Udhëzimi i Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] në muajin Shaban


Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] agjëronte  pjesën më të madhe të muajit Shabana. Këtë e themi duke u nisur nga tregimet që na i transmetojnë sahabet [radijall-llahu anhum] për kujdesin e Pejgamberit [alejhisselam] për agjërimin gjatë muajit Shabana duke e përshkruar sunnetin e tij të bekuar gjatë këtij muajit.

Aisheja [radijall-llahu anha] thotë:

(( كان رسول الله صلى الله عليه وسلم يصوم حتى نقول لا يفطر، ويفطر حتى نقول لا يصوم، وما رأيت رسول الله صلى الله عليه وسلم استكمل صيام شهر قط إلا شهر رمضان، وما رأيته في شهر أكثر صياما منه في شعبان)). [رواه البخاري ومسلم]

“Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] agjëronte saqë thonim se kurrë nuk do të hante, dhe hante saqë thonim se kurrë nuk do të agjëronte. Nuk e kam parë Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] të agjëroj ndonjë muaj tërësisht përveç muajit të Ramazanit. Nuk e kam parë duke agjëruar aq shumë në ndonjë muaj, përveç se në muajin e Shabanit”. (Buhariu dhe Muslimi).

Në transmetimin e Nesaiut dhe Tirmidhiut qëndron se Aisheja [radijall-llahu anha] ka thënë:

(( ما رأيت النبي صلى الله عليه وسلم في شهر أكثر صياما منه في شعبان، كان يصومه إلا قليلا، بل كان يصومه كله)) 

“Nuk e kam parë duke agjënuar aq shumë si në muajin Shaban, ai e agjëronte të tërin përveç pak ditëve, madje e agjëronte të tërin”.

Parashtrohet pyetja: çka e veçon këtë muaj që ta dallojë Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] me agjërim?

Ne nuk do t’ju përgjigjemi, do ta lëmë Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] të përgjigjet vet.

أسامة بن زيد رضي الله عنهما قال: قلت يا رسول الله: لم أرك تصوم من شهر من الشهور ما تصوم من شعبان؟ قال: “ذاك شهر تغفل الناس فيه عنه، بين رجب ورمضان، وهو شهر ترفع فيه الأعمال إلى رب العالمين، وأحب أن يرفع عملي وأنا صائم” [رواه النسائي]

“Usame ibn Zejdi [radijall-llahu anhu] thotë: i thashë Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: të shoh që më së shumti je duke e agjëruar muajin e Shabanit? Mu përgjegj: ky është muaji që njerëzit e neglizhojnë, sepse gjindet mes Rexhebit dhe Ramazanit. Ky është muaji që ngriten veprat te Zoti i botëve, kurse unë dëshiroj që të më ngriten veprat duke qenë agjërueshëm”. (Transmeton Nesaiu. Shiko: “Sahihut-Tergibi vet-Terhibi”, të Shejh Albanit [rahimehull-llah], fq. 425).

Asnjë muslimanit nuk i takon të harojë, sepse haresa është argument i shpërfilljes, kurse muslimani nuk i shpërfillë gjërat më të rëndësishme në jetë, e ajo është adhurimi i Zotit dhe përmendja e Tij.

Disa dijetarë kanë thënë:

“Ky hadith është argument se është e pëlqyer të mbushin kohën, që e shpërfillin njerëzit, me adhurim dhe se kjo është vepër e dashur te All-llahu”.

Andaj disa dijetar nga selefi preferonin ngjalljen e kohës me akshamit dhe jacisë me namaz duke e arysetuar: është kohë e shpërfillur nga njerëzit.

Poashtu Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka vlerësuar më tepër namazin në mes të natës sepse shumica e njerëzve nuk e përfillin këtë kohë dhe nuk e mbushin me adhurim. Andaj edhe ka thënë:

“إن أفضل الصلاة بعد المفروضة الصلاة في جوف الليل”

“Namazi ma i mirë pas farzit është namazi në brendësi (mes) të natës”.

Për këtë kuptim Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dëshironte nga njëher të vonon namazin e jacisë deri në gjysmë të natës, kurse e ka arsyetuar lërjen e kësaj dëshirë për shkak se u vjen rëndë njerëzve ky hap.

فعن ابن عمر رضي الله عنهما قال: مكثنا ذات ليلة ننتظر رسول الله صلى الله عليه وسلم لصلاة العشاء الآخرة، فخرج إلينا حين ذهب ثلث الليل أو بعده، فلا ندري أشيء شغله في أهل، أو غير ذلك؟ فقال حين خرج: “إنكم لتنتظرون صلاة ما ينتظرها أهل دين غيركم ولولا أن يثقل على أمتي لصليت بهم هذه الساعة” [رواه مسلم]

Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] tregon: Një natë mbetëm duke e pritur Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] për të falur namazin e jacisë. Doli para nesh kur kaloi një e treta e natës ose pak më vonë. Nuk e dim se a u angazhua diç me gratë e veta ose me diçka tjetër. E kur doli tha: “Ju jeni duke e pritur namazin, e asnjë ithtar i fesë, përveç juve nuk është duke e pritur këtë namaz. Po mos tia rëndoja ummetit tim do ta falja (zakonisht) në këtë kohë”. (Muslimi).

Ky hadith tregon vlerën e vetmimit me përmendje të All-llahut në një kohë kur nuk ka kush e përmend All-llahun dhe nga shkaku se neglizhenca ua ka zotëruar zemrën njerëzve.

Pasiqë muaji Ramazan është pas muajit Shaban, është e ligjshme të bëhet në këtë muaj ajo që bëhet në muajin Ramazan, siç është agjërimi, leximi i Kur’anit, etj, për të bërë përgaditje për pritjen e muajit Ramazan dhe për të stërvitur shpirtin për adhurim të All-llahut.

Për këto domethënie dhe të tjera Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] e shtonte agjërimin në këtë muaj të bekuar dhe shfrytëzonte kohën e neglizhencës së njerëzve…

Prej vlerave të kësaj feje është fakti se u ka dhënë njerëzve trofe me shpërblime të mëdha, e prej këtyre trofeve është edhe ky muaj. 

Kalimthi ju tregojmë se mund të shfrytëzohen edhe ditët e bardha dhe të përmbledhni një adhurim me dy nijete të mëdha, e ato janë agjërimi me nijet të pasimit të sunnetit të Pejgamberit [alejhisselam] në agjërim të muajit Shaban dhe agjërimi me nijet të ditëve të bardha.

Për këtë Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“إذا صمت من الشهر ثلاثة أيام، فصم ثلاثة عشر وأربعة عشر وخمسة عشر” [رواه الترمذي وحسنه]

“Nëse i agjëron për çdo muaj nga tre ditë: agjëro ditën e trembëdhjetë, katërmbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë”. Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hasen.

Poashtu Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] duke sqaruar vlerën e agjërimit të këtyre ditëve thotë:

“صوم ثلاثة أيام من كل شهر صوم الدهر كله” [متفق عليه]..

“Agjërimi i tre ditëve nga çdo muaj është sikur të agjërosh tërë vitin”. (Buhariu dhe Muslimi).

Nuk e harojmë hadithin e madh kudsi, ku Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tregon se All-llahu ka thënë:

“كل عمل ابن آدم له، إلا الصيام فإنه لي وأنا أجزي به” [رواه البخاري]..

“Secila punë e birit të Ademit është për te, përveç agjërimit, i cili është për Mua edhe unë shpërblej për te”. (Buhariu).

Përpiloi: Bekir Halimi

Hutbet nga Shkupi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *