Si të bëjmë haxhxh të pranuar?


إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ لَهُ وَأشهَدُ أَنْ لاَ اِلَهَ اِلاَّ الله وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ وَأشْهَدُ أَنَّ محمدا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونََ 

يَاأَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمْ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالًا كَثِيرًا وَنِسَاءً وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَتَسَاءَلُونَ بِهِ وَالْأَرْحَامَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا 

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَنْ يُطِعْ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا 

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij. 

“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)

“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1) 

“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)

Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr…

Si të bëjmë haxhxh të pranuar?

All-llahu [subhanehu ve teala] ka renditur shpërblim të madh për haxhin e pranuar, kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

(..والحج المبرور ليس له جزاء إلا الجنة)

“Haxhi i pranuar, nuk ka shpërblim tjetër përveç xhennetit”. (Buhariu).

Kurse haxh i pranuar (haxh mebrur) doemthënë: haxhi ku njeriu mundohet të bëjë sa ma shumë të mira, sepse fjala bamirësi (birr) i kaplon dy kuptime:

1- Bamirësi dhe përkujdesje ndaj njerëzve, kurse e kundërta është keqsjellja, kurse në hadith ka ardhur:

(البر: حسن الخلق)

“Bamirësi është sjellja e mirë”. (Muslimi).

(قالوا: ومــا بر الحج يا رسول الله -صلى الله عليه وسلم-؟ قال: إطعام الطعام وإفشاء السلام)

Kurse në Musnedin e Imam Ahmedit qëndron: “Cka është bamirësia e haxhit, o Resulull-llah? Tha: dhënia ushqim nevojtarit dhe përhapja e selamit”. (hadithi është sahih, tra. Ahmedi)( shejh Albani [rahimehull-llah] thotë se hadithi është hasen. Shiko: “es-sahiha”, hadithi nr. 1264.)

2- Të zgjerohesh në respekte dhe cilësitë e devotshmërisë, kurse e kundërta është mëkati. Në këtë kontekst është edhe ajeti Kur’anor:

((أََتَاًمُرُونَ النَّاسَ بِالْبِرِّ وَتَنسَوْنَ أََنفُسَكُمْ))[البقرة: 44]

“A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?”. (El-Bekare: 44).

Kurtubiu thotë: Fjalët që janë thënë si koment i kësaj fjale janë me kuptim të përafërt, që domethënë se haxh i pranuar është haxhi, të cilit të gjitha rregullat i janë zbatuar dhe është bërë në formën më të plotë.( Shiko: “Fethul-Bari”, 3/487.)

Nga kjo që tham na bëhet e qartë se nuk është secili haxh i pranuar, por siç i ka thënë Ibn Omeri [radijall-llahu anhuma] Muxhahidit, kur ky i ka thënë: sa shumë haxhinjë: haxhinjtë sa të pakët janë, por thuaj sa shumë udhëtar kanë ardhur”.( Musenefu i Abdur-Rezakut, nr. 8836.)

Pasiqë njerëzit nuk janë të barabartë në kryerjen e haxhit, do të mundohemi të sqarojmë gjërat më të rëndësishme që i ndihmojnë haxhiut që të ketë haxh të pranuar.

Një: Sinqeritet dhe pasim. 

Sepse asnjë vepër nuk është e saktë e as e pranuar po nuk i përmbushi këto kushte:

1- Sinqeritetin. Domethënë këtë vepër ta bëjë për hirë të All-llahut, sepse All-llahu [subhanehu ve teala] në hadith kudsi thotë: “Unë jam pa i panevojshmi për ortak. Kush bën ndonjë vepër dhe më bënë Mua ortak ndokend në këtë vepër, e lë atë njeriu dhe ortakun që ma ka bërë”. (Muslimi).

Nga ana tjetër Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka bërë të kundërtën duke u lutur: “All-llahu im, më mundëso të bëjë haxh, në të cilin nuk ka syefaqësi”. (hadithi është sahih, tra. Ibn Maxheja).

2- Pasimi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në të gjitha veprat e Haxhit, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush bën një vepër e cila nuk është prej asaj që e kemi bërë ne, ajo është e refuzuar”. (Muslimi). Andaj edhe thoshte: “Merni prej meje haxhin tuaj, sepse nuk e di se a do të bëjë haxh tjetër pas këtij”. (Muslimi). Këtë gjë shumë mirë e kanë kuptuar sahabet, andaj patë thënë Omer Faruku, gjatë puthjes së gurit të zi: “Unë e di se ti je gurë, nuk bën as dëm e as dobi, po mos ta kisha parë Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke të prekur, nuk do të kisha prekur”. (Buhariu).

Dy: Përgaditja për haxh. 

Përgaditja e besimtarit për në haxh është prej gjërave më të rëndësishme që i ndihmojnë në kryerjen e haxhit ashtu siç duhet dhe ta ketë haxhin e pranuar. Ndoshta gjërat më të rëndësishme në të cilat duhet të përgaditet haxhiu janë këto që vijojnë:

1- Përmirësimi i raportit me All-llahun [subhanehu ve teala] me teube të sinqertë dhe sipas kushteve të saja.

2- Kërkimi i ndihmës dhe suksesit prej All-llahut, shprehja e varfurisë dhe nevojës për Te, e frikës dhe shpresës, sepse ashtu siç është e rëndësishme përgaditja për në haxh, ashtu është e nevojshmë që mos t’i mbështetemi qindpërqind mjeteve materiale në këtë drejtim.

3- Të kërkon hallall për gabimet që ka pasur mundësi t’i ketë bërë, tua sqaron emanetet që i ka marur për sipër, t’i lajë borxhet ose të kërkon leje prej borxhlive, sidomos prej atyreve që njihen si njerëz që kujdesen për pasuri dhe e kërkojnë vazhdimisht borxhin e dhënë.

4- Ta shkruan vasijetin, sepse udhëtimi është i gjatë dhe njeriu mund t’i eksponohet ndonjë rezikut gjatë këtij udhëtimi.

5- Të përgaditë aq të holla sa i mjaftojnë familjes deri në ditën kur do të kthehet, t’i këshillon anëtarët e familjes që të jenë të mirë, ta lë zëvendës ndoken që do të kujdeset për famijlen e vet, që të jetë i shlirë nga të gjitha obligimet gjatë kryerjes së haxhit.

6- Të zgjedh shalë të mirë dhe pasuri hallall, sepse pasuria haram pengon përgjigjen e lutjeve. Tani jemi duke jetuar në një kohë kur është përhapur me të madhe pasuria haram, një sasi e pasurisë është e dyshimtë, andaj secili njeri duhet t’i frikësohet All-llahut dhe të përkujton hadithin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

(إن الله طيب لا يقبل إلا طيباً)(13).

“All-llahu është i Mirë, i Pastërt, dhe e do të mirën dhe të pastrën”. (Muslimi).

Eshtë e pëlqyeshme që njeriu të mer me vehte sa ma shumë pasuri që të mos të ketë nevojë prej tjerëve por të mund tu ndihmoj atyre. Duhet të zgjedhë shokë të mirë të cilët do t’i ndihmojnë kur të dobësohet, e përkujton kur të harojë, e mësojnë kur nuk e di ndonjë gjë, e urdhërojnë në të mirë dhe e ndalojnë nga e keqja. Njeriu duhet patur kujdes nga shoqërimi i dy lloje të njerëzve:

a) shoqërine e keqe, e cila e udhëheq në mëkate dhe i ndihmon në veprat e kota, dhe

b) shoqëri dembele të cilët e kalojnë kohën në gjëra të padobishme për në ahiret.

7- Mësimi i rregullave dhe vendimeve të Haxhit, njohja e rregullave të udhëtimit, sa i përket shkurtimit dhe bashkimit të namazit, marjes së tejemumit, dhënja mes’h mesteve, etj, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

(من يرد الله به خيراً يفقه في الدين)(14).

“Kujt ia dëshiron All-llahu të miren, ia mëson fenë”. (Buhariu).

Në këtë drejtim i ndihmon shoqërimi i librave ose kasetave, ose dijetarëve të cilat ua sqarojnë haxhin, ose njerëz të cilët i dijnë mirë ato vende.

Tre: Të ndiesh realitetin e haxhit dhe qëllimin e tij. 

Nëse njeriu kupton realitetin e haxhit, urtësitë dhe sekretet për të cilat janë përcaktuar ato adhurime, pa dyshim se këto i ndihmojnë që të ketë haxh të pranuar. Pasiqë zbatimi i tyre i ngjan hushusë në namaz. Ai i cili ka hushu më të madhe në namaz, namazi i tij është më i vlefshëm. E njejta gjë vlen edhe me haxhin, aq sa ma shumë njeriu kupton realitetin dhe shpirtin, urtësitë dhe qëllimin e haxhit, i shfrytëzon këto njohuri si mjete për të vërtetësuar besimin dhe sjelljen e vet, aq ma shumë do të jetë i pranuar, me shpërblim dhe përfitim më të madh. Këtë nuk ka mundësi ta arrijë, njeriu i cili nuk e ka përgaditur vetveten, nuk kalon kohë në mendim dhe kërkim të sekreteve dhe urtësive të haxhit. Njeriu i cili kështu nuk i kupton këto gjëra kam frikë se haxhi i tij do të jetë një përzierje mes turizmit dhe lodhjes, e asgjë tjetër.

Prej urtësive dhe qëllimeve kryesore, të cilat duhet t’i ndienë haxhiu janë:

1- Realizimi i takvallëkut.

Pra, ky është qëllimi i haxhit, andaj edhe i gjejmë të ndërlidhura fort ajetet e haxhit me takvallëkun. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

((وَأََتِمُّوا الحَجَّ وَالْعُمْرَةَ لِلَّهِ..وَاتَّقُوا اللَّهَ..))[البقرة: 196]

“E kryeni haxhin dhe umren për hir të All-llahut, … Pra keni dro All-llahun dhe dine se All-llahu është ndëshkues i rreptë”. (El-Bekare: 196).

((وَتَزَوَّدُوا فَإنَّ خَيْرَ الزَّادِ التَّقْوَى..)) [البقرة: 197].

“Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni dronë Time”. (El-Bekare: 197).

2- Rrënjosja e tevhidit në zemër dhe përforcimi i tij.

Haxhi përqendrohet në pastrimin e nijetit dhe bërjen e kësaj vepre vetëm për All-llahun. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

((وَأََتِمُّوا الحَجَّ وَالْعُمْرَةَ لِلَّهِ)) [البقرة: 196]

“E kryeni haxhin dhe umren për hir të All-llahut…”. (El-Bekare: 196).

((فَاجْتَنِبُوا الرِّجْسَ مِنَ الأَوْثَانِ وَاجْتَنِبُوا قَوْلَ الزُّورِ (30( حُنَفَاءَ لِلَّهِ غَيْرَ مُشْرِكِينَ بِهِ..)) [الحج: 30، 31]

“…pra largohuni nga ndytesitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse. Duke qenë të sinqertë në besim ndaj All-llahut, dhe duke mos i përshkruar Atij shok,…”. (El-Haxhxh: 30-31).

Kurse në telbijen, e cila është simboli i haxhit, thuhet:

(لبيك اللهم لبيك، لبيك لا شريك لك لبيك، إن الحمد والنعمة لك والملك، لا شريك لك)

“Të përgjigjem o All-llahu, të përgjigjem, të përgjigjem Ty, i cili ske ortak, Ty të përgjigjem. Falënderimi, dhuntitë dhe mbretëria Ty të takojnë, Ti je pa ortak”. (Buhariu).

Poashtu haxhi potencon veçimin e pasimit të Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe mos rënia në shirk të pasimit, pasiqë nuk ka mundësi të bëhen adhurime gjatë haxhit sipas epsheve dhe mendjes së njeriut, por duhet marur haxhin tonë nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

3- Madhërimi i simboleve dhe ndalesave të All-llahut.

Prej qëllimeve dhe urtësive më të dukshme të haxhit është edhe edukimi i njeriut në kosiderimin e simboleve dhe ndalesave të All-llahu si gjëra të mira, nderimi dhe respekti i tyre dhe pasja frikë nga prekja ose shkelja e tyre. All-llahu [subhanehu ve teala] gjatë ajetevetë haxhit e thotë edhe këtë:

((ذلِكَ وَمَن يُعَظِّمْ شَعَائِرَ اللَّهِ فَإنَّهَا مِن تَقْوَى القُلُوبِ)) [الحج: 32]..

“Kjo ëhtë kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave”. (El-Haxhxh: 32).

4- Edukimi në vyrtyte të larta dhe moral fisnik. Prej këtyre vyrtyteve është kjo që vijon:

a) Ndershmëri. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: 

((الْحَجُّ أَشْهُرٌ مَّعْلُومَاتٌ فَمَن فَرَضَ فِيهِنَّ الحَجَّ فَلا رَفَثَ..)) [البقرة: 197]

“Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje”. (El-Bekare: 197).

Kurse er-refethu është: kontakti seksual dhe gjërat që të nxitin në te, qofshin fjalë ose vepra.

b) Përmbajtja e vetvetes dhe lërja epolemikës dhe kacafytjes. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

((ولا جِدَالَ فِي الحَجِ)) [البقرة: 197]

“…as nuk duhet shkaktuar grindje”. (El-Bekare: 197).

Kurse Atau [rahimehull-llah] thotë: xhidal është të polemizosh me vëllaun tënd derisa ta hidhërosh ose të hidhëron. Mirëpo siç duket qëllimi nga ky ajet është ndalimi i llojit të grindjes së urrejtur, që është kundërshtim dhe kacafytje pa dobi fetare.

c) Butësi, urtësi dhe qetësi. Kur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dëgjoi zhurmë dhe rahje të kafshëve në Muzdelife tha:

(أيها الناس: عليكم بالسكينة؛ فإن البر ليس بالإيضاع (يعني الإسراع))

“O ju njerëz. Jini të qetë, sepse nuk është bamirësi nxitimi i kafshëve”. (Buhariu).

d) Mohimi i egos tënde dhe përzierja me grupin. 

Në haxh njeriu e mohon egon e vet, nuk e veçon vetveten me asgjë, përzihet me vëllezërit e vet, haxhinjë, qoftë në veshmbathje, në thënje, në vepra vullnetare dhe në punë.

e) Edukohet njeriu në marje përsipër të gabimeve. 

Kjo del në shesh gjatë fidjeve të cilat duhet t’i paguajë ai që bënë gabim gjatë haxhit.

f) Edukohet njeriu në modesti.

Kjo del në shesh në unifikimin mes të gjith haxhinjve, qoftë në adhurime ose në vende, largimi i dallimeve materiale mes tyre, siç është gjuha, gjaku ose pasuria. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në hutben e tij, gjatë haxhit lamtumirës tha:

(يا أيها الناس: ألا إن ربكم واحد، وإن أباكم واحد، ألا لا فضل لعربي على عجمي، ولا لعجمي على عربي، ولا لأحمر على أسود، ولا لأسود على أحمر إلا بالتقوى)

“O ju njerëz. Dijeni se Zoti juaj është Një, babai juaj është një. Dijeni se s’ka vlerë arabi mbi të huajin, e as i huaji mbi arabin, as i kuqi mbi të ziun e as i ziu mbi të kuqin, përveç se në devotshmëri”. (hadithi është i ëvrtetë, tra. Tirmidhiu).

g) Edukohet njeriu në të gjitha llojet e durimit.

Pasiqë gjatë haxhit njeriu e lidh në pranga vehten nga epshet, duke i lënë ndalesat e ihramit, duke u larguar nga disa gjëra që janë të lejuara jashta kohës së iharmit, e lodhë dhe i jep vështirësi, për të zbatuar urdhërat e All-llahut që ta bëjë sa ma mirë dhe që ta plotësojë haxhin. Kjo e shtyen njeriun t’i lëjë mëkatet, t’i zbaton veprat e mira dhe të duron vështirësitë për këtë qëllim.

h) Edukohet njeriu në bujari dhe fisnikëri. Kjo është e qartë gjatë harxhimeve të cilat i shpenzon njeriu për të kryer haxhin.

5- Ta kujton ditën e Ahiretit.

Haxhi ia përkujton njeriut ditën e Ahiretit dhe gjendjet e asaj dite madhështore në mënyrë shumë të qartë. Kjo del në shesh nga kjo që vijon:

1- Dalja nga shtëpia dhe ndarja nga familja, kjo ia përkujton ndarjen prej tyre kur ti del shpirti e të del nga kjo dunja për në ahiret.

2- Cveshja nga çdo rrob e qepur dhe e zbukuruar, ia kujton qefinin dhe daljen e njerëzve nga varri ditën e Kijametit të çveshur, të zbathur dhe të pasynetuar.

3- Udhëtimi dhe lodhja e udhëtimit, i akujton njeriut vështirësinë dhe ngushtësinë në ditën e Mahsherit, saqë adë ditë do të ketë njerëz të cilët do të fudnosen në djersët e veta.

6- Edukohet njeriu në dorëzim dhe nënshtrim ndaj All-llahut.

Njeriu gjatë haxhit edukohet në dorëzim, nënshtrim dhe respekt absolut ndaj All-llahut [subhanehu ve teala], qoftë në vet veprat e haxhit, siç është xhveshja nga rrobat e qepura, dalja nga veshmbathja e zbukuruar, tavafi, sa’ji, qëndrimi në Arafat, hedhja e gurëzve, qëndrimi dhe buajtja në Mina, rruarja e kokës ose qethja e flokëve, etj, vepra të cilat nuk kuptohen qartë, por është, thjeshtë, zbatim i urdhërave të All-llahut, ku njeriu nuk ka dobi ose interes të dukshëm, qoftë në ato çka përmbajnë këto vepra në brendësinë e tyre: përkujtim të kohës së Ibrahimit [alejhis-selam], dhe ajo që pason si nënshtrim, respekt dhe dhënie përparësi dashurisë dhe kënaqjes së All-llahut [subhanehu ve teala] para dëshirave dhe epsheve të veta.

7- Thellësim i vëllazërisë së imanit dhe unitetit islamik.

Mblidhen të gjith haxhinjtë në një vend edhe pse dallojnë mes tyre në gjuhë, ngjyrë, vend, dhe nacionalitet. Mblidhen në një vend, në një kohë, në një pamje, me një thënje, dhe me një qëllim që është: besimi në All-llahun, zbatimi i urdhërave të All-llahut dhe largimi prej ndalesave të All-llahut. Kjo shkakton dashuri mes tyre dhe bëhet shtyrës që të njihen mes vehte, t’i ndihmojnë njëri tjetrit, të mendojnë, të këshillojnë, të ndërrojn përvoja dhe eksperienca, të cilat i nxisin ta marin përsipër bartjen e kësaj feje që i ka tubuar dhe të punojnë që ta ngrisin edhe ma lartë.

8- Lidhja e haxhinjve me të parët e tyre.

Veprat e haxhit bartin në brendësinë e tyre kujtime të lashta, nga hixhreti i Ibrahinmit [alejhis-selam] dhe gruas e birit të tij të vogël në Hixhaz, pastaj tregimi i urdhërimit që ta therrë djalin e vet, pastaj ndërtimit të Qabes, pastaj lajmërimit të njerëzve për në haxh, deri te ardhja e Pejgamberit tonë, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Pastaj kujtimi i haxhit lamtumirës, ku morën pjesë në këtë haxh ma shumë se njëqind mijë sahabe e u tha: “Merne nga unë haxhin tuaj”. Pastaj erdhën shekujt e ardhshëm islamik deri në kohën e sodit, ku numri i haxhinjve ia kalon dy milion njerëzve. Kjo ia përkujton haxhiut ata shekuj dhe ata njerëz që kanë vizituar këtë vend para tij. I kujtohet konflikti në bazë të besimit që ka ndodhur mes besimdrejtëve dhe idhujtarëve. U kujtohen sakrificat e mëdha të besimdrejtëve, qofshin në shpirt, autoritet, ose pasuri. Ua kujton inatin e mushrikëve, zullumin dhe padrejtësinë dhe mbrojtjen e intereseve dhe epsheve të veta, që të kuptojë shkaqet e shpëtimit e të veprojë sipas tyre dhe të kuptojë shkaqet e shkatërrimit, e të largohet nga ato vepra. Ta konsideron vetveten vazhdimësi e të shpëtuarve dhe armik i kriminelëve, të jetë i bindur se fundi i takon të devotshmive. Pasiqë ata kanë qenë këtu dhe kanë shkuar, duhet të mësojmë se edhe ne do të shkojmë siç kanë shkuar ata, do të shkojmë te All-llahu, e nëse dëshirojmë të shpëtojmë atëherë le të kapemi për devotshmërinë.

9- Sa ma tepër duhet të bëjmë dhikër.

Nëse ndalemi dhe mendojmë rreth haxhit do të shohim se ai përbëhet nga telbijeja, lutjet, dhikri, etj. Kush i lexon ajetet dhe hadithet që flasin rreth haxhit do të sheh se përmendja e All-llahut është njëri nga qëllimet dhe synimet më të mëdha të haxhit. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

((فَاذْكُرُوا اللَّهَ عِندَ المَشْعَرِ الحَرَامِ)) [البقرة: 198]

“E kur të derdheni (hiqeni) prej Arafatit, përmendeni All-llahun në vend të shenjtë (Muzdelife), përmendeni Atë, ashtu si u ka udhëzuar Ai, sepse më parë ishit të humbur”. (El-Bekare: 198).

Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(إنما جعل الطواف بالبيت، وبين الصفا والمروة، ورمي الجمار: لإقامة ذكر الله في الأرض)

“Eshtë bërë tavafi rreth Qabes, ecja mes Safasë dhe Merves dhe gjujtja e gurëve për tëngritur përmendjen e All-llahut mbi tokë”. (hadithi është sahih, Tirmidhiu).

10- Edukohet njeriu në rregull dhe korrektësi.

Haxhi ka përkufizime dhe kufinjë të cilat nuk i lejohen haxhiut t’i kalojë ose mos ti respektojë. Kjo gjë e mëson të respektojë rendin dhe të kujdeset për te, e edukon në korektësi, duke i zbatuar urdhërat dhe duke u larguar nga ndalesat. Ka shumë argumente që e argumentojnë këtë që e themi.

11- Dobi tjera.

Ka edhe shumë dobi tjera të kësaj bote dhe të ahiretit, individuale dhe kolektive, saqë nuk ka mundësi të numërohen. Në këtë aludon shprehja e dobive në mënyrë të pashquar, në ajetin:

((لِيَشْهَدُوا مَنَافِعَ لَهُمْ)) [الحج: 28]

” (vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre…”. (el-Haxhxh: 28).

E lusim All-llahun që të na udhëzojë dhe të na shkruaj fitim sa ma të madh nga haxhi.

Katër: Kujdesu e mos bën mëkate dhe gabime.

Haxhiu nuk mund të bëjë haxh të pranuar nëse nuk largohet nga mëkatet dhe nëse nuk kujdeset që të jetë sa ma larg tyre, edhe pse mëkatet janë të ndaluara në çdo kohë, mirëpo në kohë të haxhit edhe ma tepër ndalohen.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

((الْحَجُّ أَشْهُرٌ مَّعْلُومَاتٌ فَمَن فَرَضَ فِيهِنَّ الحَجَّ فَلا رَفَثَ وَلا فُسُوقَ وَلا جِدَالَ فِي الحَجِ)) [البقرة: 197]

“Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. Cka punoni nga e mira All-llahu di për to. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni dronë Time”. (El-Bekare: 197).

Krejt kjo nga shkaku i nderimit të vendit dhe kohës. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

((وَمَن يُرِدْ فِيهِ بِإلْحَادٍ بِظُلْمٍ نُّذِقْهُ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ)) [الحج: 25]

“…dhe, kushdo që të përpiqet të bëjë ndonjë të keqe a ndonjë mëkat, në te (Qabe), Ne kemi për t’ua shijuar një dënim të idhët”. (El-Haxhxh: 25).

Pra ky është kërcënim prej All-llahut për ate që vetëm mendon për të bërë keq, vallë çka e pret atë njeri i cili vetëm se i bënë këto të këqija?!

Nëse ndalemi dhe mendojmë rreth haxhinjve tanë do të shohim se ata bëjën shumë mëkate gjatë haxhit. Krejt këto burojnë nga imani i dobët, mos frika nga All-llahu, mos nderimi i shenjtërisë së vendit dhe kohës, mosnjohja e sherijatit dhe pasimi i adeteve dhe zakoneve. Ndoshta gabimet dhe mëkatet më të përhapura gjatë haxhit janë këto:

– bërje gabime gjatë ihramit, me dashje ose pa dashje,

– pengimi i muslimanëve me fjalë ose vepra,

– moskëshillimi dhe mosurdhërimi në të mirë e ndalimi nga e keqja,

– vonimi i namazit nga koha e vet,

– përgojimi,

– bartja e fjalëve,

– bisedat e kota,

– polemikat e panevojshme,

– harxhimi i tepërt ose kopracia e madhe,

– moskujdesi me ushqimin,

– sjellja e keqe, 

– mosdhënia rëndësi mëkateve,

– mosulja e shikimit,

– dëgjimi i gjërave që janë të ndaluara,

– shtyerja me gra ose me burra,

– zbulimi i grave gjëra që nuk janë të lejuara që të zbulojnë,

– nxitimi ose vonimi i adhurimeve të haxhit nga koha e caktuar me sherijat,

– mosdhënia rëndësi kufinjve, jashta të cilave nuk mund të kryen adhurimet e haxhit, etj.

Sa i pafat është ai njeri, i cili harxhon pasuri, mund, lodhje e kthehet me mëkate dhe hidhërim të All-llahut.

Pesë: përpjekja për të bërë sa ma shumë ibadet dhe shfrytëzimi maksimal i kohës.

Ajetet e haxhit japin sinjale që robi ti shton veprat e mira në kohën e kryerjes së haxhit. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

((وَمَا تَفْعَلُوا مِنْ خَيْرٍ يَعْلَمْهُ اللَّهُ وَتَزَوَّدُوا فَإنَّ خَيْرَ الزَّادِ التَّقْوَى)) [البقرة: 197] 

“…Cka punoni nga e mira All-llahu di për to. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni dronë Time”. (El-Bekare: 197).

Këto që do t’i përmendim në vijim janë veprat më të rëndësishme që duhet t’i kemi para sysh gjatë kryerjes së haxhit:

1- Veprat e zemrës. Siç është sinqeriteti, dashuria, mbështetja, frika, shpresa, nënshtrimi, shprehja e varfurisë para All-llahut, vërtetësi në lutje dhe kërkesë, pendimi, durimi, kënaqësia, qetësia etj. Këto janë veprat më të rëndësishme të cilave duhet tu jep rëndësi besimtari, pasiqë i tërë Islami mbi to ngritet. Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: “Kush mnedon rreth argumenteve të sherijatit e kupton lidhjen e ngushtë mes veprave të gjymtyrëve dhe veprave të zemrës dhe se ato nuk bëjnë dobi pa to”. (Shiko: “Bedaiul-Fevaid”, 3/330.)

2- Leximi i Kur’anit, bërja dhikër dhe istigfar. All-llahu [subhanehu ve teala] i ka urdhëruar haxhinjtë që ta përmednin dhe të bëjnë istigfar në shumë ajete dhe hadithe. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(ما أهل مهل ولا كبر مكبر قط إلا بُشّر)

“Cdo herë që thotë njeriu: la ilahe il-lall-llah ose All-llahu ekber, përgëzohet”. (hadithi është hasen, shiko: “sahih Xhamius-sagir”, nr. 5569).

3- Bërja mirë. Ibn Rexhebi [rahimehull-llah] thotë: “prej veprave më përmbledhëse të bamirësisë për të cilat ka nevojë haxhiu është ajo me të cilën e ka porositur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] Eba Xhurej el-Huxhejmiun duke i thënë:

(لا تـحـقــــرن مـن المـعروف شيئاً ولو أن تفرغ من دلوك في إناء المستسقي، ولو أن تعطي صلة الحبـل، ولو أن تعـطـي شِـسْـع الـنـعل، ولو أن تنحي الشيء من طريق الناس يؤذيهم، ولو أن تلقى أخاك ووجهك إليه مـنـطـلــق، ولو أن تلقى أخاك المسلم فتسلم عليه، ولو أن تؤنس الوَحشان في الأرض)(22)

“Mos nënçmo asnjë vepër të mirë, edhe poqëse është derdhje e ujit nga kova në enën e atij që mer ujë, ose po të japish litar, ose po të japish perin e këpucës, ose po të largosh ndonjë pengesë nga rruga e njerëzve, ose ta takosh vëllaun tënd me fytyrë të buzëqeshur, ose ta takosh vëllaun tënd e ti japish selam, ose ti shoqërosh të brengosurit në tokë”. (hadith sahih, tra. Ahmedi).

قيل: يا رسول الله، من أحب الناس إلى الله؟ قال: (أحب الناس إلى الله أنفعهم للناس).

I thanë Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: cili njeri është më i dashur te All-llahu? Tha: njeriu më i dashur te All-llahu është ai që më së shumti u bënë dobi njerëzve”. (hadithi është hasen, tra. Taberaniu).

4- Të thërrasish në rrugë të All-llahut. Injoranca është shumë e përhapur ndërmjet haxhinjve, ata bëjnë shumë bidate, gabime dhe mëkate. Kjo ua bënë detyrë atyreve që din, që t’i këshillojnë, t’i udhëzojnë, t’i urdhërojnë në të mirë dhe t’i largojnë nga e keqja me urtësi, këshilla të mira dhe polemikë të mirë.

Shuxha ibn Velidi thotë: Isha duke bërë haxhin me Sufjanin, nuk i ndalej gjuha duke urdhëruar në të mirë dhe duke larguar nga e keqja”.( Shiko: “Siretu a’lamin-nubela”, 7/259.)

5- Lutja dhe kërkesa prej All-llahut. Haxhi është sezonë e madhe e lutjes dhe kërkesës, andaj duhet shfrytëzuar maksimalisht. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

(خير الدعاء دعاء عرفة)

“Duaja më e mirë është duaja e Arafatit”. (Hadithi është sashih, tra. Tirmidhiu).

وقال : (الحجاج والعمار وفد الله، دعـــاهـــم فأجابوه وسألوه فأعطاهم)(25).

“Haxhinjtë janë delegacion të All-llahut, i ka thërritur i janë përgjigjur, kërkojnë prej Tij, kurse Ai u jep”. (hadithi është sahih, shih: Sahih xhamius-sagir”, nr. 3173).

Gjashtë: përqëndro…përqëndro.

Argument se haxhi i një njeriut është pranuar është përqëndrimi i haxhiut pas haxhit, zbatimi i adhurimeve dhe largimi nga ndalesat. Hasan Basriu thotë: 

(الحج المبرور: أن يرجع زاهداً في الدنيا، راغباً في الآخـــرة، ويشهد لذلك قوله (تعالى): ((وَالَّذِينَ اهْتَدَوْا زَادَهُمْ هُدًى وَآتَاهُمْ تَقْوَاهُمْ)) [محمد: 17]).

“Haxh i pranuar është që të kthehesh asket ndaj dunjasë dhe lakmues ndaj ahiretit. Këtë e argumenton ajeti: “Kurse ata që e gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe me udhëzimin në rrugën e drejtë dhe u ofron mundësi të jenë edhe më të matur”. (Muhammed: 17)”.

Andaj, vëllau im i nderuar kujdesu që mos të rrënosh atë që ke ndërtuar, mos të shpërndashë atë që kë mbledhur, mos të harxhoshë atë që ke fituar, e të devijosh pas udhëzimit e të ndytesh pas pastrimit.

Përkujto se haxhi i shkatërron mëkatet e mëparshme dhe se me haxhin tënd kthehesh i pastërt nga mëkate si dita që të ka lindur nëna, andaj, ke kujdes, mos e tako All-llahun me mëkate pas kësaj dhuntie. Hap fletë të re të jetës tënde me All-llahun, mbushe me vepra të mira, kurse titulli i saj është përqëndrimi. All-llahu na ka në Duar të Veta.

Shqipëroi me disa ndryshme të vogla: Bekir Halimi

Fejsal ibn Ali El-Budani,

Publikimi i parë: 16.2.2001

 

Hutbe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *