Sadakaja në këtë dhjetësh të bekuar


Shfrytëzoje këtë dhjetësh mes tjerash edhe për të shpërndarë sadakanë. Ti kur i jep një të varfëri sadaka, ose ndihmon materialisht për ndonjë xhami, ose jep kontribut material për ndonjë aktivitet humanitar, ose për ndonjë libër, ose për ndonjë aksion të davetit, ti me këtë je duke i dhënë më Bujarit, më Fisnikut, i cili të mirën e kthen me edhe më të mirë, siç na tregon duke thënë:

(هَلْ جَزَاءُ الإِحْسَانِ إِلاَّ الإِحْسَانُ) (الرحمن: 60)

“A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës! (Er-Rahman: 60).

Allahu të mirën nuk ta kthen me një të mire, por një të mire ta kthen me shtatëqind të mira, madje me mijëra dhe shumëfishë të mira.

Andaj, vallë raporti yt me Allahun do të jetë raport i dhënies së sadakasë ose do t’i përgjigjesh thirrjes së shejtanit, për të cilin na tregon Allahu, azze ve xhel-le, duke thënë:

(الشَّيْطَانُ يَعِدُكُمُ الفَقْرَ وَيَأْمُرُكُم بِالْفَحْشَاءِ وَاللَّهُ يَعِدُكُم مَّغْفِرَةً مِّنْهُ وَفَضْلاً)

“Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e Allahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; …”. (El-Bekare: 268)

Sepse shejtani nuk posedon asgjë, e Allahu posedon çdo gjë: “All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm”. (El-Bekare: 268).

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *