Elefanti i bardhë


Disa gjahtarë në Afrikë e kapën një elefant të vogël dy muajsh e pastaj ja shitën një tregtarit të pasur, i cili posedonte një kopsht zoologjik të plotë. Pasi e morri pronari i ri elefantin e futi në shtëpinë e tij të re, në kopshtin zoologjik dhe e quajti Nelson. Aty punëtorët e kopshtit ia lidhën njërën këmbë të Nelsonit me një zinxhir të fortë të hekurit, kurse në fund të zinxhirit një top të madh nga hekuri dhe betoni. Nelsonin e venduan larg prej kafshëve tjera dhe kjo e hidhëroi Nelsonin, andaj ai vendosi ta çliron veten nga ky robërim, por fatkeqësisht çdo herë që mundohej të lëviz dhe ta tërheq zinxhirin i shtoheshin dhimbjet dhe pas disa orvatjeve lodhej dhe e zinte gjumi. Të nesërmen zgjohej dhe e fillonte të njëjtën procedurë si orvatje për ta shpëtuar veten, mirëpo pa dobi. Edhe këtë ditë përjetoi dhimbje, lodhje dhe në fund e zuri gjumi.

Pas shumë orvatjeve, shumë dhimbjeve dhe dështimeve Nelsoni e vendosi të pranon realitetin e ri dhe nuk u orvat më që të çlirohej edhe pse ai vazhdimisht rritej dhe forcohej. Ai kështu e kishte vendos dhe ky vendim ia bënte të lehtë pronarit të pasur ta zbutë tërësisht elefantin Nelson.

Një natë duke fjetur elefanti Nelson pronari dhe punëtorët ia ndërruan topin e hekurt dhe të betonit me një top të vogël nga druri, e ky rast mund të ishte një mundësi e mirë për Nelsonin që të çlironte veten, por ndodhi krejtësisht e kundërta.

Elefanti u programua se të gjitha orvatjet e tija për të shpëtuar do të dështojnë dhe do ti shkaktojnë dhimbje dhe plagë.

Pronari i kopshtit zoologjik e dinte shumë mirë se elefanti Nelson është shumë i fuqishëm, por arriti ta programojë që të mos jetë i aftë për të përdorë forcën e tij personale.

Një ditë e vizitoi kopshtin zoologjik një fëmijë me nënën e vet dhe e pyeti pronarin e kopshtit: i nderuar, a mund të ma sqarosh se si ka mundësi që ky elefant i fuqishëm, i cili ka mundësi të çliron veten në çdo kohë, nuk mundohet ta çliron veten nga ky top i drurit?

Iu përgjigj pronari: natyrisht se elefanti Nelson është i fuqishëm dhe ka mundësi ta çliron veten në çdo rast, por këtë gjë nuk e di elefanti dhe nuk e di fuqinë e tij personale që e ka.

 

Urtësi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *