“Islami, fe e mesatarisë”


 

“Islami, fe e mesatarisë”.

E shtunë 8/9/2012

 

Lidhja e hoxhallarëve të Shqipërisë organizoi simpozium me temën “Islami, fe e mesatarisë”.

Ligjërues të kësaj tribune ishin : hoxhë Justinian Topulli, Fitim Zekthi dhe hoxhë Bekir Halimi.

Mbi temën “Islami si një fe e mesme” të cilën e ligjëroi hoxhë Justinian Topulli ai tha se e vetmja rrugë e pranuar tek Allahu është Islami dhe bazë e mesatarisë ështe ajeti 143 në suren Bekare ku Allahu thotë  : “ Dhe kështu ju bëme juve një bashkësi e mesme…” 

Justi_843580804.jpg

Islami është norma e caktimit të mesatarisë dhe ështe i barazlarguar nga ekstremet, mesataria është caktuar nga Allahu dhe jo nga opinionet  e njerëzve .  Islami është mesatar në kuptimin e Zotit dhe shumë adhurimeve te ndryshme ngase për këtë  jemi të urdhëruar për të qenë mesatar në shumë ajete dhe hadithe tha hoxhë Topulli.

Fitimi_535024252.jpg

Fitim Zekthi, kryereadaktor i Albanianscreen i cili ligjëroi ne temën “Një optikë mbi portreizmin e Islamit në media”,  tha që mediat në Shqipëri ndjekën politikën se feja ështe e panevojshme, duke bërë shpifje nëse jo direkt atëherë indirekt dhe qëllimi i tyre është ta anashkalojnë Zotin në shoqëri dhe mos të jetë prezent në jetën  dhe mendjen  njerëzve, e me këte rast përhapin mendime liberale e që feja është jashtëkohore apo e vjetër. Ai tha se ne muslimanëet duhet të jemi sa më të përgatitur që të krijojmë universitete shumë të mira dhe media shembullore.

Bekiri_335946802.jpg

Musafirë më i veçantë ishte hoxhë Bekir Halimi nga Maqedonia i cili ligjëroi temën “Praktikimi i Islamit mestar në jetën e përditshme”, ku ai ceki disa hapësira ku ka keqkuptime të mesatarisë e të cilat kanë krijuar skaje extrme në kuptimin e ketyre fushave dhe tregoi se si duhet të jëtë mesataria. Ai dalloi këto tema të cilat janë më të prekura nga extremizmi :

1. Definicioni i Imanit

2. Bidatet

3. Politika

4. Xhihadi

5. Logjika

6. Zbatimi i fesë

7. Hoxhallarët dhe intelektualët, bashkëpunimi mes tyre

8. Muslimanët dhe komunitet myslimane.

9. Muslimanët dhe sektet e ndryshme.

10. Muslimanët dhe media.

11. Muslimanët dhe probleme shoqërore

12. Fikhu dhe medhhebet. Pra ekstremi në ndjekjen e një medhhebi dhe extremi tjetër në injorimin e tij.

13.Glorifikimi i liderëve fetare dhe injorimi i tyre.

14. Islamofobia.

Përgatit : Nexhmedin Kalisi. 

 

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *