Kadiu dhe pijaneci


Ebu Hazim Kadiu doli nga shtëpia për të shkuar në xhami. Rrugës kalonte një njeri i dehur dhe njerëzit bërtitnin duke i thënë: pijanec, pijanec. U ndal Kadiu dhe tha: silleni njeriun. Kur e afruan, iu drejtua Kadiu dhe i tha: kush është Zoti yt, dëshiroi ta testojë.

Pijaneci ia ktheu: nuk e parashtron këtë pyetje Kadiu, Allahu e përmirësoftë, këtë pyetje e parashtrojnë Munkeri dhe Nekiri. E kaploi qeshja Kadiun dhe tha lirojeni njeriun.

Përktheu: Bekir Halimi

Urtësi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *