Si ta arrish devotshmërinë gjatë agjërimit në Ramazan?


Të nderuar besimtarë dhe besimtare!
Allahu, subhanehu ve teala, thotë:
يا أيها الذين آمنوا كتب عليكم الصيام كما كتب على الذين من قبلكم لعلكم تتقون
“2:183. O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”.
Ky ajet na e tregoi urtësinë e madhe nga përcaktimi i obligimit të agjërimit, e ajo është arritja e devotshmërisë, gjë e cila nuk arrihet ndryshe përpos se duke zbatuar urdhrat dhe duke i braktisur ndalesat fetare.
Agjëruesi që nuk falet, apo ai që nuk kujdeset ta fal namazin me xhemat në xhami nuk e ka arrit devotshmërinë nga agjërimi i tij.
Agjëruesi që sillet keq me prindërit nuk e ka arrit devotshmërinë nga agjërimi i tij.
Agjëruesi që konsumon alkool apo duhan, apo droga të ndryshme nuk e ka arrit devotshmërinë nga agjërimi i tij.
Agjëruesi që ha në Ramazan me qëllim dhe pa asnjë arsye fetare nuk e ka arrit devotshmërinë nga agjërimi i tij.
Agjëruesi i cili bë zina nuk e ka arrit devotshmërinë nga agjërimi i tij.
Agjëruesi i cili vjedh nuk e ka arrit devotshmërinë nga agjërimi i tij.
Agjëruesi që merret me kamata, ryshfete dhe korrupsion nuk e ka arrit devotshmërinë nga agjërimi i tij.
Agjëruesi që gënjen, përgojon, bartë fjalë, mallkon dhe shan nuk e ka arrit devotshmërinë nga agjërimi i tij.
Agjëruesi i cili shikon gjëra të ndaluara dhe preokupohet me seriale të ultë nuk e ka arrit devotshmërinë nga agjërimi i tij.
Agjëruesi i cili mashtron gjatë shitblerjes dhe veprimet e tija nuk e ka arrit devotshmërinë nga agjërimi i tij.
Agjëruesi i cili i dëmton fqinjët e tij nuk e ka arrit devotshmërinë nga agjërimi i tij.
Vazhdo dhe renditi edhe ti disa tjerë që bëjnë gjynahe të ndryshme në Ramazan për tu treguar se ata nuk e arrijnë devotshmërinë në Ramazan…
Të gjithë këta kanë humbur frytin e agjërimit, të cilin Allahu, subhanehu ve teala, nuk e ka caktuar vetëm për të abstenuar nga ngrënia dhe pija, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
((من لم يدع قول الزور والعمل به والجهل فليس لله حاجة في أن يدع طعامه وشرابه)) رواه البخاري في صحيحه
“Ai që nuk braktis gënjeshtrat dhe veprimin sipas tyre dhe injorancën, Allahu nuk ka nevojë që të lë ushqimin dhe pijen”. (Buhariu).
Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *