Dita e parë e agjëruesit


 

Dita e pare e agjëruesit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Para Imsakut deri në lindje të diellit

1-      Namazi i natës.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

﴿ أَمَّنْ هُوَ قَانِتٌ آنَاءَ اللَّيْلِ سَاجِداً وَقَائِماً يَحْذَرُ الآخِرَةَ وَيَرْجُو رَحْمَةَ رَبِّهِ ﴾ [الزمر: 9]

“(A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? …”. (Ez-Zumer: 9).

2-      Ngrënia e Syfyrit. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Hani syfyrin, sepse syfyri është bereqet”. Buhariu dhe Muslimi.

3-      Kërkimi i faljes (istigfari) deri në ezan të sabahut. Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Ata në kohën e e syfyrit kërkonin falje”. (Dharijat: 18).

4-      Lutje dhe dua mes Ezanit dhe Ikametit.

5-      Falja e syneteve të sabahut. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Dy rekate synete të sabahut janë më të mira se dynjaja dhe çka ka në te”. Sahih, Ahmedi dhe tjerët.

6-      Namazi i sabahut me xhemat. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Kush e fal namazin e sabahut me xhemat është nën mbrojtjen e Allahut, andaj secili që dëshiron ta thyej këtë mbrojtje të Allahut, atëherë e kaplon ndëshkimi i Allahut dhe dënimi i zjarrit”. Muslimi.

7-      Dhikri pas namazit, dhikri i mëngjesit dhe dy rekate namaz të ishrakut dhe më vonë dy rekate namaz duha.

 

 

 

 

Shkuarja në punë

Udhëtimi yt për në punë është adhurim dhe shpreso shpërblimin e Allahut edhe në këtë vepër. Kohën e udhëtimit kaloje në istigfar, dhikër, dëgjim ose lexim të Kuranit. Ke frikë Allahun, largoje gjuhën tënde nga sharja dhe ofendimi ose përgojimi, ruaji gjymtyrët tuaja dhe kohën e lirë në punë kaloje në lexim Kurani.

 

 

 

 

 

 

 

Dreka

1-      Përsëritja e ezanit pas myezinit

2-      Duaja mes ezanit dhe ikametit

3-      Katër rekate synet para farzit të drekës

4-      Lexo Kuran para namazit

5-      Pas Namazit mos e harro dhikrin e namazit

6-      Fali synetet e pasme të Drekës

7-      Merr pjesë në ligjëratë fetare pas namazit për të zbutur zemrën në këtë muaj.

8-      Ata që s’kanë angazhime në këtë kohë e kalojnë në adhurime të ndryshme

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Iqindia

1-      Përsërite ezanin pas myezinit

2-      Duaja mes ezanit dhe ikametit

3-      Iqindija nuk ka synete të rregullta por Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Allahu e mëshiroftë njeriun që falë katër rekate para Iqindisë”. E kush prej nesh nuk ka nevojë për mëshirën e Allahut?!

4-      Bëre dhikrin e namazit pas farzit

5-      Merr pjesë në ligjëratë fetare pas namazit për të zbutur zemrën në këtë muaj.

6-      Pas ligjëratës nëse mundesh të qëndrosh në xhami për të lexuar Kuran, ashtu vepro, sepse Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Melaqet vazhdojnë të luten për besimtarin që rri në xhami duke pritur namazin tjetër dhe thonë: o Allah, falja dhe mëshiroje, kështu veprojnë derisa të del nga xhamia”. Muslimi.

7-      Gruaja shpreson shpërblimin duke përgatitur ushqimin e iftarit. Duke e përgatit iftarin bën istigfar, dëgjon Kuran, dërgon salavate, dëgjon ligjëratë islame, etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

Akshami

1-      Para akshamit përgatitu me abdest për namaz të akshamit.

2-      Bëne dhikrin e mbrëmjes dhe sa ma shumë dhikër dhe istigfar.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

﴿ وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ قَبْلَ طُلُوعِ الشَّمْسِ وَقَبْلَ الْغُرُوبِ ﴾ [ق: 39].

“…para lindjes së diellit dhe para perëndimit madhëro me falënderim Zotin tënd”. (Kaf: 39).

3-      Agjëruesi ka një lutje që nuk i refuzohet, andaj shfrytëzoje këtë kohë për të bërë dua.

4-      Fillo iftarin sipas synetit të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, me hurma taze, e nëse nuk ka me hurma të thata, e nëse nuk ka atëherë me ujë.

5-      Përsërite ezanin pas myezinit

6-      Fali synetet e namazit të Akshamit.

 

 

 

 

 

 

Jacia

1-      Shko ma herë në xhami për namaz të Jacisë. Kaloje kohën e pritjes në lexim të Kuranit ose dhikër.

2-      Përsërite ezanin me myezinin.

3-      Bën dua mes ezanit dhe ikametit.

4-      Fale farzin e Jacisë.

5-      Bëne dhikrin pas namazit.

6-      Fali synetet e pasme të Jacisë.

7-      Fale namazin e teravisë me Imamin deri sa ta përfundon, sepse Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Kush e fal namazin e natës me Imamin deri në fund, i llogaritet sikur tërë natën të ketë falur namaz”.

 

 

 

 

 

 

 

Shtoji veprat e mira

Kalo edhe kohën tjetër në adhurime:

1-        Jep sadaka, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte njeriu më bujar, edhe më bujar ishte në Ramazan kur takohej me Xhibrilin, i cili e takonte çdo natë të Ramazanit për ta lexuar Kuranin. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte edhe më bujar se era që sjell bereqetin”. Buhariu

2-        Vizito farefisin, komshiun, mikun, sidomos ata që janë të sëmurë, sepse llogaritet edhe kujdes për farefisin edhe vizitë të sëmurit.

 

 

Gjumi

Flej menjëherë pas teravisë, shpreso shpërblim te Allahu edhe për gjumin, me të cilin forcohesh për adhurimin e Allahut dhe mos harro dhikrin e gjumit.

 

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *