Në mos e ndihmofshit Pejgamberin, atë e ka ndihmuar Allahu


 

Lexojeni këtë ajet dhe mendoni

 

((إِلَّا تَنصُرُوهُ فَقَدْ نَصَرَهُ اللَّهُ إِذْ أَخْرَجَهُ الَّذِينَ كَفَرُوا ثَانِيَ اثْنَيْنِ إِذْ هُمَا فِي الْغَارِ إِذْ يَقُولُ لِصَاحِبِهِ لا تَحْزَنْ إِنَّ اللَّهَ مَعَنَا فَأَنزَلَ اللَّهُ سَكِينَتَهُ عَلَيْهِ وَأَيَّدَهُ بِجُنُودٍ لَمْ تَرَوْهَا وَجَعَلَ كَلِمَةَ الَّذِينَ كَفَرُوا السُّفْلَى وَكَلِمَةُ اللَّهِ هِيَ الْعُلْيَا وَاللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ))[التوبة:40].

“Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar All-llahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: “Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne!” E All-llahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë; e fjalën e atyre që nuk besuan e bëri më të ultën, kurse fjala e All-llahut (është) më e larta. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti”. (Et-Tevbe: 40).

1- Allahu sigurisht se do ti del në ndihmë Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem edhe nëse e braktisin njerëzit.

2- Myslimanët nuk duhet të mërziten prej këtyre sulmeve që ia bëjnë Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

3- Allahu, subhanehu ve teala, i qetëson zemrat e besimtarëve me ndëshkimin e jobesimtarëve, tallës e përqeshësh.

4- Ushtria e Allahut, subhanehu ve teala, shpesh edhe nuk shihet edhe vjen nga nuk e pret njeriu.

5- Sigurisht se fjala, qëndrimi dhe vepra e kufrit, mosbesimit, çdo herë do të jetë e poshtëruar dhe e ulët.

6- Sigurisht se Fjala, Vendimi, Feja e Allahut, Pejgamberi i Tij, subhanehu ve teala, do të jenë triumfues.

7- Krejt çka ndodh ndodhë nën kontrollin dhe me lejen e Allahut, sepse Ai është Krenari dhe i Fuqishmi.

8- Çdo gjë që ndodh, edhe pse neve në shikim të parë nuk na pëlqen, ndodh me Urtësi të madhe të Allahut, subhanehu ve teala.

9- Muslimani me qetësi të madhe duhet bërë planifikimin e mbrojtjes së Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe kundërshtimin e shpifjeve dhe talljeve e ofendimeve që tentojnë tia bëjnë.

Bekir Halimi

 

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *