Devotshmëria dhe sjellja e mirë nozull ynë pas ramazanit


Ebu Hurejre, radijallahu anhu, na tregon: e pyetën Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: Çka e shtyn më shumë njeriun në xhenet?
U përgjigj:
تَقْوَىَ الله وَحُسْنُ الْخُلُقِ»
“Devotshmëria dhe sjellja e mire”. (Sahih, Ahmedi dhe Ibën Hibani).
Një njeri i devotshëm i shkroi një letër në të cilën e këshillonte një vëlla të vetin duke i thënë:
«أُوْصِيكَ بِتَقْوَى الله الَّذِي هُوَ نَجِيُّكَ فِيْ سَرِيرَتِكَ ورَقِيبُكَ فِي عَلَانِيَتِكَ، فَاجْعَلِ اللهَ مِنْ بَالِكَ عَلَى كُلِّ حَالِكِ فِيْ لَيلِكَ وَنَهَارِكَ، وَخَفِ اللهَ بِقَدْرِ قُرْبِهِ مِنْكَ، وَقُدْرَتِهِ عَلَيْكَ، وَاعْلَمْ أَنَّكَ بِعَيْنِهِ لَيْسَ تَخْرُجُ مِنْ سُلْطَانِهِ إِلَى سُلْطَانِ غَيْرِهِ، وَلَا مِنْ مُلْكِهِ إِلَى مُلْكِ غَيْرِهِ، فَلْيَعْظُمْ مِنْهُ حَذَرُكَ، وَلْيَكْثُرْ مِنْهُ وَجَلُكَ».
“Të këshilloj të jesh i devotshëm, sepse devotshmëria të shpëton në veprat sekrete tuaja dhe është kontrolluesi yt në jetën publike. Ke në mendje Allahun në çdo rast, gjatë natës dhe ditës. Frikoju Allahut aq sa e ke afër Atë dhe aq sa ka fuqi ndaj Teje. Dije se ti nuk mund të dalësh nga pushteti i Allahut në pushtetin e dikujt tjetër veç Tij. Për këtë shkak shtoje kujdesin prej Tij dhe frikën nga Ai.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *