Lista e imamëve të Dy Haremeve për vitin 1433 – 2012


Kryesia e përgjithshme për udhëheqjen e çështjeve të Dy Haremeve konfirmoi listën e imamëve të Xhamisë së Pejgamberit dhe Qabes.

Në xhaminë e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, imam për namazin e teravisë dhe namazin e natës do të jenë Shejh Salah Budejri, Shejh Husejn Alu Shejhi, Shejh Abdul-Muhsin Kasim dhe Shejh Halid Ali El-Gamidi.

Kurse në Qabe do të jenë imamë në netët tek të Ramazanit, në namazin e teravisë, në pesë teshehudët e para Shejh Abdullah ibën Avad El-Xhuheni, kurse në pesë teshehudet e fundit dhe vitrin Shejh Abdurahman ibën Abdul-Aziz Sudejsi.

Kurse në netët çift të Ramazanit Shejh Suud ibën Ibrahim Shurejmi do ti falë myslimanët në pesë teshehudët e para, kurse Mahir ibën Hamed Muajkili në pesë të fundit dhe vitrin.

Në dhjetë netët e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit namazin e teravisë do ta falin Shejh Abdullah ibën Avad El-Xhuheni dhe Shejh Mahir Muajkili, kurse namazin e tehexhudit (natës) Shejh Suud Shurejmi në tre teshehudët e para dhe Shejh Abdurahman Sudejsi në dy të fundit dhe vitrin.

Kurse namazin e xhumasë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit do ta falin këta imam me këtë rënditje: xhumanë e parë Shejh Salih ibën Muhamed Alu Talib, xhumanë e dytë Shejh Usame ibën Abdullah El-Hajat, xhumanë e tretë Shejh Suud ibën Ibrahim Shurejmi, xhumanë e katërt Shejh Salih ibën Abdullah ibën Humejd dhe në xhumanë e pestë Shejh Abdurahman ibën Abdul-Aziz Sudejsi.

Natën e përfundimit të hatmes do ti fal Shejh Abdurahman ibën Abdul-Aziz Sudejsi, kurse në namaz të Bajramit do ti fal myslimanët Shejh Salih ibën Abdullah ibën Humejd.

 

Përktheu: B.H.

Lajme nga bota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *