Pse kaq kujdeset Irani të depërton në Egjipt


Usame Shehade

 

Dallimi mes dy krahëve në mënyrë buron nga prapavija ideologjike e secilit krah. Përderisa Ahmedi Nexhad pason grupin “Huxhetije”, i cili ka patur rol negativ kundrejt ndihmës së revolucionit të Homeinit, sepse beson se trazirat dhe e keqeja e shpejton “Ardhjen e Mehdiut”, kurse krahu tjetër, Rafsanxhani, Hatemiu dhe Kurubiu besojnë në aktivitetin për ndërtimin e shtetit shiit si shpejtim i “kthimit të Mehdiut”. Këta mendojnë se disa herë duhet pranuar edhe armëpushim për të fituar të arritura më të mëdha ose për tu ikur humbjeve të mëdha. (box).

 

Ligjërata e ish kryetarit Iranian Hatemiut në bibliotekën e Aleksandrisë, konsiderohet sukses i ri për krahun manovrim të Iranit, Rafsanxhani, Hatemiu dhe Kurubiu, përball krahut të kryetarit radikal Ahmedi Nexhad.

Ky konflikt mes këtyre dy krahëve është garë se cili do të realizojë interes më të madh për revolucionin iranian dhe Vilajetul-Fekihun, andaj nuk duhet të mendon dikush se aty ka krah më të mirë se krah, sepse gara është në mjete e jo në principe.

Dallimi mes dy krahëve në mënyrë buron nga prapavija ideologjike e secilit krah. Përderisa Ahmedi Nexhad pason grupin “Huxhetije”, i cili ka patë rol negativ kundrejt ndihmës së revolucionit të Homeinit, sepse beson se trazirat dhe e keqja e shpejton “Ardhjen e Mehdiut”, andaj ka menduar se përkrahja e revolucionit të Homeinit e pakëson të keqen!!

Mirëpo me kalimin e një çerek shekulli nga themelimi i Republikës Iraniane, ka filluar të mendojë se pjesëmarrja në rritjen e konfliktit do ta përshpejtojë ardhjen e Mehdiut, pasiqë sipas memoaret e tija personale shpresa e kryetarit Nexhad është të jetë ushtar i Mehdiut.

Kurse krahu tjetër, Rafsanxhani, Hatemiu dhe Kurubiu besojnë në aktivitetin për ndërtimin e shtetit shiit si shpejtim i “kthimit të Mehdiut” dhe kanë përfituar nga përvoja e Homeinit në qeverisjen e Iranit. Ata mendojnë se disa 

herë duhet pranuar edhe armëpushim për të fituar të arritura më të mëdha ose për tu ikur humbjeve të mëdha, sikurse është shprehur Homeini “gëlltitjen e helmit”, kur pranoi ta ndal luftën me Irakun.

Nga ky aspekt politika e Hatemiut i cilësua si “Hapje kulturore” dhe nëpërmjet të cilit arrit përfitime politike të mëdha për Iranin, mirëpo këto të arritura u avulluan për shkak të politikës konfliktuoye e Ahmedi Nexhadit.

Për të ruajtur të arriturat e mbetura dhe për ta mbrojtur revolucionin e Homeinit, domethënë republikën islamike, u formua boshti Rafsanxhani, Hatemiu dhe Kurubiu.

Nga kjo edhe buron rëndësia e Egjiptit në agjendën e kësaj rryme. Mund ta kuptojmë shkakun e koncentrimit të këtij krahut në Egjipt duke lexuar sqarimin e Rafsanxhanit të kësaj ideje në një intervistë të gjatë në gazetën iraniane Kihan, në katërmbëdhjetë vazhdime. Kjo intervistë u botua në gjuhën arabe në një vëllim me titull “Zbulimet e bisedës së çiltër me Hashim Rafsanxhanin”, nga shtëpia botuese “El-Vilaje”, në vitin 2005. Në këtë intervistë mes tjerash Rafsanxhaniu thotë: “Në lidhje me Egjiptin. Asnjëherë s’kam menduar që t’i ndërpresim marrëdhëniet me te, mirëpo Imami, ishte ai që urdhëroi të ndërpriteshin marrëdhëniet me te. Në kohën e qeverisjes së parë time, në këshillin e sigurisë kombëtare pranuam që t’i rikthejmë marrëdhëniet. Në fillim pranoi lideri, Hamneiu, mirëpo më vonë refuzoi dhe mbeti kjo gjë kështu…

Tani ka ardhur në këtë gjendje që është tani dhe kanë filluar të përsërisin atë që e thosha unë atëherë, se populli egjiptian e donë Ehli Bejtin, alejhimusselam, se ne atje posedojmë një bazë shumë të mirë popullore, se Egjipti gëzon ndikim kulturor në Afrikë dhe në shumë rajone, se Az’hari i mëson mësuesit që japin mësime në ato vende, andaj është dashur ta bëjmë këtë hap”. (fq. 431).

Është shumë qartë nga këto fjalë se Rafsanxhani ka kuptuar rolin që ka Egjipti në Afrikë dhe në botën Islame dhe se depërtimi në Egjipt, e sidomos në Az’har është ura mbi të cilën do të kalon revolucioni Iranian te tjerët!!

Për këtë Hatemiu e hulumtoi rikthimin e “shoqatës për afrim” në Kajro dhe ishte e domosdoshme hapja e tij në Tahran.

Përktheu: Bekir Halimi

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *