Hadithi më i madh që flet për xhumanë


Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

من غسل يوم الجمعة و اغتسل ، و بكر و ابتكر ، و مشى و لم يركب ، و دنا من الإمام فاستمع ، و لم يلغ ، كان له بكل خطوة عمل سنة ، أجر صيامها و قيامها

“Kush lahet dhe shpërlahet ditën e Xhuma, shkon shumë herët në xhami, ecë dhe nuk hyp në mjet martës, i afrohet imamit dhe dëgjon hutben e nuk flet kot, për çdo hap i regjistrohet shpërblim sa veprat e një viti, shpërblim të agjërimit dhe namazit të natës për një vit”. (transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu).

Shiko: “Sahihut-Tergibi ve terhibi”, hadithi nr. 690

Shejh Albani e vlerëson si të saktë këtë hadith.

Imam Ibën Huzejme, rahimehullah, thotë: “Nuk kam parë hadith me shpërblime më të mëdha se ky hadith”. (citat i marrë nga hoxha i nderuar Ebu Ishak el-Huvejni).

Paramendoni, çdo hap që e bën duke shkuar në xhami ose duke u kthyer nga xhamia, për çdo hap fitoni shpërblim të agjërimit dhe namazit të natës të një viti. Shikoni mëshirën e madhe të Allahut!

Pa dyshim se është adhurim i madh, gjigantë, madhështorë dhe kemi nevoja ta kujtojmë duke shkuar në xhami në ditën e Xhuma.

Provoje ndonjë herë ta zbatosh këtë hadith, të shkosh në xhami për xhuma në këmbë, pasi që ti kesh bërë edhe detyrat tjera, siç është larja, shpëlarja, nisesh herët në xhami, i afrohesh imamit dhe heshtë kur e mban hutben dhe përjeto këtë shpërblim të madh të cilin na e ofron Allahu, subhanehu ve teala.

Një ditë Abdullah ibën Mesudi, ishte nisur herët të shkojë në xhami me shpresë se do të jetë i pari që do të futet, aty i gjeti tre mysliman që kishin shkuar më herët, i mërzitur e ngushëlloi veten duke thënë: “edhe i katërti nuk është larg Allahut”. Pasi që kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

“Njerëzit në dytën e Gjykimit do të jenë afër Allahut varësisht me shkuarjen e njerëzve në xhami në ditën e Xhuma, i pari, i dyti, i treti, i katërti. Edhe i katërti nuk është larg Allahut”. (transmeton Ibën Maxhe, shejh Albani e vlerëson si hadith të dobët. Shiko “Vargun e haditheve të dobëta”, nr. 2810).

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *