MENDIM rasti në lidhje me ajet nga Kurani


Shpesh na ndodh të lexon Imami në namazet e ndryshme ajetin Kuranor:

(لَا خَيْرَ فِي كَثِيرٍ مِنْ نَجْوَاهُمْ إِلَّا مَنْ أَمَرَ بِصَدَقَةٍ أَوْ مَعْرُوفٍ أَوْ إِصْلَاحٍ بَيْنَ النَّاسِ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ ابْتِغَاءَ مَرْضَاتِ اللَّهِ فَسَوْفَ نُؤْتِيهِ أَجْرًا عَظِيمًا)[النساء: 114].

“Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e All-llahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjetër) shpërblim të madh”. (En-Nisa: 114).

Duke i lexuar shkronjat e këtij ajeti na dalin përpara shumë debate dhe shkrime bashkëkohore dhe se ky ajet shumë debate dhe shkrime të tilla i ç’vesh nga vlera e tyre dhe i gjykon si “të pavlefshme në të ardhmen”.

Analizo se si në mënyrë të veçantë, fillimi i ajetit, fjala e parë e përdorur në te, e shpreh këtë konstatim:

“Nuk ka kurrfarë dobie…”. 

Shumë thjeshtë dhe shumë qartë!

Mohon çdo të mirë nga shumica e bisedave të njerëzve, shkrimeve dhe debateve, në përjashtim të atyre që janë nozull i ahiretit dhe me të cilat njeriu përgatitet ta takon Allahun.

Pashë Allahun! Kaloje me shikimin tënd skenën e mendimit bashkëkohorë dhe do të shohësh se shumë biseda dhe mendime treten nën ajetin: “Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie”.

Harxhojnë orë të tëra në kafene të ndryshme në debate dhe mendime të degëzuara dhe detajizuara, e dëgjon xixën e parë dhe pastaj tretet në zhurmën e stërzgjatje së bisedës, kurse Allahu, subhanehu ve teala, na thotë:

“Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve.”

Ah…humbje e kohës!

Ibrahim Omer Sukran

Përktheu: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *