Grumbullimi i shumë adhurimeve në dhjetët ditët e Dhul-Hixhes


Grumbullimi i shumë adhurimeve në dhjetët ditët e Dhul-Hixhes

Imam Ibën Haxheri, rahimehullah, në librin e tij “Fet’hul-Bari” gjatë komentimit të hadithit që flet për vlerën e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes, thotë:

” والذي يظهر أن السبب في امتياز عشر ذي الحجة لمكان اجتماع أمهات العبادة فيه، وهي الصلاة والصيام والصدقة والحج، ولا يتأتّى ذلك في غيره”.

“Sipas meje shkaku pse Allahu, subhanehu ve teala, ka dalluar dhjetë ditët e Dhul-Hixhes, është grumbullimi i adhurimeve kryesore në këto ditë, e ato janë: namazi, agjërimi, sadakaja dhe haxhi, dhe këto adhurime në këtë formë nuk grumbullohen në ditët tjera”.

 

Urtësi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *