Kush i qan sunitët e Iranit?


 

Cështja e Sunitëve në Iran është prej çështjeve të harruara ose të zhdukura nga media, madje fatkeqësisht ka një numër të madh të hoxhalla­rëve dhe veprimtarëve isla­mikë që nuk perceptojnë vuajtjet e sunitëve, të cilët paraqesin më shumë se 1/4 e banorëve të Iranit, dom­ethënë njëzet milion banor përafërsisht.

1-    Përcjellja e dijetarëve, hatibave dhe imamëve dhe kufizimi i lirisë së tyre, ndalimi i tyre nga ligjërimi dhe mësimd­hënia, madje edhe vrasja e simboleve dhe liderëve me ndikim.

2-    Mbyllja e shkollave fetare dhe ngushtimi i tyre.

3-    Përcaktimi i kufizimeve të rrepta në ndërtimin e xhamive në zonat suite, sikurse është verilindja e Iranit, Kurdistani, Melushistani, Arabistani etj.

Sa i përket kryeqytetit, Teheranit, ku sunitët paraqesin më shumë se gjysmë milioni banorë dhe në qytetet tjera të mëdha, aty sunitët nuk kanë asnjë xhami, kurse në ato qytete ka faltore për Zoroastritët, Hindusët, çifutët dhe të krishterët, e sekte të tjera.

4-    Qëndrimi i qeverisë kundrejt të drejtave politike dhe civile është një dinakëri e qartë. Edhe pse kryetari i Iranit, Ahmedi Nexhadi bëri një hap shumë të rrallë, duke caktuar një hoxhë sunit, Muhamed Is’hak Medeni, si kë­shilltar për çështjen e Sunitëve në Iran, mirëpo ata që përcjellin realitetin politik iranian mendojnë se ky caktim është një iniciativë formale dhe nuk ndryshon asgjë, por këtë hap e bëri sepse kryetari gjendet përpara një presioni të brend­shëm dhe të jashtëm dhe me këtë hap tenton të ballafaqohet me ato presione. Sunitët në Iran kanë shumë nevojë për vazhdimin e ndihmës dhe përkrahjes së vëllezërve të tyre sunitë për të thyer bllokadën, e cila është duke i ngulfatur.

Përktheu: Bekir Halimi

MARRË NGA REVISTA “EL-BEJAN”,NR. 240.   

 

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *