Nuk janë të gjithë myslimanët terroristë e as të gjithë terroristët mysliman


Pas ndodhive të 11 shtatorit 2001, prej kur që feja Islame dhe myslimanët u bënë shënjestër e imperializmit perëndimor u përhapë një shprehje e njohur “nuk janë të gjithë myslimanët terroristë, mirëpo të gjithë terroristët janë mysliman”. Sot kur përmendet terrorizmi automatikisht nënkuptohen myslimanët. Shtëpive mediatike u interesojnë vetëm ato raste dhe vepra ku autorët janë myslimanët. Mirëpo shumë institucione relevante perëndimore, sikurse është Europoli çdo vjet i publikojnë raportet e rregullta për veprimet terroriste në zonat ku graviton ky institucion.

Europoli në fundin e vitit të kaluar publikoi një raport për veprat terroriste që janë bërë në tokat evropiane në tre vitet e fundit. 

Nga ky raport del se në vitin 2006 ka patë 498 vepra terroriste, kurse vetëm një vepër ka qenë e ndërlidhur me myslimanët, kurse veprat tjera i kanë bërë anëtarë të grupeve të ndryshme terroriste që vijnë nga radhët e të krishterëve ose ateistëve.

Në vitin 2007 prej 583 veprave terroriste vetëm katër raste kanë lidhje me myslimanët.

Në vitin 2008 prej 515 rasteve në asnjë rast nuk kanë marrë pjesë myslimanët.

E njëjta ka ndodhë edhe vitin e kaluar.

Pra, në vitet e kaluara vetëm 0,4 % të veprave terroriste që kanë ndodhë në Evropë lanë lidhje me myslimanët, kurse 99,6 % janë raste që lidhen me popuj dhe fe tjera.

Kurse sipas raporteve të FBI-së nga viti 1980 e deri më 2005 prej të gjitha veprave terroriste që janë bërë në tokën amerikane vetëm 6% të tyre kanë të bëjnë me myslimanët.

Marrë nga revista Saff, 23. prill. 2010 nr. 266

Përshtati: Bekir Halimi

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *