Dita e Xhuma


Dita e Xhuma:

 

“O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini. E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.” [Xhumua: 9-10].

 

“Falja e pesë kohëve të namazit dhe xhumaja deri në xhumanë e ardhshme i shlyejnë mëkatet (e vogla) që bëhen mes tyre.” [Muslimi].

 

“Dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli është dita e xhumasë. Në këtë ditë është krijuar Ademi (alejhis-selam), në këtë ditë është futur në xhenet, në këtë ditë është nxjerrë nga xhenneti dhe nuk do të bëhet kiameti vetëm se në këtë ditë.” [Muslimi].

 

“Në ditën e xhuma melekët qëndrojnë në dyert e çdo xhamie dhe i regjistrojnë një nga një (personat të cilët shkojnë për ta falur xhumanë). Kur imami ngjitet në minber, ata i mbyllin regjistrat dhe shkojnë të marrin pjesë në përmendjen e Allahut të Lartësuar. Ai që shkon më herët në xhuma, është sikur të ketë therur një deve, pastaj ai pas tij sikur të ketë therur një lopë, pastaj ai pas tij sikur të ketë therur një dele, ai pas tij sikur të ketë therur një pulë, ndërsa ai i fundit sikur t’i jetë falur një vezë.” [Buhariu dhe Muslimi].

 

“Kush e lexon suren El-Kehf ditën e xhuma, e mbulon drita prej këmbëve e deri në kupën qiellore, dritë që do të ndriçojë në Ditën e Gjykimit, dhe i falen të gjitha mëkatet (e vogla) midis dy xhumave.” [Hakimi].

 

“Me të vërtetë, në ditën e xhuma është një kohë në të cilën, nëse muslimanët e kalojnë duke iu lutur Allahut, Allahu me të vërtetë do t’iu përgjigjet atyre.” [Buhariu dhe Muslimi].

 

“Kush pastrohet ditën e xhuma dhe vjen në xhami e falet derisa të hipë imami në hutbe, pastaj e dëgjon imamin me vëmendje deri në fund, pastaj falet me të (farzin e xhumase), i falen atij mëkatet deri në xhumanë e javës së ardhshme dhe tri ditë më shumë”. [Muslimi].

 

“Ai i cili dërgon salavat mbi mua një herë, për të dërgon salavat Allahu dhjetë herë” [Muslimi].

 

 

 

Përgaditi: Omer Zaimi

 

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *