Modestia- thjeshtësia


 

1. Të shikosh me sy të kënaqur atë që ta ka dhuruar Allahu dhe të mos trishtohesh e demoralizohesh nga frika se do t’i humbësh ato.

2. Të mos shikosh ata që i ke mbi vete por ato që i ke ndër vete, për të kuptuar se Allahu të ka dhënë begati të shumta.

3. Ta jetosh ditën ashtu si është, me gjërat e ëmbla dhe të hidhura, do ta kuptosh se dynjaja nuk meriton prej teje më shumë se kaq.

4. Të mos e teprosh në ngrënie dhe veshmbathje, por të jesh i matur, sepse drejtësia kërkohet në çdo gjë.

5. Dhënia, dhënia është thjeshtësi, të japish deri në maksimum, spontanisht, me emocione të vërteta, larg çdo shtirje, atëherë do të bësh të tjerët që i ke përreth të kuptojnë sinqeritetin tënd.

6. Të ofrosh dorën e ndihmës dhe përkrahjes secilit që ka nevojë për ty dhe me aq sa ke mundësi.

7. Ta thuash çdo herë fjalën e mirë, të shprehish emocionet e sinqerta karshi atyre që i ke përreth, ofroja gjërat që i ndiejnë si dhuratë, atëherë ato që i ke ndier do të jenë më të mëdha se dhuratat e botës.

8. Ta jetosh çdo shkronjë të kësaj domethënie që të përjetosh lumturinë, pasi që e ke jetuar jetën me modesti.

9. Të veprosh në realizimin e aspiratave dhe synimeve tuaja edhe nëse nuk arrijnë ti realizosh, je munduar, kurse realizimi është përcaktim prej Allahut.

10. Të mos qëndrosh duarkryq kur e ndjenë se ke mundësi të ofrosh shumë gjera, qoftë me lapsin apo veprën tënde dhe me çdo gjë që ke brenda.

11. Të pastrosh zemrën nga çdo njollë, sepse nëse zemra jote bartë llum, vetëm ajo vet do të dëmtohet.

12. Ti shoqërosh të dashurit tuaj në brengat dhe mërzitë e tyre, sepse ky veprim do të bëjë që ata të ndjenë se akoma në dynja ka njerëz zemërbardhë dhe të sinqertë dhe se akoma ka mirësi në dynja.

13. Kur të shohësh ku kanë arritur njerëzit ambicioz kurse ti s’ke mundur, ndjeju sikur ti ke arritur dhe lutu për suksese të atij që ka arritur, sepse me këtë ti lutesh për vete.

14. Kjo është jeta, kurse ahireti është amshueshmëria, thjeshtë jepi përparësi ahiretit që të jetosh i rehatshëm dhe të përfitosh kuptimin e modestisë.

Përktheu: Bekir Halimi

 

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *