Mirse erdhe Ramazan


Pa dyshim se njerëzit zakonisht urojnë dhe përgzojnë gjërat e mira që u ndodhin njerëzve në jetë. Ata u përgëzojnë lindjen e fëmijës, hyrjen në punë, dasmat, tubimet miqësore, etj, mirëpo të paktë janë ata që ua përgëzojnë njëri tjetrit ardhjen e këtij muaji të bekuar, muajit Ramazan.
Nëse analizojmë gjendjen e muslimanëve të hershëm duke filluar që nga koha e Muhammedit [alejhisselam], do të vërejmë se ata ua kanë përgëzuar njëri tjetrit ardhjen e këtij muajit të bekuar.
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
((أتاكم رمضان شهر مبارك فرض الله عز وجل عليكم صيامه، تفتح فيه أبواب السماء، وتغلق فيه أبواب الجحيم، وتغلّ فيه مردة الشياطين، لله فيه ليلة هي خير من ألف شهـر، من حُرِم خيرها فقـد حُـرم)).
“U ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. All-llahu ua ka obliguar agjërimin e këtij muaji. Në këtë muaj happen dyert e qiellit, mbyllen dyert e xhehenemit, lidhen në pranga shejtanët e inatosur. All-llahu në këtë muaj ka një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga të mirat e kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë”. (Nesaiu, sahih).
Ky hadith i lartpërmendur na mëson se duhet përgëzuar dhe uruar muslimanët njëri tjetrit ardhjen e këtij muajit të bekuar dhe fitimprurës.
Ibn Rexhebi [rahimehull-llah] thotë: “Si ka mundësi mos të përgëzon besimtari me hapjen e dyerve të xhennetit?! Si ka mundësi mos të përgëzon mëkatari me mbylljen e dyerve të zjarrit?! Si ka mundësi njeriu i mençur mos të përgëzon për kohën, në të cilën prangosen djajtë?! Si ka mundësi që kjo kohë t’i përngjajë në ndonjë mënyrë kohëve tjera?!”. (“Lataiful-Mearif”, fq. 279).

Publikim i gëzimit dhe lumturisë për ardhjen e këtij muajit të bekuar

Ashtu sikurse gëzohet njeriu në jetë për gjëra të mira që i ndodhin, aq më shumë duhet të gëzohet dhe ta publikon këtë gëzim, kur t’i ofrohet mundësia për adhurim dhe respekt ndal All-llahut, [subhanehu ve teala].
Kjo ndjenjë i ka kapluar të gjithë besimtarët e devotshëm që nga koha e muslimanëve të parë e deri më këto ditë.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
قال تعالى: {قُلْ بِفَضْلِ ٱللَّهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذَلِكَ فَلْيَفْرَحُواْ هُوَ خَيْرٌ مّمَّا يَجْمَعُونَ}[يونس:58].
“Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata”. (junus: 58).
Hilal ibn Jesafi thotë: “Gëzohen për Islamin dhe Kur’anin”. (“Tefsisi i Taberiut”, 7/125 dhe “Tefsisi i Ibn Ebi Hatemit”, 6/1960).
Ejfe’a Kila’iu [radijall-llahu anhu] tregon: kur i erdhi Omerit [radijall-llahu anhu] haraxhi (prehu i luftës) nga Iraku, doli me shërbëtorin e vet dhe filloi ti numërojë devetë. Pas numërimit vërejti se ato janë më shumë në këtë vit e tha: elhamdulilah- e falënderojmë Zotin, kurse shërbëtori i tij tha: kjo është dhunti dhe mëshirë prej All-llahut. Ia ktheu Omeri [radijall-llahu anhu]: po gënjen (po gabon), nuk është ky qëllimi nga ajeti:
{قُلْ بِفَضْلِ ٱللَّهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذَلِكَ فَلْيَفْرَحُواْ هُوَ خَيْرٌ مّمَّا يَجْمَعُونَ} [يونس:58]،
““Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata”. (junus: 58).
Sepse kjo është prej asaj që e grumbullojmë”. (Tefsiri i Ibn Ebi hatimit, 6/ 1960).
Kasimiu thotë: dhuntia e All-llahut është Kur’ani, kurse mëshira e Tij është Islami. Me ardhjen e këtyre dy gjërave madhështore gëzohuni, e jo me gjërat kalimtare dhe të pavlerë të kësaj bote. Gëzimi me këto të mira gjigante është më i mirë se sa grumbullimi i pasurisë dhe epsheve, sepse grumbullimi i tyre nuk do të bëjë dobi e as që do të mbeten te ti përgjithmonë. Qëllimi i ajetit është: nëse duhet të gëzohen për ndonjë gjë, atëherë le të gëzohen për ardhjen e këtyre dy gjërave”. ( “Tefsiri i Kasemiut”, 9/ 46).
Pastaj agjërimi i muajit të Ramazanit është një prej shtyllave të Islamit.
Ibn Rexheb Hanbeliu thotë: “Arritja e muajit të Ramazanit dhe agjërimi i tij është dhunti shumë e madhe për ate që ia mundëson All-llahu i Lartësuar. Argument për këtë është hadithi që tregon për tre personat, prej të cilëve dy ranë shehidë, kurse i treti vdiq në shtratin e tij, pas tyre. Këtë të fundit e panë në ëndër, se ua kishte kaluar. Atëherë Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha:
((أليس بعدهما كذا وكذا صلاة، وأدرك رمضان فصامه، فوالذي نفسي بيده، إن بينهما لأبعد مما بين السماء والأرض))
“A nuk ka falur pas tyre kaq e kaq namaze, e ka takuar muajin e Ramazanit dhe ka agjënuar. Pasha Ate në Dorë të të Cilit është shpirti im, mes tyre ka dallim sikurse mes qiejve dhe tokës”. (Ahmedi, sahih).
Ai që mëshirohet në këtë muaj, ai është i mëshiruari, ai që privohet nga të mirat në këtë muaj, ai është i privuari, ai që nuk mer nozull nga këto ditë për ditën e kthimit, ai është i qortuari”. (“Letaiful-Mearif”, fq. 280).

Kush gëzohet me ardhjen e Ramazanit

Ata që gëzohen me ardhjen e muajit të Ramazanit janë dy lloje:
1- Njerëzit e adhurimeve dhe besimit;
Ata gëzohen me ardhjen e këtij muajit sepse në këtë muaj u happen mundësitë për adhurime të llojllojshme dhe për shkak të shpërblimit që e ka përgaditur All-llahu për ata që agjërojnë.
All-llahu ka përgaditur shpërblime për:
a) Agjërimin:
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
((ومن صام رمضان إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه))([1]).
“Ai që e agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe shpresim (të shpërblimit), i falen mëkatet që i ka bërë më herët”. (Buhariu dhe Muslimi).
Ibn Haxheri duke komentuar fjalën “me besim” thotë: “domethënë duke i besuar premtimit të Zotit për shpërblim, kurse “me shpresim” domethënë duke kërkuar shpërblimin, e jo për ndonjë far qëllimi tjetër, siç është syfaqësia, ose diç tjetër”. (“Fet’hul-Bari”, 4/ 251).
b) Namazi i teravisë.
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
((من قام رمضان إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه))([3]).
“Kush fal namazin me besim dhe shpresim, i falen mëkatet që i ka bërë më herët”. (Buhariu dhe Muslimi).
Imam Neveviu [rahimehull-llah] thotë: “qëllimi nga fjala “namaz” është namazi i teravisë”. (Sherh Sahihul-Muslim, 6/ 39).
c) Gjallërimi natës së Kadrit.
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
((من يقم ليلة القدر إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه))([5]).
“Kush e gjallëron natën e Kadrit me besim dhe shpresim, i falën mëkatet që i ka bërë më herët”. (Buhariu dhe Muslimi).
Aisheja [radijall-llahu anha] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
((تحروا ليلة القدر في الوتر من العشر الأواخر من رمضان))([6]).
“Kërkonie natën e Kadrit në netët tek të dhjetshit të fundit të Ramazanit”. (Buhariu).
Imam Neveviu thotë: “Fjala e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem]: “kërkoni natën e kadrit”, domethënë kujdesuni gjat kërkimit dhe përpjekuni në atë natë”. (Sherhu Sahihil-Muslim, 5/ 58).
d) Umreja.
Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] një gruas nga Ensarët i ka thënë:
“Çka të pengon të kryejsh haxhxhin me ne? Tha: kishim një deve me të cilën bartnim ujë, mirëpo ate e mori filani dhe djali i tij, dmth burri dhe djali i saj, e na la vetëm një deve me të cilin bartim ujë.
Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha:
((فإذا كان رمضان اعتمري فيه، فإن عمرة في رمضان حجة))([8]). وفي لفظ: ((فإن عمرة في رمضان تقضي حجة أو حجة معي))([9]).
“Kur të vjen muaji i Ramazanit, kryje umren gjatë këtij muaji, sepse umreja gjatë këtij muajit është sikurse haxhxhi”. E në transmetimin tjetër qëndron: “Umreja gjat Ramazanit vlen sa haxhxhi ose sa haxhxhi me mua”. (Buhariu).
Ibnul-Arabiu thotë: “Hadithi që flet për umren gjat Ramazanit është i vërtetë dhe kjo është dhunti e madhe prej All-llahut. Umreja arrinë vlerën e haxhxhit nëse bëhet gjatë Ramazanit”. (Fethul-Bari, 3/ 604).
Kurse Imam Ibn Xhevziu thotë: “Ky hadith tregon se shpërblimi i veprës shtohet me shtimin e vlerës së kohës, ashtu sikurse shtohet me shtimin e pranisë së zemrës dhe sinqeritetit”. (Fethul-Bari, 3/ 604).
e) Leximi i Kur’anit.
Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka qenë njeriu më bujar, e më bujari ishte gjat Ramazanit, kur takohej me Xhibrilin [alejhisselam]. Ate e takonte secilën natë të Ramazanit, nga i cili e mësonte Kur’anin. Me të vërtetë Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte më bujar se era (që sjell pllenimin). (Buhariu).
2- Njerëzit e shkujdesur, të argëtimit dhe mëkateve.
Ata gëzohen për llojllojshmërinë e ahengjeve dhe argëtimeve që bëhen gjat muajit të Ramazanit, prej tyre:
– Ushqimet e llojllojshme të Ramazanit.
 Me të cilat ushqime mbushin barkun dhe ngopen dhe e stërngarkojnë lukthin. Nga kjo gjë shumë pak njerëz shpëtojnë. Pa dyshim se kjo është në kundërshtim me urtësinë e agjërimit, i cili kërkon pakësim të ushqimit, që ndihmon në pastrimin dhe lartësimin e shpirtit. Pastaj mbushja e barkut me llojlloj ushqime të këndshme të pengon edhe gjat faljes së namazit të teravisë.
Të vërtetën e ka thënë Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] kur thotë:
((ما ملأ آدميٌّ وعاءً شراً من بطن، بحسب ابن آدم أكلات يُقمن صلبه، فإن كان لا محالة، فثلث لطعامه، وثلث لشرابه، وثلث لنفسه))([13]).
“Biri i Ademit nuk ka mbushur enë më të keqe se sa barkun e vet. I mjafton birit të Ademit disa kafshata për ta mbajtur gjallë shpirtin, e nëse e ka domosdo, atëherë një të tretën për ushqimin e tij, një të tretën për pijen dhe një të tretën për frymëmarje”. (Tirmidhiu, sahih).
– Tubimet e ndryshme gjatë ramazanit dhe përcjellja e llojlloj serialeve.
Këto gjëra të fusin në harame, qofshin harame të syrit, ose të veshit ose të gjymtyrëve tjera. Përdorimi i gjymtyrave tuaja në gjëra të ndaluara gjatë këtij muajit të bekuar, duke pasur para sysh vlerën e këtyre ditëve, me të vërtetë është një mëkat shumë i madh.
– Përzierja e gjinive, grave dhe burrave nëpër vende të shumta, gjëra të cilat bëhen shkak për të rënë në mëkate edhe më të mëdha, siç është vetmimi me grua të huaj ose rënia në mëkatin e zinasë. Për këtë gjë përgjegjësi i parë dhe kryesor është kryefamiljari.
Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
((كلكم راعٍ، وكلكم مسؤول عن رعيته، الإمام راع، ومسؤول عن رعيته، والرجل راعٍ في أهله، وهو مسؤول عن رعيته، والمرأة راعية في بيت زوجها ومسؤولة عند رعيتها، والخادم راعٍ في مال سيده ومسؤول عن رعيته)).
“Secili prej jush është bari dhe secili do të jep llogari për tufën e tij. Imami është bari dhe është përgjegjës për tufën e tij (xhematin). Burri është bari në shtëpinë e tij dhe është përgjegjës për tufën e tij. Gruaja është bari në shtëpimë e burrit të saj dhe është përgjegjëse për tufën e sajë. Shërbëtori është bari në pasurinë e pronarit të vet dhe është përgjegjës për tufën e tij”. (Buhariu).

Çka shpresonte gjenerata e hershme e Islamit gjatë arritjes së muajit Ramazan
Mua’la ibn Fadli tregon: “Ata i luteshin All-llahut gjashtë muaj që të arrijnë muajin e Ramazanit, pastaj luteshin gjashtë muaj që t’i pranojë All-llahu veprat e tyre që i kanë bërë gjatë këtij muajit”. (Lataiful-Mearif, fq. 280).
Jahja ibn Kethiri thotë: “Prej lutjeve të tyre ishte edhe kjo: “All-llahu ynë, më dorëzo gjer te muaji Ramadan, ma dorëzo muajin Ramadan dhe më mundëso ta dorëzoj këtë muaj me vepra të pranuara”. (Lataiful-Mearif, fq. 280).

Gabimet që ndodhin gjatë pritjes së muajit Ramazan

Gjatë kësaj pritje të këtij muajit të bekuar ndodhin disa gabime, disa prej tyre janë më të vogla e disa janë më të mëdha, prej tyre:
1- Kalimi i muajit Shaban në haje dhe pije, nga frika se në muajin Ramazan nuk do të ngihet duke ngrënë.
2- Mllefosja nga ardhja e këtij muajit të bekuar.
Tregohet në histori se një njeri me emrin Reshid ibn Sefih ka thurur poezi, ku mes tjerash ka thënë:
Më thërriti muaji i agjërimit, ah sikur mos të ishte ky muaj
Nuk do të agjëroja asnjë muaj deri në fund të kohës
Po të kisha mundësi ndaj ndonjë muajit
Do ta sulmoja me tërë forcën time këtë muaj.
E kaploi një sëmundje e madhe këtë njeri dhe vdiq para se ta arrijë muajin e ardhshëm të Ramadanit. (Lataiful-Mearif, fq. 276).
3- Vrapimi pas blerjes së ushqimeve për këtë muaj.
Xhabiri [radijall-llahu anhu] kaloi pran Omerit [radijall-llahu anhu], e në dorë kishte një copë mishi, të cilën e kishte blerë me një dirhem. Omeri i tha: ç’është kjo? Tha: e bleva për një dirhem. I tha: a çdo herë që ke ëndje për ndonjë gjë do ta blesh. Mos u ban nga ata që i përmend ajeti:
{ أَذْهَبْتُمْ طَيّبَـٰتِكُمْ فِى حَيَـٰتِكُمُ ٱلدُّنْيَا} [الأحقاف:20]”([3]).
“E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë): ju i shfryëzuat të mirat në jetën e dynjasë dhe i përjetuat ato, …”. (El-Ahkaf: 20). (Musennefi i Ibn Ebi Shejbes, 5/ 140).
Hyri Omeri [radijall-llahu anhu] te djali i tij Abdull-llahu dhe te ai pa mish. I tha: çka është ky mish? Tha: mu kujtua të ha mish dhe e bleva. I tha: a çdo her që ta ka ëndja ndonjë gjë, ti e ha. Mjafton të konsiderohet israf, të hash çdo gjë që ta ka ëndja”. (Zuhd, Ibn Ebi Asim, 1/ 123).
Disa njerëz nga selefi e shitën një robëreshë që e kishin. Kur erdhi muaji i Ramazanit, pronair i ri i saj bëhej gati për këtë muaj, kurse kjo i pyeti: çka jeni duke bërë? I thanë: bëhemi gati për Ramazan? I tha: ju, a nuk agjëroni në ditët tjera përveç se gjat Ramazanit?! Isha te disa njerëz që ata tërë kohën e kishin Ramazan. Më ktheni te ata”. (Letaiful-Mearif, fq. 278).
Këtë shkrim e kam përgaditur duke u mbështetur në materialin të cilin e kam gjetur në faqen Minber.net.
Përgaditi: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *