Mëkatet më të mëdha


Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

«ألا أنبئكم بأكبر الكبائر» ؟ قلنا: بلى يا رسول الله. قال: «الإشراك بالله، وعقوق الوالدين» وكان متكئا فجلس، فقال: «ألا وقول الزور وشهادة الزور» . فما زال يكررها حتى قلنا: ليته سكت.

“A t’ju tregoj mëkatet më të mëdha? I thamë: gjithsesi o i Dërguar i Allahut. Tha: Ti bëhet shirk (rival) Allahut dhe sjellje e keqe me prindërit. Ishte i mbështetur e pastaj u ul mirë dhe tha: edhe thënia e gënjeshtrës dhe dëshmia e rrejshme”. Vazhdoi ta përsërisë saqë thamë: sikur të kishte heshtë.

Buhariu dhe Muslimi

 

Allahu krijues i qiejve dhe tokës nuk pranon rival në cilësitë e Tija absolute dhe veprimet e tija të veçanta, andaj çdo veprim i cili trajtohet si tentativë për ti bërë rivalitet llogaritet shirk, idhujtari.

Prindin e ka bërë Allahu shkak të ekzistimit të njeriut, andaj edhe kujdesi i fëmijës ndaj prindit të vet duhet të jetë në nivelin më të lartë pas adhurimit të sinqertë të Allahut.

Jeta shoqërore ka nevojë për ndihmë dhe përkrahje të njëri tjetrit, e nëse këto raporte ndërtohen mbi parimin e gënjeshtrës dhe dëshmisë së rrejshme atëherë kjo shoqëri shkatërrohet për brenda.

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *