Sejfudin Kutzi ia kthen krenarinë Umetit Islam


Sejfudin Kutziu e vendosi të ballafaqohet me forcat tatare, andaj i dha përgjigje letrës së mbretit tatar me shpatë e jo me fjalë, duke shpallë xhihadin kundër tyre.

Sejfudin Kutzi para se të niset në betejë kundër Tatarëve në betejën e Ajnul-Xhalutit, u tha guvernatorëve të vet që hezitonin ti dilnin karshi tatarëve:

(يا أمراء المسلمين، لكم زمان تأكلون أموال بيت المال، وأنتم للغزاة كارهون، وأنا متوجه، فمن اختار الجهاد فليصحبني، ومن لم يختر ذلك يرجع إلى بيته، فإن الله مطلع عليه، وخطيئة حريم المسلمين في رقاب المتأخرين، يا أمراء المسلمين، من للإسلام والمسلمين إن لم نكن نحن).

“Emira të myslimanëve! Ka një kohë që hani nga Thesari i Shtetit (Bejtul-Mali) dhe urreni këta sulmues, por unë jam nisë të shkoj karshi tyre, kush e zgjedh xhihadin le të më shoqëron e ai që se zgjedh le të kthehet në shtëpi, por le ta di se Allahu e mbikëqyrë atë, kurse gabimi i tyre kundrejt nderit të myslimanëve i mbetet në qafë atyre që s’kanë marrë pjesë. Emira të myslimanëve! Nëse ne nuk i dalim në ndihmë Islamit dhe myslimanëve, kush do tu del në ndihmë!”.

Ky fjalim i mbushur me emocione imanore dhe bindëse, i shtyri të gjithë të qajnë deri sa u lagën mjekrat e tyre. Andaj ata duke pa kësi lidershipi hyjnor e larguan petkun e paaftësisë, ligështisë dhe dashurisë së dynjasë dhe u bënë të gjithë një rresht kundër këtij rreziku dhe armiku të madh.

Ky komandant insistoi që betejën ta fillojnë pas namazit të Xhumasë, për të përfituar nga duaja e myslimanëve dhe hatibëve në minberet e tyre.

Filloi beteja vendimtare në vendin e quajtur Ajnul-Xhalutë, e cila ishte e ashpër dhe e rëndë. Faza e parë ishte në disfavor të myslimanëve, saqë forcat tatare depërtuan deri te Çadra e Sulltanit dhe plagosën gruan e Sulltan Sjefudinit.

Atëherë Sulltan Sejfudini e hoqi helmetën dhe iu vërsul armiqve të Allahut kokëzbuluar duke bërtitu me fjalën e njohur “O Islami ynë”, “O Islami ynë”, saqë ia mbytën atin duke qenë në mesin e armiqve. Andaj e qortoi njëri prej komandantëve duke i thënë: “Pse nuk i hipe atit të filanit, sepse po të shihte dikush prej armiqve do të vritnin dhe do të shkatërrohej Islami me mbytjen tënde”.

I vendosur dhe stoik ia ktheu komandanti: “Unë isha nisur të shkoj në Xhenet, kurse feja Islame e ka Zotin i cili nuk lejon të humbë. Është vra, filani, e filani, numëroi disa mbretër mysliman por feja Islame nuk ka humbë”.

Nuk kaloi shumë kohë deri sa erdhi fitorja e Allahut, fituan myslimanët, ngadhënjeu ushtria islame, dështuan tatarët me një dështim të madh në këtë betejë në vitin 658 h. – 1260 k.

Kështu pas dy vite të dështimit të madh në Bagdad iu rikthye Umetit Islam krenaria për të kuptuar e gjithë bota mbarë se Umeti Islam mund të dobësohet, mund ta kaplon sëmundja dhe plogështia, por ajo kurrë nuk vdes dhe shumë shpejt e rikthen vendin e vet, të cilin ia ka caktuar Allahu, subhanehu ve teala, dhe e ka angazhuar që të udhëheqë mbarë njerëzimin drejt dritës së udhëzimit Hyjnor.

(Pjesë e shkëputur nga ligjerata me titull “Muslimanët dhe Gjermanët”).

Pjesa e parë: 

 

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *