Mbreti dhe poeti


 

 

Një poet shkoi te mbreti për të recituar poezi para tij. Mbreti i tha: kërko çka të duash?

Poeti: a thua vallë do të më jep çdo gjë që do ta kërkoj?

Mbreti: po.

Poeti: dua që për çdo numër që e përmendi në ajetet Kuranore që do ti lexoj të më japësh nga një lirë.

Mbreti: me dashuri dhe nderë.

Poeti: Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

{ إِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ}. النحل : 22

“Zoti juaj (që meriton adhurim) është një Zot”. (En-Nahël: 22).

Mbreti i dha një dinar.

Pastaj tha: 

{ ثَانِيَ اثْنَيْنِ إِذْ هُمَا فِي الْغَارِ }. التوبة : 40

“…kur që të dy ishin në shpellë”. (Et-Teube: 40). 

Mbreti i dha dy dinar.

Tha:

{ وَلا تَقُولُوا ثَلاثَةٌ انتَهُوا } النساء : 171

“…e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju”. (En-Nisa: 171). 

Mbreti i dha tre dinar.

Tha:

{ مَا يَكُونُ مِنْ نَجْوَى ثَلاثَةٍ إِلاَّ هُوَ رَابِعُهُمْ } المجادلة : 7

“Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; …”. (El-Muxhadele: 7).

Mbreti i dha katër dinar.

Tha:

{ وَلا خَمْسَةٍ إِلاَّ هُوَ سَادِسُهُمْ }

“… e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti”. (El-Muxhadele: 7).

Mbreti i dha pesë dhe gjashtë dinar.

Tha: 

{ اللَّهُ الَّذِي خَلَقَ سَبْعَ سَمَاوَاتٍ }الطلاق : 12

“Allahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej”. (Et-Talak: 12).

Mbreti i dha shtatë dinar.

 

Tha: 

{ وَيَحْمِلُ عَرْشَ رَبِّكَ فَوْقَهُمْ يَوْمَئِذٍ ثَمَانِيَةٌ (17)} الحاقة

“e atë ditë tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd”. (El-Hakka: 17).

Mbreti i dha tetë dinar.

Tha: 

{ وَكَانَ فِي الْمَدِينَةِ تِسْعَةُ رَهْطٍ يُفْسِدُونَ فِي الأَرْضِ وَلا يُصْلِحُونَ (48)} النمل 

“E në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë”. (En-Nemël: 48).

Mbreti i dha nëntë dinar.

Tha: 

{ تِلْكَ عَشَرَةٌ كَامِلَةٌ } 196 البقرة

“…këto janë dhjetë ditë të plota”. (El-Bekare: 196).

Mbreti i dha dhjetë dinar.

Tha: 

{ إِنِّي رَأَيْتُ أَحَدَ عَشَرَ كَوْكَباً } يوسوف : 4

“O babai im, unë pashë (në ëndërr) njëmbëdhjetë yje…”. (Jusuf: 4).

Mbreti i dha njëmbëdhjetë dinar.

Tha: 

{ إِنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِنْدَ اللَّهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْراً فِي كِتَابِ اللَّهِ } التوبة : 36 

“Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e Allahut…”. (Et-Teube: 36).

Mbreti i dha dymbëdhjetë dinar.

Pastaj mbreti i tha shërbëtorëve jepni dy fish nga ajo që ka përmendur dhe dëbojeni.

Poeti tha: pse o Mbret?!

Tha: u frikova se do të lexosh ajetin:

{ وَأَرْسَلْنَاهُ إِلَى مِائَةِ أَلْفٍ أَوْ يَزِيدُونَ (147)}

“Ne (pastaj) e dërguam atë (Junusin) te njëqind mijë e më shumë”. (Safat: 147).

 

Përktheu: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *