Unioni i parë i kompanive islame


Një grup i dijetarëve mysliman bënë një hap konkret në bashkimin e ymetit Islam dhe zgjedhjen e problemeve të tija. Hoxha i mirënjohur Vexhdi Gunejm shpalosi themelimin e “unionit të parë të kompanive islame” në botë.

Ata me këtë projekt synojnë stimulimin e mallrave që prodhohen nga kompani të myslimanëve, sigurimi i fondeve të mjaftueshme për të ngritur nivelin e jetesës së fukaraje, sigurimi i fondeve për të mbrojtur shenjtërit islame, sidomos Kudsin e okupuar.

Dr. Vexhdi Gunejmi thotë: “E nisëm këtë hap të mbështetur në ajetin Kuranor: “Kapuni që të gjithë për litarin e Allahut dhe mos u përçani” dhe nga besimi i thellë që kemi se ekonomia është nyja kryesore e jetës”.

Kjo kompani e cila në të ardhmen do të emërtohet “Unioni ndërkombëtar i kompanive islame” do të krijon kompani dhe fabrika të cilat do të llogariten si Vakëf Islamik, prej të ardhurave të tyre do të krijohen projekte të vogla për familje të varfra, për kujdes ndaj jetimëve, për bursa studentore, etj.

Ky union përveç të ardhurave nga këto vakëfe do të fiton fonde edhe nga anëtarësia e çdo kompania islame e cila do të bëhet anëtare e këtij unioni.

Ky union do të stimulon dhe përkrah edhe prodhimet e kompanive anëtare në këtë union, brenda kornizave të projektit të quajtur “stimulim i prodhimeve islame” përballë mallrave të huaja. Promovimi i këtyre mallrave do të bëhet duke u dhënë shenjë të veçantë, e cila tregon se këto mallra janë të pastra nga çdo haram.

Unioni do të kujdeset edhe për rritjen e kualitetit të prodhimeve, duke përfituar nga studimet dhe hulumtimet të cilat do ti bëjë qendra për hulumtime pran këtij unioni.

Ky union do të udhëhiqet nga pleqëria e unionit, të cilin do ta kryeson dr. Vexhdi Gunejm, kurse do të marrin pjesë edhe dijetarë, ekonomist dhe biznesmen të njohur.

Ky projekt do ta ndihmon edhe aksionin për bojkotim të mallrave që prodhohen nga kompani të cilat e ndihmojnë Izraelin.

 

Kushtet e anëtarësimit

Kushtet e anëtarësimit në këtë union janë këto:

kompania të jetë pronë e muslimanit.

Kompania që dëshiron të anëtarësohet në këtë union duhet të jap pesë mijë euro në fillim të regjistrimit.

Të jep 2% nga fitimi i tij për çdo muaj.

 

Çka fiton kompania me anëtarësimin në këtë union?

 

Unioni do tu ofron kompanive dhe fabrikave anëtare disa veçori, prej tyre:

besimin nga konsumatori mysliman.

Shenjë nga Unioni, që i siguron prioritet në blerje.

Mbrojtja nga konkurrenca e kompanive të huaja.

Përfitim nga qendra për hulumtime pranë Unionit.

Përshtati: Bekir Halimi

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *