Ne dhe Siria


Derdhet gjaku i pafajshëm në muajtë e shenjtë
Këto masakra në Siri bëhen per të ndryshuar hartën demografike të Ehli Sunetit, gjë për të cilë Allahu, i Lartësuar thotë:
(الَّذِينَ أُخْرِجُوا مِنْ دِيَارِهِمْ بِغَيْرِ حَقٍّ).سورة الحج الآية (40)
“Ata që u dëbuan nga vendbanimet e tyre pa të drejtë”. El-Haxh: 40
Kurse Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thoshte:
“مثل المؤمنين في توادهم وتراحمهم وتعاطفهم مثل الجسد إذا اشتكى منه عضو تداعى له سائر الجسد بالسهر والحمى”.رواهـ مسلم
“Besimtarët në dashurinë, mëshirimin dhe solidarizimin mes tyre i ngjajnë një trupit, nëse i dhembë një gjymtyrë, i tërë trupi ankohet nga pagjumsia dhe temperatura”.
Pa dyshim se pagjumësi e dobishme është zgjimi për namaz nate… Dhe temperatura e dhimbjes duhet të shtin të bësh dua për vëllezerit tua të shtypur në thellësirat e natës…
Historia përsëritet
Imam Ibën Kethiri, rahimehullah, duke folur mbi ndodhitë e vitit 717 sipas hixhretit, mes tjerash thotë:
“Nusajritë sulmuan qytetin Xhibile, mbytën shumë njerëz, i prishën xhamiat dhe i shndërruan në kafe alkooli dhe ata që i kapnin u thonin, thoni: ska zot tjeter veç Aliut dhe u thonin: bëni sexhde zotit tuaj Mehdiut.
Nga ky zullum i tërë populli bërtiti: vaj për ne o mysliman. Iu lutën Allahut sinqerisht deri sa U erdhi në ndihmë ushtria muslimane dhe u shkaktuan humbje, vranë shumë prej tyre e me ta edhe Mehdiu, i cili kishte qenë shkaku i devijimit të tyre”. (Shiko librin “El- Bidaje ven-Nihaje”).

 Lutjet tona për muslimanët

Romakët i gjuanin muslimanët me naftë për tua djegur anijet… Një romak në momentin që bëhej gati të gjuan anijen e muslimanëve nën komandë të Ebul-Gadijes, radijallahu anhu, me kazan të plumbit përplot me naftë, e gjuajti Ebul-Gadije me shigjet dhe kazani ra në vet anijen e romakëve dhe u djeg anija me 300 romakët në te. Për këtë më vonë thuhej: “Shigjeta e Ebul-Gadijes i mbyti 300 njerëz”.
Ndoshta një lutje e jotja për muslimanët e shtypur anembanë botës, të cilës i përgjigjet Allahu, bëhet shkak për fitore të mijëra muslimanëve!
Kriminelët kanë energji për të bërë masakra ndaj muslimanëve dhe nuk lodhen, a thua vallë na ka hije që të lodhemi nga lutjet tona për ta?!
Poeti thotë:
أَتَهْزَأُ بِالدُّعَاءِ وَتَزْدَرِيــهِ     وَمَا تَدْرِي بِما صَنَعَ الدُّعَاءُ

سِهَامُ اللَّيلِ لا تُخْطِي وَلَكِنْ     لها أمدٌ وللأمدِ انقضاءُ
Pse tallesh me lutjen dhe e nënçmon
A nuk e di se lutja ç’bën
Shigjetat e natës nuk huqin
Por afatin e kërkon

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *