Fenomen që përsëritet çdo tredhjet vjet


Viti gregorian, viti 2008 ka përmbajtur në vete tre vite lunare, vitin 1428, vitin 1429 dhe vitin 1430. Fillimi i vitit 2008 ishte edhe fundi i vitit 1428, pjesa më e madhe e vitit 2008 ishte viti 1429, kurse në përfundimin e dhjetorit të vitit 2008 filloi viti 1430.
Kjo ndodh për shkak se viti lunar përbëhet prej 354 ditëve, kurse viti gregorian ka 365 ditë, duke patë dallim prej 11 ditëve. Ky dallim shkakton që viti 2008 të përmban në vete tre vite lunare. Ky fenomen përsëritet në çdo 32 vjet gregorian (solar) që përbëjnë 33 vjet lunar, andaj kjo situatë përsëritet tre herë në çdo 100 vjet.
Kurani Fisnik ka aluduar në këtë gjë duke folur mbi rastin e As’habutl-Kehfit edhe atë në suren El-Kehf:
«ولبثوا في كهفهم ثلاث مائة سنين وازدادوا تسعاً قل الله أعلم بما لبثوا له غيب السموات والأرض»
“(dhe thonin) Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind vjet dhe i shtuam edhe nëntë vjet tjera. Thuaj: “All-llahu e di më së miri sa kanë ndejur, Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e tokës…”. (El-Kehf: 25-26).
Kjo domethënë se As’habul-Kehfi kanë qëndruar në shpellë 300 vjet gregorian (solar) që përbëjnë 309 vjet lunar.
Përshtati: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *