur pa i falur namazet e obliguara.

E dyta: Sa i përket njeriut, fytyra, nofulla, vrimat e hundës dhe sytë e të cilit nxirren, copëtohen dhe prehen, ky është njeriu që zgjohet në shtëpi të tij, e pastaj vazhdon të gënjejë saqë ajo arrin anembanë botës”. (Buhariu).

 

Thëniet e selefit mbi gënjeshtrën

 

Abdull-llah ibn Mesudi [radijAllahu anhu] thotë:

) إن الرجل ليصدق ويتحرى الصدق حتى ما يكون للفجور في قلبه موضع إبرة يستقر فيه ، وإنه ليكذب ويتحرى الكذب حتى ما يكون للصدق في قلبه موضع إبرة يستقر فيه (.

“Njeriu flet fjalë të vërteta dhe kujdeset të flet drejtë deri sa gënjeshtrës si mbetet as sa një gjilpërë vend në zemër dhe gënjen e kujdeset që të gënjen deri sa në zemrën e tij s’mbetet as sa një gjilpërë vend për vërtetësinë”.

Dhe thotë:

) لا يصلح الكذب في جد ولا هزل ، ثم تلا عبد الله { اتقوا الله وكونوا مع الصادقين } . 

“Nuk është e mirë gënjeshtra as në lojë e as në seriozitet, pastaj lexoi ajetin: “Keni frikë Allahun dhe jeni me të vërtetët”.

Ebu Bekri [radijAllahu anhu] thotë:

 إياكم والكذب فإنه مجانب الإيمان . 

“Ruhuni nga gënjeshtra sepse ajo e largon imanin”.

Sa’d ibn Ebi Vekasi [radijAllahu anhu] thotë:

 المؤمن يطبع على الخلال كلها غير الخيانة والكذب . 

“Besimtari mundet ti posedojë të gjitha cilësitë përveç tradhtisë dhe gënjeshtrës”.

Omeri [radijAllahu anhu] thotë:

 لا تبلغ حقيقة الإيمان حتى تدع الكذب في المزاح . 

“Nuk arrin realitetin e imanit derisa nuk e le gënjeshtrën edhe në lojë”. (Musennef ibn Ebi Shejbe, 5/235-236).

 

Gënjeshtra e lejuar

 

Gënjeshtra lejohet në tre raste: në luftë, për të pajtuar dy të kacafytur dhe bashkëshortët ndaj njëri tjetrit për të vazhduar bashkëjetesën dhe dashurinë.

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë:

)ليس الكذاب الذي يصلح بين الناس فينمي خيراً أو يقول خيراً (. رواه البخاري ( 2546 ) ، ومسلم ( 2605 ) . 

“Nuk është gënjeshtar ai i cili i pajton dy njerëz, aludon në të mirë ose thotë fjalë të mira”. (Buhariu dhe Muslimi).

Dhe thotë:

) لا يحل الكذب إلا في ثلاث : يحدث الرجل امرأته ليرضيها ، والكذب في الحرب ، والكذب ليصلح بين الناس ( . رواه الترمذي ( 1939 ) 

“Gënjeshtra vetëm në tre raste lejohet: kur ti flet burri gruas së vet për ta kënaqur, në luftë dhe për të pajtuar mes njerëzve”. (Tirmidhiu, hadithi është hasen).

 

Gënjeshtra e Prillit

 

Sa i përket gënjeshtrës së prillit nuk dihet në të vërtetë origjina e kësaj gënjeshtre, andaj edhe ekzistojnë mendime të ndryshme mbi këtë gjë:

Disa thonë se buron nga festat e pranverës, ku nata dhe dita janë të barabarta, me 21 mars.

Disa tjerë thonë se ky bidat ka filluar në Francë, në vitin 1564 pasi që është caktuar kalendari i ri, kurse ai që e refuzonte këtë kalendar të ri, me një Prill talleshin njerëzit me te dhe e nënçmonin.

Të tjerët thonë se buron në shekujt e hershëm dhe nga festat e idhujtarëve, me fillimin e pranverës. Andaj e konsiderojnë se mbeturinë e ritualeve të idhujtarisë…etj.

Disa kësaj dite i thonë peshku i Prillit, pasi që dielli kalon nga shenja e peshkut në shenjën që vijon.

Disa e ndërlidhin me vuajtjet e Isait [alejhis-selam], të cilët mendojnë se Isai [alejhis-selam] është kryqëzuar me një Prill.

Disa kafira këtë ditë e quajnë dita e të gjithë budallenjve dhe mendjelehtëve, siç e quajnë anglezët, andaj ai që u beson gënjeshtrave që i përhapin qeshen dhe tallen me to.

Herën e parë është përdorur kjo gënjeshtër në gjuhën angleze në një revistë ku me 2 prill të vitit 1698 shkruante se me disa njerëz kanë pranuar ftesë që me një Prill të marrin pjesë në aksionin e larjes së të zinjve te kulla e Londrës.

Në prill ka ndodhur edhe kjo. Gazeta “Iven star” ka publikuar në Mars të vitit 1746 se me një Prill do të ketë ekspoziturë të gomarëve në odën e bujqësisë në qytetin Aslenxhton. Atë ditë u mblodhën shumë njerëz që të marrin pjesë në këtë ekspoziturë. Pritën gjatë kohë, mirëpo s’doli asgjë. Pyetën se kur do të fillojë kjo ekspoziturë, e nuk morën përgjigje. Kuptuan se ata vet ishin gomarët!! 

Disa kanë shkruar në lidhje me origjinën e kësaj gënjeshtre duke thënë:

Shumë prej nesh e feston –jeton- atë ç’farë quhet si “1 Prilli”, ose siç njihet ndryshe si “Dita e rrenave”, por që përkthimi i saktë i saj është “Dita e mashtrimit”, mirëpo sa prej nesh e di të fshehtën e hidhur që shihet pas “kësaj dite-feste” ?!

Në kohën kur myslimanët qeverisnin Spanjën- para rreth një mijë vjetësh, ata qenë një forcë e pathyeshme. Përpjekjet e krishterëve Evropianë për zhdukjen e Islamit nëpër botë nuk reshtën asnjëherë, duke ia arritur deri diku qëllimit të tyre. Megjithëse u përpoqën disa herë për mposhtjen e Islamit në Spanjë, ata nuk patën sukses.

Kur arritën të zbulojnë sekretin e forcës së myslimanëve, filluan të mendojnë

për një strategji tjetër, me te cilën do të arrijnë të mposhtin këtë forcë islame. Kështu që filluan të dërgojnë falas në Spanjë, pije alkoolike e cigare. Kjo taktikë perëndimore filloj të japë rezultatin e vet, duke sjellë një dobësim të IMANIT -“besimit” të myslimanëve, e kryesisht tek brezi i rinise [spanjolle].

Në këtë mënyrë krishterët katolikë evropianë, arritën që të mashtrojnë Spanjën islame, duke i dhënë fund qeverisjes Myslimane në Spanjë, e cila zgjati për më shumë se 800 vjet ..

Kalaja e fundit e myslimanëve, Grënada, ra në datën “1 PRILL”.

Prej atij viti e deri më sot, për çdo vjet festojnë atë ç’fare quhet “mashtrimi i Prillit” -(APRIL FOOL)- “1 PRILLI”.

Me festimin e tyre të kësaj dite, ata duan ti bëjnë për budallenj myslimanët, duke mos u mjaftuar me “mashtrimin që bënë në Andaluzi-Spanjë”, por të mashtrojnë gjithë botën Islame, me festimin e kësaj dite. Ne myslimanët u mashtruam nga qafirët, te cilët “kanë të drejtë” ta festojnë si fitore të tyre ndaj nesh.

Vëllezër e motra myslimane!

Kur ne e festojmë  këtë ditë, kemi të bëjmë me padituri të realitetit, e sikur të dinim shkakun e vërtetë të kësaj feste, asnjëherë s’kishim për ta festuar, “humbjen  tonë”. Dhe tani pasi mësuam të vërtetën, le të vendosim që të mos e festojmë këtë ditë. Le të mësojmë nga historia, e të mos lejojmë asnjë dobësim të Imanit tonë.

Nuk është me rëndësi për ne origjina e kësaj gënjeshtre aq sa na intereson vendimi i sheriatit për gënjeshtrën. Ajo që pa dyshim e dimë është se s’ka ekzistuar në shekujt e parë të Islamit, nuk e kanë shpikur myslimanët, por është nga armiqtë e tyre.

Ndodhitë që kanë të bëjnë me gënjeshtrën e prillit janë të shumta. Disa në këtë variant i kanë lajmëruar se u ka vdekur babai, ose nëna dhe ata nuk kanë mundë të durojnë e kanë vdekur. Në tallje dhe me gënjeshtra i kanë informuar se është dëbuar nga puna, ose i është djegur shtëpia, ose ka pasur ndeshje familja e tij, e i ka ndodhur që është sëmurë nga zemra, ose e ka goditur paraliza etj.

Ose tjetri flet rrejshëm dhe në tallje për 1 PRILL se e ka parë gruan e tij me tjetërkënd, kurse kjo bëhet shkak që ky ta vret atë njeri, etj.

Tregimet s’kanë skaj, kurse të gjitha burojnë nga gënjeshtra, të cilën e ka ndaluar Islami dhe logjika e shëndoshë.

Ne sqaruam se si sheriati ka ndaluar gënjeshtrën edhe në lojë dhe ka ndaluar që të trishtohet besimtari, qoftë me seriozitet ose në lojë, qoftë me fjalë ose me vepra.

Kështu del në shesh se në sheriatin e Allahut ka urtësi dhe përkujdes për gjendjen e njerëzve.

Allahu na dhuroftë të mira.

Përgatiti: Bekir Halimi

Marur nga: http: //www.islam-qa.com/index_ara.html

Hutbet nga Shkupi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *