Ramazani sfidon globalizmin


Edhe ky Ramazan i erdhi Ummetit islam, kurse muslimanët edhe më tej shkojnë mbrapa, përçahen, si rezultat i ndodhive të mëdha në botë.

Një palë i përkrah forcat ndërkombtare të cilat ua imponojnë vetveten njerëzve, popujve dhe shteteve si të ishin zot i ri. Ata i sundojnë dhe i nënshtrojnë politikës së tyre, saqë ndërhyjnë edhe në çeshtjet e brendshme të tyre.

Kursë pala tjetër e refuzon politikën e nënshtrimit dhe mposhtjes, e cila sjell si pasojë anulimin e personalitetit të lirë islamik, i cili beson në ekzistimin e vetëm një Zoti, i cili sundon këtë gjithësi, sipas një kushtetute dhe ligji stabil.

Nën hijen e kësaj gjendje mendova rreth këtij Ramazani dhe pash disa domethënie të reja, të cilat nuk më kishin ra ndërmend më herët. Pash në këtë muaj një dedikim të ri, i cili sfidon, nga i cili mund të nxjerim konfirmim të ri për Njëshmërinë e Krijuesit, zbatimin e vendimit të Tij mbi mbarë botën të cilën e ka krijuar.

Dedikimi sfidues nuk është i përkufizuar vetëm në Ramazan, madje ai që mediton mund ta vëren në çdo adhurim, edhe pse në Ramazan është më i qartë. 

Nëse mendojmë rreth Haxhit, psh, do të shohim manifestimin e nënshtrimit, vëllezërisë, bashkëpunimit, për hirë të All-llahut, duke sfiduar globalizmin, i cili thërret në individualizëm dhe refuzim të tjetrit. Mirëpo këtë bashkëpunim nuk e prekim te të gjith muslimanët, sepse ky adhurim nuk është obligim për të gjith, por vetëm për ata që kanë mundësi.

Kurse adhurimi i agjërimit gjat Ramazanit dallohet me llojllojshmërine e adhurimeve dhe gjithpërfshirësinë e tyre. Kjo llojllojshmëri shihet me agjërimin e ditës, namazin e natës, sadakanë, bashkëpunimin, etj., gjëra për të cilat do të flasim më vonë, inshaAll-llah. Kurse gjithpërfshirësia shpaloset në mundësinë e këtij muajit për të unifikuar muslimanët e mbarë botës, në ripërtërirjen e lojalitetit të tyre, madje edhe të mëkatarëve, ndaj All-llahut [subhanehu ve teala], duke vërtetuar me këtë se Islami është fe botërore, të cilës nuk mund ti bëjë konkurencë asnjë besim dhe ide njerëzore, pa marë parasysh gradën e lartë dhe përparimin, të cilin e ka arritur.

Nga kjo që thash më erdhën idetë për formën se si Ramazani sfidon globalizmin.

Në Ramazan konfirmohet pushteti i Zotit [subhanehu ve teala] mbi njerëzit. Muslimani në këtë muaj e ripërtërinë përkatësinë e kësaj feje, lojalitetin ndaj All-llahut, i cili është Një dhe i Gjithfuqishëm, i cili Vendos me urdhërat e Tija, i cili i ka përcaktuar të gjitha ligjet e dynjasë dhe të ahiretit, të cilat janë të mbështetura në dy rregulla: respekt dhe adhurim.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

( وما خلقت الجن والإنس إلا ليعبدون * ما أريد منهم من رزق وما أريد أن يطعمون ) ، الذاريات : 56-57

“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as s’dëshiroj të më ushqejnë ata”. (Edh-Dharijat: 56- 57).

Të cilat mbështeten në lirinë e zgjedhjes, element që nuk e privon njeriun nga e drejta për tu kënaqur në jetën e kësaj bote, duke marur për sipër pasojat e kësaj zgjedhjeje, qoft shpërblimi ose denimi. 

Ky rregull është marrë nga ajeti Kur’anor:

(لا إكراه في الدين قد تبين الرشد من الغي ) : البقرة : 256. 

“Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. …”. (El-Bekare: 256).

Kjo gjë është në kundërshtim të plotë me pushtetin e globalizmit, i cili ia imponon pushtetin e tij njeriut me fuqi dhe dhunë. Ia imponon nënshtrimin para ligjeve njerëzore, të cilat nuk i garantojnë as minimumin e jetës me nderë, në një anë dhe u ndihmon tjerëve që të pushtojnë burimet njerëzore dhe materiale, nga ana tjetër. E tërë kjo nuk paguhet me asgjë, përveç se me shtim të nënshtrimit, mposhtjes dhe privimit.

Ramazani paraqet sfidë e madhe për globalizmin ideologjik, i cili përhap ide të çuditshme, siç është ideja e kënaqjes me epshet materiale dhe trupore pa asnjë rregull dhe përgjegjësi, duke pretenduar se lirimi i epsheve ndihmon në arritjen e njeriut në lirinë dhe lumturinë e tij. Kurse agjërimi vërteton se lumturia dhe liria e vërtetë nuk bëhet me kënaqësi me epshe, por duke u ngritur prej tyre. Të vërtetën e thot Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur thotë:

” ما ملأ ابن آدم وعاء شراً من بطن ، بحسب ابن آدم لقيمات يُقمن صلبه ، فإن كان لا محالة فثلث لطعامه ، و ثلث لشرابه ، وثلث لنَفَسه ” ، رواه الترمذي . 

“Njeriu nuk mbush enë më të keqe se barku i tij. I mjaftojnë birit të Ademit disa kafshata që ta mban shpirtin gjallë, e nëse e ka patjetër (të ha më shumë), atëherë (le ta le) një të tretën për ushqim, një të tretën për pije dhe një të tretën për frymëmarje”. (sahih, Tirmidhiu).

Kemi edhe disa fjalë të dijetarëve nga e kaluara dhe e tashmeja që potencojnë se lumturia nuk është në kënaqjen me epshe, por në rregullimin dhe vëndimin e tyre në vendin e duhur, me ç’rast nuk largohet humanizmi njerëzor nga njeriu.

Një dijetar thotë:

“Tërë lumturia qëndron në mundësinë që njeriu ta posedon epshin e tij, kurse fatkeqësi është kur epshi e sundon njeriun”.

Argumenti më i madh bashkëkohor për faktin se nuk ekziston asnjë lidhje mes materies dhe lumturisë është kjo që tregon një shkenctar perendimor, Robert Rajti, studiues në Universitetin Pensilvani, i cili tregon se ska lidhje mes pasurisë dhe komoditetit material dhe lumturisë, sepse është vërtetuar se shtetet e varfura janë më të lumtura se shetet e pasura, të cilët gëzojnë çdo komoditet material.

Ramazani sfidon edhe globalizmin ekonomik, i cili vepron për të imponuar sistem unitar, i cili si parim ka individualizmin dhe refuzimin e tjetrit dhe fundosja e tij në borxhe dhe tatime, të cilat ia shtojnë mvrashmërinë dhe varfërinë, në kohë kur ajo e shton shfrytëzimin dhe pasurimin e vet. Kjo që tham, përputhet me idenë themelore të kapitalizmit që thotë se ai që nuk mund të fiton kafshatën e vet, le të vdes!!

Ka zëra në perendim që thërrasin se një miliard të varfur në botën e tretë, siç i emërtojnë shtetet me ekonomi të dobët, janë tepricë, andaj duhet liruar prej tyre, sepse vetëm më i fuqishmi duhet të mbetet.

Ka ardhur agjërimi në këtë muaj që të degradon këtë teori dhe të konfirmon të drejtën e të varfurit në pasurinë e të pasurit, qoftë nëpërmjet sadakasë ose zekatit.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

( وفي أموالهم حق للسائل والمحروم ) ، الذاريات ، آية 19.

“Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp)”. (Edh-Dharijat: 19).

( خذ من أموالهم صدقة تطهرهم وتزكيهم بها ) ،التوبة ، 103. 

“Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon e sheh”. (Et-Teube: 103).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e sqaron këtë përgjegjësi e cila bjer mbi supet e besimtarit, duke e udhëzuar besimtarin që të jep sadaka vëllaut të vet atë që i tepron nga pasuria. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

” من كان معه فضل ظَهر فليَعُد به على من لا ظهر له ، ومن كان معه فضل من زاد ، فليعد به على من لا زاد له ” رواه مسلم . 

“Kush ka tepricë të shalëve, le ti jep atij që ska shalë, kush ka tepricë të nozullit, le ti jep atij që ska nozull”. (Muslimi).

Nëse ky është gjykimi i përgjithshëm për çdo kohë, atëherë edhe më tepër potencohet në Ramazan, pasiqë shtohen hadithet që stimulojnë dhënien iftar agjëruesit, dhënien sadaka të varfërve.

Aisheja [radijall-llahu anha] thotë:

” كان رسول الله صلى الله عليه وسلم جواداً وكان أجود ما يكون في رمضان، وكان يأتيه جبريل فيتدارسان القرآن ، فلَرسول الله صلى الله عليه وسلم أجود بالخير من الريح المرسلة” ، رواه البخاري . 

“Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte shumë bujar, edhe më bujar ishte në Ramazan. Kur i vinte xhibrili [alejhis-selam] e mësonin bash Kur’anin. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte më bujar se era që sjell bereqetin”. (Buhariu).

Kjo është në aspektin e sadakasë dhe ushqimit të varfurve, kurse sa i përket zekatit, duke e dhënë zekatin shumica e muslimanëve në këtë kohë, kontribojnë për ta larguar barën nga i varfuri dhe i mbeturi në rrugë, kontribojnë në ndërtimin dhe aktivizimin e shumë pjesëve të domosdoshme të infrastrukturës, për të ngritur jetën e muslimanit dhe për ta bërë që të ndien humanizmin.

Ramazani është sfidë për globalizmin shoqëror, që synon izolimin e njeriut nga familja dhe shoqëria e tij. Në Ramazan grumbullimi i familjes në ushqim e bashkon familjen e ndarë përsëri. Manifeston kapjen e muslimanit për sistemin e tij shoqëror, i cili mbështet mbi dashurinë reciproke të anëtarëve të familjes dhe veprimit për të arritur kënaqësinë e Zotit, i cili ua ka caktuar qëllimet në jetë.

Nëse e marim gruan që është shtylla e shtëpisë së muslimanit, ajo në Ramazan e sfidon globalizmin, i cili ia imponon principet e veta, duke e thirrur që të ik nga sistemi klasik i familjes, i cili mbështetet në përgjegjësin e burrit dhe respektin e saj ndaj burrit, e shumë nocione tjera, me të cilat dëshiron ta rrënon familjen. Gruaja në këtë muaj, sado që është e zënë, vepron për të siguruar kafshatë të këndshme për familjen e saj, duke mos u brengosur për ate se ka disa njerëz që punën e saj në shtëpi e konsiderojnë si nënçmim të pozitës së saj.

Nëse e marim burrin dhe të zotin e shtëpisë, ai në takimet ditore me familjen e tij, lërja e punës dhe vrapimin pas kafshatës së gojës, potencon edhe më shumë principin e mëshirës dhe dashurisë, mbi të cilat bazohet familja muslimane. Ky takim ditor gjat tërë muajit reflekton rehati dhe qetësi për antarët e familjes, e sidomos fëmijëve, të cilët vuajnë nga takimet e rralla të kësaj natyre gjat tërë vitit. Sa bukur e tregon këtë poeti kur thotë:

ليس اليتيم من انتهى أبواه من همّ الحياة وخلفاه ذليلا

إن اليتيم هو الذي تلقى له أماً تخلّت أو أباً مشغولا 

Nuk është jetim, ai që prindërit e tij janë rehatuar nga brenga e jetës dhe e kan lënë të vetmuar

por jetim është ai që ka nënë, e cila e ka lërë pas dore ose babë të angazhuar

Kjo reflektohet edhe në raportet shoqërore mes anëtarëve të familjes, gjat vizitave të tyre reciproke përplot dashuri gjat Ramazanit, për të vërtetuar, rëndësinë e kapjes së muslimanëve njëri për tjetrin, gjë të cilën e potencon Islami. Kjo del në shesh në sjelljet e llojllojshme të muslimanit, e prej tyre janë:

1- Mbushja e xhamiave përplot me musliman nga gjeneratat e ndryshme. Kjo tregon barazinë mes muslimanëve. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

” الناس سواسية كأسنان المشط لا فرق بين عربي وأعجمي إلا بالتقوى “

“Njerëzit janë të barabartë, sikurse fijet e krehërit, ska dallim mes arabit dhe joarabit, përveç se në devotshmëri”.

Pastaj në hadithin tjetër tregon vlerën e xhematit duke thënë:

” ما من ثلاثة في قرية ولا بدو لا تقام فيهم الصلاة إلا قد استحوذ عليهم الشيطان . فعليكم بالجماعة ، فإنما يأكل الذئب من الغنم القاصية ” ، رواه أبو داود . 

“Nëse gjinden tre persona në një fshat ose vend, e nuk e falin namazin (me xhemat) i kaplon shejtani nga çdo anë. Kapuni për xhematin, sepse ujku e ha delen e ndarë”. (sahih, Ebu Davudi).

2- Muslimani ik nga maltretimi i vëllaut të vet musliman, qoftë edhe me fjalë. Këtë ndalesë e ka treguar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë:

” إذا كان أحدكم صائماً ، فلا يرفث ولا يجهل ، فإن امرؤ قاتله أو شاتمه فليقل : إني صائم ” ، أخرجه مسلم . 

“Nëse dikush prej jush është agjërueshëm, mos të flet fjalë imorale dhe mos të sillet si injorant, e nëse dikush të lufton ose ofendon, thuaji: unë jam agjërueshëm”. (Muslimi).

3- Muslimani nxiton të fus gëzimin në zemrën e muslimanëve, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme humanitare, duke i dhënë ushqim musafirit, ose duke u dhënë lëmoshën të varfërve. Tërë këtë e bën duke shpresuar shpërblimin e dynjasë dhe të ahiretit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

” من فطّر صائماً كان له مثل أجره ، غير أنه لا ينقص من أجر الصائم شيئ “، رواه الترمذي . 

“Kush i jep iftar agjëruesit, ka sa shpërblimi i tij, duke mos iu pakësuar aspak shpërblimi agjëruesit”. (sahih, Tirmidhiu).

Sejid Kutbi duke sqaruar gëzimin e njeriut dhe lumturinë kur u jep tjerëve thotë:

“Nga përvoja kam kuptuar se asgjë në këtë botë nuk vlen sa gëzimi shpirtëror të cilin e gjejmë kur kemi mundësi të ngushëllojmë ose gëzojmë të tjerët”.

Këtë gëzim me dhënie e kanë konfirmuar edhe shkenctarët e perendimit, mirëpo dallim i madh mes nesh dhe atyreve, sepse ata këtë dhënie e kufizojnë me disa dolar të pakët, për të lehtësuar kompleksin e mëkatit, të cilin mund ta ndien kundrejt të varfërve, andaj Robert Rajti thotë: “Nëse vëren se nuk ke mundësi të flesh nga mërzia se u është mbyllur fabrika disa punëtorëve në Srilankë, e kanë mbetur pa punë, nga shkaku i ngadalsimit që ka ndodhur me globalizmin, ka mënyra të cilat nëse i përdor do t’ia lehtësosh mërziat vetvetes. Prej këtyre mënyrave është edhe dhënia lëmosh pak para shoqatave humanitare, të cilat ndajnë ushqim shtresave më të varfura në botë”.

 

Dr. Nuha Katruxhi

Përshtati: Bekir Halimi

 

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *