Myzhde dhe Sihariq


Myzhde dhe Sihariq

 

Me ndihmën e Allahut dhe përkrahjen prej Tij arritëm me sukses që ta përmbyllim projektin “Ti dalim në krah Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem”.

E shfrytëzoj rastin që të falënderoj të gjithë ata që ishin pjesë e këtij projekti me kontributin e tyre material, me sugjerimet e tyre, me reklamimin e projektit, me redaktimin e librit, me shtypin, me dizajnin dhe me çdo formë të kontributit.

Allahun e Madh e lus që tu jep bereqet, mirësi dhe mbarësi të gjithëve që ishin pjesë e këtij projekti, tua çelë dyert e hairit, t’i ruan nga çdo e keqe, tua shton pasurinë dhe tua ruan dhe udhëzon fëmijët dhe familjen!

Me këtë prononcim dëshiroj që publikisht ta shpalli të mbyllur këtë fushatë dhe aksion dhe të tregoj se shuma e duhur për botimin e librit është plotësuar dhe se nuk pranojmë më donacione për këtë projekt.

 

Libri ka hyrë në shtypshkronjë, kopjet e para kanë dalë dhe do të botohen 100.000 kopje të librit me titull “I tillë ishte Muhamedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem”, i cili është përkthyer në gjuhën maqedonase dhe është në proces përkthimi në gjuhën gjermane, italiane, finlandeze, turqishte, etj.

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *