Kategoritë e njerëzve në namaz


 

Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, në librin e tij “El-Vabil Es-Sajjib” tregon se njerëzit në namazin e tyre ndahen në pesë kategori:

 

Një: Kategoria e atij që i bën padrejtësi vetes dhe e kryen atë me mangësi, pra ka mangësi në marrjen e abdesit, kohën e faljes, përkufizimet dhe shtyllat e faljes, namazit.

 

Dy: Ai që kujdeset për kohën, përkufizimet, shtyllat e dukshme të namazit, për abdesin, mirëpo nuk e posedon luftën kundër nepsit dhe cytjeve, andaj cytjet dhe mendimet e llojllojshme e angazhojnë atë prej namazit të tij.

 

Tre: Ai që kujdeset për përkufizimet, shtyllat dhe i lufton cytjet dhe mendimet që e angazhojnë prej namazit, pra ky njeri lufton armikun që të mos ia vjedh namazin, andaj na qenka në namaz dhe në xhihad.

 

Katër: Ai që kur nis ta fal namazin e fal në mënyrë të plotë, duke u kujdesur për përkufizimet dhe shtyllat e namazit, e gjithë zemra e tij është në funksion të kujdesit ndaj këtyre rregullave që të mos i humbë asnjë gjë prej tyre, madje i tërë preokupimi i tij është ta fal ashtu si duhet, të plotë dhe pa mangësi. Pra zemra e këtij njeriu është e preokupuar me namazin dhe adhurimin e Allahut, subhanehu ve teala në te.

 

Pesë: Ai që e fal namazin sikur kategoria paraprake, por me këtë ai e ka marrë zemrën e tij dhe e ka venduar para Allahut, duke e shikuar me zemrën e tij përplot dashuri dhe madhërim të Allahut, madhështinë e Allahut, sikurse është duke e parë Atë, kurse cytjet dhe mendimet janë tretë tërësisht. S’ka mbet perde mes këtij njeriut dhe Allahut. Dallimi mes këti njeriut dhe tjerëve në namaz është sikurse dallimi mes qiejve dhe tokës. Ka njeri është i preokupuar tërësisht me Allahun në namazin e tij dhe është i kënaqur tërësisht në te…

Kategoria e parë do të dënohet, e dyta do të llogaritet, e treta i ka të shlyer mëkatet, e katërta do të shpërblehet, kurse kategoria e pestë do të jetë afër Allahut, sepse ka hise në mesin e atyre që kënaqësi të tyre kanë namazin, e ai që është i kënaqur në namazin e tij në dynja do të jetë i kënaqur me afërsinë me Allahun në ahiret, e do të jetë i kënaqur me Allahun edhe në dynja. Ai që është i kënaqur me Allahun me të do të jetë çdo kush i kënaqur, kurse syri i kujt nuk është i kënaqur me Allahun, do ti copëzohet shpirti nga dhimbja se nuk ja arrit ta merr me vete tërë dynjanë.

Shiko në cilën kategori je ti?!

O Allah na bën prej atyre që e falin namazin dhe e kanë paraqitur zemrën e tyre para Allahut! 

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *