Kujdesi për sabahun dhe iqindinë


Ebu Musa El-Eshariu, radijallahu anhu, na rrëfen se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

(( مَنْ صَلَّى البَرْدَيْنِ دَخَلَ الجَنَّةَ )) مُتَّفَقٌ عَلَيهِ . (( البَرْدَانِ )) : الصبح والعصر .

“Kush i fal dy të freskëtat hyn në xhenet”. (Buhariu dhe Muslimi).

Dy të freskëtat janë namazi i sabahut dhe namazi i iqindisë.

Janë veçuar këto dy namaze për disa arsye:

Për shkak se angazhimet në këto dy kohëra janë më të mëdha. Në kohën e namazit të sabahut kemi problem me gjumin, kurse në kohën e namazit të iqindisë kemi problem me angazhimet e ditës dhe punës.

Janë dy kohëra kur ndërrohen melaqet e mbrëmjes dhe ditës. Në mëngjes vijnë melaqet e ditës dhe ngjiten lartë melaqet e natës, kurse në kohën e iqindisë vijnë melaqet e natës dhe ngjiten lart melaqet e ditës. Ashtu që kur vijnë na takojnë në namaz dhe kur ngjiten na lënë në namaz.

Janë quajtur të freskëta se zakonisht në këto dy kohëra temperatura është më e freskët dhe këtë e dinë të gjithë.

Fatkeqësisht shpesh na pyesin njerëzit: jam në punë si t’ia bëj me namazin, e s’kemi raste kur dikush na pyet jam në namaz e si t’ia bëj me punën. Kjo tregon se çka te kush është vepër me prioritet të lartë dhe çka nuk është e tillë?!

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *