“ALLAHU EKBER”


Allahu im, më jep sinqeritet në fjalë dhe vepra.

Ngjarjet e fundit në Maqedoni e Luginë të Preshevës zbuluan shumë gjëra. Disa u solidarizuan, disa protestuan, disa shkruan, disa analizuan, disa etiketuan, disa akuzuan, disa u fshehën, disa u frikuan, etj..

Pse po ndodhe e gjithë kjo kundër shqiptarëve, sepse na ka kapluar plogështia në të gjitha aspektet e jetës. 

Po përcjell me vëmendje lëvizjet e fundit, opinionet në gazeta televizione, rrejte sociale, etj. Po ndodhin raste të rëndë mbi popullatën tonë dhe çdo kush po e zbulon fytyrën duke e hekur maskën e dyfytyrësisë, e hipokrizisë.

Aq punët kanë marr shtrirje të gjerë, saqë shumë çka ka për tu thënë. Kisha nënvizuar disa momente shqetësuese të disa kategorive të njerëzve të ashtuquajtur “intelektual”. Këta tipa i ka kap paniku dhe shqetësimi për shumë gjëra po kësaj radhe po përmendi vetëm një, protestuesit në Shkup, pse gjatë protestave thanë “ALLAHU EKBER”. 

Mendoj që kjo çështje është me rëndësi për tre palët: për mua që po i shkruaj këtë fjalë, për protestuesit, dhe për frikacakët islamofob. 

Të nderuar!

Kam përcjell shumë debate, pikërisht për myslimanët në Maqedoni, pra është fjala për shqiptarët. Kam dëgjuar deklarata, e opinione prej ma të ndryshmëve. Në vazhdim disa raste po i përmendi:

Rasti i parë: Shqetësimi i një islamofobi nga Shqipëria ishte se atij i pengonin minaret e xhamive në çdo vendbanim dhe i quante këto objekte i përngjajnë raketave të Iranit, dhe shprehej: shqiptarët në këtë vend janë të prapambetur, me nivel të ulët kulturor e arsimore. Kështu në Evropë nuk shkohet. Ndërsa njëri nga politikanët nga Maqedonia iu kundërpërgjigj, mundë të them islamofobi iu përgjigj islamofobit kështu: ne edhe kisha po ndërtojmë. 

Rasti i dytë: ndodhi çka ndodhi me arrestimet në Maqedoni, shqiptarët mysliman u arrestuan, u maltretuan, u përdhunuan, u nëpërkëmb nderi i gruas shqiptare myslimane, shqiptarët u quajtën radikalë islamikë, ndërsa partiakët që morën votën e popullit humbën dhe u tretën, zëri nuk ju dëgjua. U dukën nëpër disa debate si qyqarë e të mjerë.

Rasti i tretë: po përcjellë një debat në një televizion kosovarë, një analistë ishte tejet i shqetësuar për gjendjen e protestuesve që kishin veshje orientale, dhe bërtitshin ALLAHU EKBER. 

Të nderuar! 

Po e shprehi atë që e besoj dhe e ndiej. Populli u lodhe prej veprimeve politike dhe të politikanëve, premtimeve të tyre, mashtrimeve të njëpasnjëshme. Nuk ka kush që ia qanë hallin. Por pas gjithë këtij spektakli. Populli u detyrua të dalë në rrugë, prej xhamive të nisen për të protestuar. Shqiptarët nuk e kanë besën më të fillojnë e të protestojnë nga selitë e partive, se më askush nuk i beson për shkak të humbjes së integritet moral e njerëzorë.

Shqiptarët besimtarë sigurisht që do të ngritin zërin me “ALLAHU EKBER”, padyshim që ata më të madh se Allahun nuk e kanë askënd. Protestuesit janë ata të cilët kanë besim në Allahun, i binden Atij, nuk janë si politikanët që e kanë zot partinë, pushtetin e paranë. Po ashtu nuk janë si islamofobët e zyrave, gazetave, televizioneve. Falënderoj Allahun e Lartësuar që nuk janë të tillë. 

Padyshim që gjithsecili çka ka në zemër e çetë jashtë, po kujtoj një shëmbëllim të mirë ku thuhet: zemra është sikurse ena, ndërsa gjuha sikurse luga, atëherë luga merr në enë atë që e përmban. Islamofobët e prezantojnë urrejtjen, fobinë, poshtërsinë sepse zemrat më këtë “bylmet” i kanë të mbushur. Ndërsa në zemrat e protestuesve është madhërimi i Allahut dhe thonë: ALLAHU EKBER. 

Ajo që del nga gojët e protestuesve është gjë shumë pozitive, kjo e gëzon çdo besimtarë dhe e hidhëron çdo islamofob.

Të nderuar! Dëshiroj t’i adresoj dy mesazhe: 

1. Politikanëve dhe analistëve islamofob;

2. Shqiptareve mysliman protestues dhe joprotestues.

 

Të nderuar politikan dhe analistë!

 

Mos keni frikë nga fjala ALLAHU EKBER është formulë e sheriatit sepse ka të bëjë me gjëra të mira. Fakti është që komuniteti juaj islamofobë nuk mundë ta kuptojë për shumë arsye, prej tyre: dëshironi të jetoni pa kode dhe ligje të Krijuesit, dëshironi të jetoni me ligjet që janë pjellë njerëzore se kështu më lehtë e gllabëroni qenien njerëzore. 

Ju islamofobët, me keqardhje duhet ta them, asgjë “bre s’po dini e as s’po merrni vesh” për Islamin. Nuk po mundeni ta konceptoni dot qëllimin e Islamit me ligjin dhe moralin që ngërthen në vete. 

Ju islamofobët, bëjani vetës për detyrë që çështjet që kanë të bëjnë me Islamin, vetëm edhe një herë ti shikoni me objektivitet, studim të mirëfilltë dhe qasje serioze. Ne myslimanët ju themi Allahu ua ka “qorruar” sytë e “shurdhuar” veshët, por në fjalorin tuaj “natyra” ju ka verbuar e shurdhuar, tani aq servilizmi po duket për “mejdani”, ju ka humb edhe identiteti, morali dhe integriteti intelektual, politik. Jeni bërë rob të çekuilibruar mendoni dhe silleni si frikacakë. 

Me çfarë të drejte po i akuzoni myslimanët, po i etiketoni, vetëm pse po e shprehin pakënaqësinë nëpërmjet ngritjes së zërit në shkrime, reagime, e protesta. Mjaftë me këso akuza të paskrupullta ndaj myslimanëve, a nuk “ngiheni” me akuzat e serbëve, maqedonëve, etj.. 

Të nderuar!

Jemi shqiptarë dhe jemi krenarë që për fe e kemi Islamin, dhe nuk po më shqetëson fakti që të etiketohemi ne si popull vetëm pse jemi mysliman nga të tjerët, sepse kjo është detyrë e të tjerëve që ta bëjnë këtë. Por ajo që është për të shqetësuar bijtë e këtij populli që flasin si ne dhe mendojnë si të tjerët, të rreshtohen me keqdashësit për një arsye apo më shumë. 

Po të ndalesh dhe ti dëgjosh e t’i lexosh deklaratat dhe opinionet të jep të kuptosh se vallë këta jo që nuk janë mysliman po as edhe shqiptarë. 

Islamofob të katandisur!

Mësoni për Islamin, njiheni më mirë, këtë bëjeni “barem” sa edhe për njohuri elementare, edhe pse nuk e keni bindje apo sistem jete. Mos harroni kemi lindur për fjalën ALLAHU EKBER, do të jetojmë dhe lusim Allahun e Lartësuar që vdekja të na gjej po me ALLAHU EKBER.

Të nderuar shqiptarë mysliman.

Allahun falënderojeni për mirësitë e Tij të pakufishme. Bëhuni syçelë dhe mos lejoni provokimet e organizuara ortodokse-maqedonase. Puna e politikanëve po shihet, se sa ata janë në ruajtjen e interesave të shqiptarëve, por ju duhet të tregoni mençuri dhe maturi, durim dhe vendosmëri, ndihma e Allahut do të jetë me ju se në zemrat tuja ka zërë vend ALLAHU EKBER. 

Mos e harroni të thoni ALALHU EKBER edhe më zëshëm, edhe më fuqishëm, këtë bëjeni për bindje jo për inat të islamofobëve.

ALLAHU EKBER fillim dhe mbarim.

 

Ulvi Fejzullahu

Bujanoc, 11.5.2012

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *