Siria dhe shqiptarët


Në vitin 1912, në hovin e zhvillimit të ngjarjeve vendimtare, lidhjet shqiptaro-arabe u dëshmuan më së miri në prag të Luftës Ballkanike dhe gjatë asaj, kur u rrezikua seriozisht “pavaresia” e popullit shqiptar. Kështu, në fillim të tetorit 1912, kur shtetet ballkanike (Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia) zhvillonin përgatitjet e tyre (për luftë kundër P.Osmane), gazeta “Al- Muktabas” ( gazetë siriane) botoi në faqën e parë “Një Thirrje prej Kosovës” me nënvizim “e rëndësishme dhe e ngutshme” drejtuar siriaëeve. Në këtë thirrje tregohej përgatitja e shteteve fqinje (ballkanike) për luftë, por edhe gatishmëria e shqiptarëve për mbrojtjen e atdheut. Megjithatë, në këtë thirrje shtrohej kërkesa për perkrahje nga Sirianët. Në të njejtin numër u botua edhe përgjigja e kësaj thirrje nga Guvernatori i Damaskut Muhammad ‘Ada. Në këtë përgjigje thuhet se banoret e Damaskut “NUK DO TË KURSEJNË AS PIKËN E FUNDIT TË GJAKUT NË LUFTË KRAHË PËR KRAHË ME VËLLEZËRIT E TYRE (Shqiptarë)”

Shqiptarët në botën arabe, Muhamed Mufaku, fq. 28

 

PS: Tash 100 vjet, kur neve na kanosej rreziku nga Dushmani Ortodoks, populli Arab Sirian deklaroi moralisht se jemi t’gatshem me vdekë mi mbrojtë vëllezërit tanë shqiptarë (t’fes).
Kurse tash pas 100 vjetë kur populli sirian përjeton terror, kush nga shqiptarët del e i perkrah s’paku duke thënë: “Jemi me ju” e le mo “t’gatshëm me vdekë”.

Shasivar Kabashi, student Historie

 

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *