Spikerja e parë me mbulesë islame në programet televizive të Belgjikës


Disa raporte gazetareske treguan se do të shfaqet spikerja e parë televizive e cila do të jetë me mbulesë islame në rajonin e Flamanisë, në veri të Belgjikës.

Kanali FRT për lajme sqaroi se në Flamani spikerja Ferah do të shfaqet me mbulesë islame në kanalin televiziv Live TV, për të qenë spikerja e pare e cila del në ekranet televizive me mbulesë islame.

Gazetarja Ferah do të udhëheqë tre emisione të ndryshme, të cilat do të emetohen disa herë, kështu që ajo do të shfaqet në ekranet televizive gjer më gjashtë herë brenda ditës.

 

http://www.klmty.net/2012/09/blog-post_9515.html

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *