Drejtësia e Omer ibën Abdulazizit


Një tregim interesant në lidhje me Omer ibën Abdulazizin, rahimehullah….
Erdhi një njeri te Hisham ibën Abdulmeliki, e i tha: Kryetar i muslimanëve! Abdulmeliku i dha gjyshit tim një copë toke, edhe Velidi edhe Sulejmani e vazhduan këtë kontratë. Kjo vazhdoi deri në kohën e Omer ibën Abdulazizit, rahimehullah, i cili ma morri këtë tokë. Hishami i tha: përsëritma edhe një herë këtë që the! Ai nuk e kuptoi pse kërkon ta përsërisitë. E përsëriti duke i thënë: Kryetar i muslimanëve! Abdulmeliku i dha gjyshit tim një copë toke, edhe Velidi edhe Sulejmani e vazhduan këtë kontratë. Kjo vazhdoi deri në kohën e Omer ibën Abdulazizit, rahimehullah, i cili ma morri këtë tokë.
Hishami tha: po shoh një gjë të çuditshme te ti. Tregon kush ia dha gjyshit tënd tokën dhe kush ia vazhdoi kontratën dhe nuk dërgon mëshirë ndaj tyre, kurse kur e përmend atë që ta ka marrë tokën, dërgon mëshirë ndaj tij! Do ta vazhdojmë vendimin e Omerit, rahimehullah!
 ومن عجيب ما حُكِيَ أنّ رجلاً جاء إلى هشام بن عبد الملك في خلافته، فقال له: يا أمير المؤمنين إنّ عبد الملك، أقطعَ جدّي أرضًا، أي أعطاهُ أرضًا، فأقرّها الوليد وسليمان، حتى إذا استُخلف عمر رحمه الله تعالى نزعها منّي، فقال له هشام: أعِدْ مقالتَكَ ! لم ينتبه، فأعادها عليه، قال: يا أمير المؤمنين إنّ عبد الملك، أقطعَ جدّي أرضًا، فأقرّها الوليد وسليمان، حتى إذا استُخلف عمر رحمه الله تعالى نزعها منّي.
فقال هشام: والله إنّ فيك لعجبًا، إنّك تذكرُ من أقطَع جدّك الأرض، ومن أقرّها، فلا تترحّم عليه، وتذكر من نزعها منك، وتترحّم عليك ! وإنّا قد أمضينا صُنع عمر رحمه الله تعالى.

Urtësi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *