Le një derë çelë me Allahun


Imam Ahmedi, rahimehullah, thotë:

“Isha duke ecur në rrugën time dhe më behu një hajn, i cili i vjedhke njerëzit, e pas një kohe të njëjtin hajn e pash në xhami duke u falë. Shkova dhe i thash: kjo formë e marrëdhënieve nuk i përshtatet madhërisë së Allahut, subhanehu ve teala. Allahu nuk ta pranon namazit përderisa ti merresh me aso vepra.

Hajni i tha: o Imam… mes meje dhe Allahut janë të mbyllura shumë dyer, andaj dëshirova që ta lë të hapur një derë…

Pas disa muajve shkova në Mekë për të kryer haxhin, gjatë tavafit e pash një njeri, i cili ishte kapur për mbulesën e Qabesë e thoshte me përgjërim: u pendova te Ti… më mëshiro… kurrë më nuk i kthehem gjynaheve karshi teje…

E shikova edhe më mirë këtë rënkues pendimtar, i cili i përgjërohej Zotit të vet, kur ç’të shoh, ky ishte ai hajni i asaj dite e thashë më vete: la një derë të hapur me Allahun, e Allahu i hapi të gjitha dyert…

 Andaj, kujdes! Mos i mbyll të gjitha dyert mes teje dhe Allahut, azze ve xhel-le, edhe nëse je i zhytur në mëkate dhe ke bërë mëkate të shumta, sepse një derë e hapur mund të hapë shumë dyer tjera…

O Allah! Na mëshiro dhe na prano pendimin tonë! Amin!

Urtësi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *