Ne jetojmë


Ne jetojmë…

Për ti ofruar dikujt buzëqeshje…

Për të fshirë dikujt lotin …

Për ti pakësuar dikujt dhimbjen…

Sepse e nesërmja na pret…

E kaluara ka ikur…

Kurse kemi takim me horizontin e agimit të ri…

 

Ne jetojmë…

Sepse ka kush meriton të qëndrojmë me te…

Të gëzohemi me te…

Të qajmë me te…

Të flijojmë për te…

 

Ne jetojmë…

Sepse janë të shumtë ata që meritojnë të shkruhen në faqet tona…

Ti shtojmë në listat tona…

Ta aromatizojmë me dashurinë tonë…

Ta fshehim në zemrat tona…

E të mbetet në kujtesën tonë…

 

Ne jetojmë…

Sepse shpresa është pas malit…

Dielli është duke lindur…

Nata ka filluar të ikë…

Qielli lëshon shi me bollëk…

Kurse përruatë do të thahen një ditë…

Edhe nëse fryjnë erëra të fuqishme…

Ato do të qetësohen pas disa çasteve…

 

Ne jetojmë…

Sepse paraqesim diçka për shumë njerëz…

Jemi shembull për çdo fëmijë të vogël…

Kujdesemi për çdo plak të moshuar…

Ja zgjasim dorën me sinqeritet çdo njeriu të varfër…

 

Ne jetojmë…

Që të japim ashtu sikur marrim…

Që të ujisim tokën pasi të jetë tharë…

Të ngjyrosim faqet e bardha…

Të gdhendim në det fjalët që do të mbeten…

 

Ne jetojmë…

Për çastet e këndshme në jetën tonë…

Të shkruajmë rrëfimin më të mirë të dashurisë që mund të shkruhet në libër…

Të përmirësojmë atë që është thyer…

Të meremetojmë atë që është prishur…

Të ripërtërimë atë që pluhuri i kohës e ka lënë në haresë…

Ti bëjmë të gjithë ditët tona pranverë…

Lule të ngjyrosura…

Trëndafila të kuqe…

Pemë të gjelbër dhe kroje…

 

Ne jetojmë…

Që të vendojmë duart në zemra të lënduara…

Të përdhelim me gishtat tonë kokën e çdo jetimi…

Të dëgjojmë zërin e secilit mazllum dhe ta ngushëllojmë…

 

Ne jetojmë…

Sepse nesër do të vdesim…

Do të shtegtojmë dhe migrojmë…

Do të na qajnë ata që na kanë dashur…

Do të na qajnë netët që me to kemi jetuar gjatë kohë…

Që të mbeten emrat tonë në fletët e ditëve…

Të mbeten shkronjat tona të gdhendura në fletoren e kujtimeve…

 

Në fund e përfundoj fjalën time me ajetin Kuranor:

وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ

“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë”. (Edh-Dharijat: 56).

Përktheu: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *