Propozim program për thirrje në monoteizmin Islam në Muajin e Ramazanit


Allahun e falënderojmë, paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe shokët e tij.

1- Të njoftohemi me njerëz që falen në xhamia, ata që fillojnë të falen në Ramazan, ata që akoma nuk ja kanë filluar të falen, me myslimanët që janë në forume të ndryshme në internet, duke u dhuruar buzëqeshje, fjalë të buta, me modesti, duke u dhuruar libra, fletushka, apo cd-ja me ligjërata në lidhje me monoteizmin Islam.
2- Shfrytëzimi i takimeve të ndryshme, në xhami, në oborr të xhamisë, në internet, në tubime të ndryshme për të folur mbi monoteizmin Islam, me një ligjërim të lehtë dhe të qartë, i cili nuk do të jetë më i gjatë se dhjetë minuta.
3- Leximi dhe studimi i ndonjë libri që flet mbi monoteizmin Islam në xhamia, në shtëpi, në ndeja dhe takime të ndryshme.
4- Vizita xhamive dhe xhematëve të ndryshme brenda qyteti apo në qytete tjera për të folur rreth monoteizmit Islam, me dinjitet, me buzëqeshje, me ligjërim të qartë dhe të lehtë, me fjalë të shkurtra dhe pa komplikime.
5- Biseda personale në lidhje me monoteizmin Islam me anëtarët e familjes, me shokë, me kolegë, me komshi dhe me miq të internetit.
6- Propozim i dhënë hoxhës së xhamisë së lagjes për të mbajt hutbe në lidhje me monoteizmin Islam.
7- Propozim i dhënë imamit të xhamisë së lagjes për të lexuar ajete në namazet që falen me zë ose në namazin e teravisë ajete nga Kurani Fisnik që e potencojnë monoteizmin Islam dhe sqarimi i tyre i shkurtë pas namazit.
8- Fjalime të shkurtra me njerëz të ndryshëm në mjetet e komunikacionit, autobus, tren, tramvaj, metro, minibus ose shpërndarje e ndonjë fletushke apo cd-je në lidhje me monoteizmin Islam.
9- Organizimi i iftareve kolektive në xhamia, në shtëpia, në vende të ndryshme dhe pas iftarit mbajtja e një fjalimi të shkurtër në lidhje me monoteizmin Islam.
10- Organizim i revistës së murit në xhami me shkrime dhe përgjigje të shkurtra në lidhje me monoteizmin Islam.
11- Shfrytëzimi i itikafit për të organizuar kurs fetar mbi monoteizmin Islam ose për të lexuar ndonjë libër i cili flet për monoteizmin Islam.
12- Propozim Imamit të xhamisë që në humben e Bajramit të preket edhe tema e monoteizmit duke dhuruar në fund fletushkë apo cd në lidhje me monoteizmin Islam për nivelin e masës së gjerë.
13- Shfrytëzimi i çdo rasti për të fol rreth monoteizmit Islam, qartë dhe shkurtë.
14- Vazhdo me propozime dhe ide në lidhje me këtë propozim program..

Përktheu: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *