Ramazani dhe bujaria


Me të vërtetë Ramazani është muaj i bujarisë dhe dorëdhënies. Në këtë muaj shpirtrat i afrohen Allahut, synon pastrimin dhe dëlirësinë nga koprracia:
وَمَنْ يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُوْلَئِكَ هُمْ الْمُفْلِحُونَ (9)
“…Kush është i ruajtur prej lakmisë (koprracisë) së vet, të tillët janë të shpëtuar”. (El-Hashr: 9).
Kurse Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ibn Abbasi [radijAllahu anhu], i cili ka thënë:
=كان رسول الله ” أجودَ الناس، وكان أجودَ ما يكون في رمضان، حين يلقاه جبريل في كل ليلة، فيدارسه القرآن، فلَرسولُ الله “أجود بالخير من الريح المرسلة+. 
“Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ishte njeriu më bujar, ishte edhe më bujar gjatë Ramazanit kur takohej me Xhibrilin [alejhis-selam] për çdo natë dhe mësonin Kur’anin. Me të vërtetë Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ishte më bujar se era që sjell bereqetin”.
Kështu është cilësuar Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], kurse i tille duhet të jetë edhe muslimani, sepse:
لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِمَنْ كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الآخِرَ وَذَكَرَ اللَّهَ كَثِيراً (21)
“Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun”. (El-Ahzab: 21).
Agjërues te nderuar!
Sadakaja dhe bujaria kanë vlera të mëdha, të cilat nuk mund të numërohen nga sasia e madhe e tyre. Sadakaja fikë hidhërimin e Zotit, e largon të keqen, argumenton besimin në Allahun dhe bindjen në Te dhe mendimin e mirë që kemi për Te.
Sadakaja është argument i mëshirës dhe ndjenjave që kemi për tjerët, ashtu sikurse është edhe lehtësim i gjërave, largim i ngushticave, ndihmesë e Zoti për atë që i del në ndihme vëllait të vet.
Sadakaja e shton pasurinë, i sjell të mirat dhe bereqetet. Është shkak i hyrjes nën hijen e Arshit të Allahut [subhanehu ve teala], atë ditë që sdo të ketë hije tjetër përveç hijes së tij. Gjithashtu ndikon edhe në largimin e telasheve.
Ibën Kajimi [rahimehullah] thotë:
“Sadakaj ka një ndikim të çuditshëm në largimin e telasheve edhe në qoftë se është nga mëkatari, ose zullumqari, madje edhe nëse është nga mosbesimtari. Kjo gjë është e njohur në mesin e njerëzve, të gjithë banorët e tokës e konfirmojnë një gjë të tillë”.
Sadakaj e zgjeron gjoksin dhe e gëzon shpirtin.
Ibën Kajimi [rahimehullah] thotë:
“Sadakadhënsi çdo herë që jep sadaka i zgjerohet gjoksi dhe zemra, i forcohet gëzimi, i shtohet galdimi, e po mos të kishte në sadakanë dobi tjetër përveç kësaj, do të mjaftonte për njeriun ta shton këtë vepër dhe të nxiton drejt saj”.
Agjërues të nderuar!
Prej vlerave të sadakasë është edhe ajo se Allahu [subhanehu ve teala] ia kompenson atij që jep sadaka:
ما من يوم يصبح فيه العباد، إلا وملكان ينـزلان فيقول أحدهما:اللهم أعط منفقاً خلفاً،ويقول الآخر:اللهم أعط ممسكاً تلفاً. متفق عليه. 
“Për çdo ditë që gdhin besimtari, i zbresin dy melaqe e njëri thotë: Allahu im, jepi pasuri të cilën e jep dhe ia zëvendëson, kurse tjetri thotë: Allahu im, jepi pasuri që mos të jep dhe ti harxhohet”. (Buhariu dhe Muslimi).
Bujaria ndikon në mbrojtjen e nderit, zbutjen e zemrave dhe forcimin e lidhjeve vëllazërore.
Bujaria ndikon në eliminimin e shumë veseve të këqija, siç është zilia e fukarenjve kundrejt pasanikëve, mendjemadhësia e pasanikëve kundrejt fukarenjve.
Bujaria ndikon në mbulimin e të metave.
Imam Shafiu thotë:
وإنْ كثرت عيوبُكَ في البرايا تَسَتَّرْ بالسخـاء فكلُّ عيبٍ
وَسرَّك أن يكون لها غطاءُ يُغَطِّيه كما قيل السخـاءُ
“Nëse të shtohen të metat në rruzullin tokësor
me bujari e mbulon çdo të metë
sekreti yt duhet të ketë mbulojë
e mbuloja siç kanë thënë është bujaria
Bujari është afër Allahut, afër krijesave të Allahut, afër xhenetit, kurse koprraci është në të kundërt të kësaj.
Bujaria është e ndërlidhur me vlera tjera, sepse bujari zakonisht vepron me falje, me butësi, sillet me maturi, i kryen detyrat që i ka ndaj njerëzve.
Njeriu bujar është modest, nuk tregohet mendjemadh e kryelartë, është i afërt me njerëzit, është trim dhe krenar, sepse njeriu e humb trimërinë dhe krenarinë me lakminë e tij të madhe për të mirat e dynjasë.
Sipas ligjeve të Zotit bujari i vërtet jeton jetë të këndshme, si përfundim e ka kujdesin e Zotit për te dhe nderimin e Tij. Pasi që ishte i mëshirshëm për të varfrit, skamnorët dhe të ngratit, kujdesej që ti bën të lumtur, të fusë gëzimin dhe harenë në zemrën e tyre, shpërblimi ishte sipas natyrës së veprës.
Bujaria nuk kufizohet vetëm në shpërndarjen e pasurisë, por ka domethënie më të gjerë dhe nënkupton forma të llojllojshme.
Prej formave të bujarisë është edhe kur një njeri i ka borxh dikujt, e ti ia lan borxhin dhe e pastron nga kjo barë.
Kajs ibën Sadi [radijAllahu anhu] ishte i dalluar në bujari. Një herë ishte sëmurë, kurse shokët u vonuan në vizitën e tij. Kur pyeti për ta, i thanë: u vinte turp për shkak të borxheve që kishin ndaj teje. Tha: Allahu e shkatërroftë atë pasuri e cila i largon vëllezërit nga vizita, pastaj urdhëroi një njeri të bërtas e të thotë: kush i ka borxh Kajsit, le ta dijë se Kajsi ia fal. Deri në mbrëmje do t’ia thyenin derën nga vizitat e shumta që ia bërën.
Në bujari hyn edhe rrogën që e meriton për shkak të punës që ke bërë, e ia fal, me vullnet.
Në bujari hyn edhe veprimi për tua përmbushur nevojat njerëzve dhe për tua larguar brengat.
Hasani [radijAllahu anhu] thotë:
=لأنْ أقضيَ حاجةَ أخٍ لي أحبُّ إلي من أن أعتكفَ سنة+. 
“T’ia kryej një nevojë vëllait tim është më e dashur për mua se sa të bëjë itikaf një vit”.
Ibën Munkederit i kanë thënë:
=أي الأعمال أحب إليك؟ قال: إدخال السرور على المؤمن، وقيل: أي الدنيا أحب إليك؟ قال: الإفضال على الإخوان+. 
“Cilat vepra janë më të dashura për ty? Tha: Ta gëzoj besimtarin. I kanë thënë: Cila dynja është më e dashur për ty? Tha: tu shërbej vëllezërve të mi”.
Imam Shafiu [rahimehullah] thotë:
وأفضلُ الناسِ ما بينَ الورى رجلٌ تُقضى على يدهِ للناسِ حاجاتُ
“Njeriu më i mirë në mesin e njerëzve është
burri i cili ua përmbush nevojat njerëzve
Në bujari hyn edhe shfrytëzimi i autoritetit për ti ndihmuar dikujt, për mirësi dhe për të ndërmjetësuar për dikë, për të realizuar të mirën, për të ndihmuar të shtypurin, të dobëtin, ecja me njeriun deri te pushtetari, etj.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë:
مَنْ يَشْفَعْ شَفَاعَةً حَسَنَةً يَكُنْ لَهُ نَصِيبٌ مِنْهَا وَمَنْ يَشْفَعْ شَفَاعَةً سَيِّئَةً يَكُنْ لَهُ كِفْلٌ مِنْهَا وَكَانَ اللَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ مُقِيتاً (85)
“Kush ofron ndihmë të mirë, do të ketë pjesë nga ajo, dhe kush ofron ndihmë të keqe do të ngarkohet me të. Allahu është i plotfuqishëm ndaj çdo sendi”. (En-Nisa: 85).
Kurse Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë:
=اشفعوا تؤجروا+ رواه البخاري ومسلم. 
“Ndërmjetësoni të shpërbleheni”. (Muslimi).
Nga bujaria është edhe shfrytëzimi i pozitës dhe kryetarllëkut, të cilën e shfrytëzon për interes të njerëzve dhe për tua kryer nevojat e tyre.
Nga bujaria është edhe shpenzimi i rehatisë, kohës dhe këshillës për doni të njerëzve.
Nga gradat më të larta të bujarisë është shpenzimi i diturisë, e kjo është më fisnike se shpërndarja e pasurisë.
Nga bujaria është edhe ofrimi i nderit të tij duke ia fal atij që i ka bërë të keqe.
Nga bujaria është edhe bujaria me durim, qëndrim, gëlltitje, kjo është një pozitë shumë e lartë, të cilën nuk mund ta arrijnë përpos ata që janë shpirtmëdhenj.
Nga bujaria është edhe bujaria me sjellje, me buzëqeshje, fytyrë të shndritur, lehtësi, kjo është gradë edhe më e lartë e bujarisë me durim, qëndresë dhe falje. Ky njeri arrin gradën e atij që agjëron dhe falet vullnetarisht, andaj është vepra më e rëndë në peshojë dhe ka shumë dobi dhe interesa në te.
Në bujari hyn edhe stimulimi i njerëzve në të mirë, udhëzimi i tyre drejt devotshmërisë, falënderimi i bujarëve dhe lutja për ta.
Prej bujarisë së fshehur dhe të lavdëruar është edhe bujaria e shpirtit duke u ngritur nga zilia, altruizmi në vlera, duke ia dashur njeriu vëllait të vet atë që ia do vetvetes, tua urren atë që ia urren vetvetes, u hap mundësi, u jep shans për inovacione, për bisedë, për pjesëmarrje, etj. Duke u gëzuar me suksesin e tyre dhe duke u mërzitur me dështimin e tyre. Kjo është fotografi e fshehur e bujarisë, të paktë janë ata që e kuptojnë këtë gjë dhe veprojnë sipas saj.
Prej bujarisë së bukur është edhe bujaria e njeriut nga ajo që posedojnë njerëzit, nuk i shikon ato, nuk i lakmon dhe nuk u eksponohet me gjendjen dhe gjuhën e tij.
Kulmi i bujarisë është bujaria me shpirtin tënd, edhe më e këndshme do të është, kur do të jetë në rrugë të Allahut, [subhanehu ve teala].
Agjërues të nderuar!
Njerëzit dallojnë në bujarinë, sipas ambicieve dhe fisnikërisë së shpirtit të tyre.
Dallojnë në sferën e shpenzimit, sepse ai që shpenzon në mënyrë sekrete është më i mirë se ai që shpenzon në mënyrë publike.
Dallojnë në aspekt të zvogëlimit ose zmadhimit të asaj që e shpenzojnë në të mira. Ai i cili shpenzon duke harruar se ka shpenzuar është më bujar se ai që shpenzon dhe vazhdimisht e kujton këtë vepër, sidomos nëse këtë e vepron në shenjë të tregimit.
Dallojnë edhe në aspekt të nxitimit në shpenzim ose vonimin në te, ashtu që ai që shpenzon për ata që kanë nevojë vetëm se e ndien nevojën e tyre është më i mirë se ai që nuk shpenzon, përveç se kur të kërkojnë prej tij.
Ai që u shpenzon nevojtarëve, pa marrë parasysh, a i njeh ose jo, është më bujar se ai që shpenzon vetëm për ata që i njeh.
Ai që shpenzon me shpirt të qetë dhe kënaqet me këtë vepër është më i mirë se ai që shpenzon, mirëpo ndien gjë në shpirtin e tij.
Prej shenjave të thellimit në bujari është takimi me nevojtarët dhe lypësit me edukatë dhe zemërgjerësi, që tua ruan krenarinë e tyre.
Prej gjërave që në mënyrë të qartë e tregojnë burrërinë e njeriut dhe thellimin në vlerën e bujarisë, që tu bën mirë dhe të shpenzon edhe për armiqtë e tij, kjo është madhështi shpirtërore, krenari e madhe dhe ikje nga armiqësitë.
Prej shenjave të thellimit në bujari është dhimbja dhe keqardhja të cilën e ndien njeriu, kur të kërkon dikush diçka prej tij, e ky nuk ka çka ti jep.
Ka njerëz bujar të cilët arrin grada të larta në bujari saqë mendon se vlerë dhe merita ka ai që vjen të kërkon, e jo ky që jep, sepse ka pasur mendim të mirë për te dhe ka ardhur të kërkon prej tij. Kjo është bujari e çuditshme.
Grada më e lartë e bujarisë është kur njeriu ka nevojë të madhe për këtë pasuri që e posedon, mirëpo e le pas dore nevojën e tij dhe i shpenzon këto gjëra në të mira të llojllojshme, kjo është ajo që quhet altruizëm.
Allahu ynë, na ruaj nga koprracia e shpirtit tonë dhe na bën të shpëtuar. Paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], vulën e mbarë pejgamberëve.

Autor: Muhamed Ibrahim Hamed
Përshtati: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *