Mendimi i Shejh Ibën Uthejminit për zeqatin e stolive të grave


Shejh Ibën Bazi dhe shejh Ibën Uthejmin, sikur edhe shejh Albani, Allahu i mëshirfotë, na tregojnë se duhet dhënë zeqat për stolitë e arit që i mbajnë grate

 

Shejh Ibën Uthejmini, rahimehullah, në librin e tij “Sherhul-Mumti’”, 6/ 134- 135, në lidhje me zeqatën e stolive të grave pas një debati të gjerë thotë:

“Rreth kësaj mesele, d.m.th zekatit të stolive të grave, ka divergjencë të madhe në mesin e njerëzve. Kjo divergjencë është shfaqur në kohën e fundit. Njerëzit në Nexhd dhe Hixhaz kanë ndjekë vetëm mendimin  e njohur dhe të përhapur të Imam Ahmedit, se nuk jepet zeqat për stolitë e gruas. Mirëpo pastaj kur doli në shesh mendimi se duhet dhënë zeqat për stolitë nëpërmjet shejhut tonë Abdul-Aziz Ibën Bazit, Allahu, i dhashtë sukses¹, njerëzit kanë filluar ta hulumtojnë këtë mesele dhe u shtua numri i atyre që e ndajnë këtë medhheb dhe u bë i njohur. Për këtë e falënderojmë Allahun. Ky mendim edhe pse është me argumente më të qarta dhe arsyetime më të shëndosha është edhe në përputhje me të sigurtën”.

1. Këtë lutje e ka bërë sa ka qenë gjallë, kurse tash edhe shejh Ibën Bazi edhe shejh Ibën Uthejmini, janë bërë për rahmet…Allahu i pastë mëshiruar dhe Xhenetin Firdeus ua pastë dhuruar. Amin!

Përktheu: Bekir Halimi

Pyetje dhe përgjigje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *