Edukata e larjes së dhëmbëve


 

Shumë shekuj më parë, në një kohë kur në shkretëtirë nuk kishte as ujë, e të mos flasim për kushte tjera, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i mëson myslimanët të kujdesen për dhëmbët e tyre dhe i urdhëron ti lajnë dhëmbët, jo një herë në ditë, por për çdo namaz, me çdo abdest, në mëngjes, kur bonte në gjumë dhe kur zgjohej natën.

Të gjitha këto kohëra të larjes së dhëmbëve na i tregojnë hadithet e ndryshme të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Prej tyre janë edhe këto:

Na rrëfen Ebu Hurejre, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Po të mos ia rëndoi umetit tim, ose njerëzve, do ti urdhëroja të përdorin misvakun (lajnë dhëmbët) për çdo namaz”. Buhariu

Gjithashtu na rrëfen Ebu Hurejre, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Po të mos ia rëndoi umetit tim do ti urdhëroja të përdorin misvakun (lajnë dhëmbët) për çdo abdes”. (Ebu Davudi, Sahih).

Aisheja, radijallahu anha, na rrëfen se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Përdorimi i misvakut është pastrim i gojës dhe fitim i kënaqësisë së Allahut”. (Nesaiu, Sahih).

Fatkeqësisht edhe pse i kemi këto hadithe dhe shumë të tjera që nuk arrita t’i përmendi në këtë shkrim, përsëri e vërejmë se tek myslimanët nuk është instaluar me aq sa duhet kjo kulturë.

Bekir Halimi

 

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *