Tregimi i luanit dhe qenit


Qeni dëshiroi ta ndërrojë emrin dhe një ditë prej ditëve shkoi te luani dhe i tha: o mbret i kafshëve, emrin e kam të keq, andaj ma ndërro! Luani i tha: ti je tradhtar vetëm ky emër të qëndron mirë. I tha: më provo! Luani i dha një copë mishi dhe i tha: ruaje deri nesër, e nëse e ruan unë ta ndërroj emrin. Duke e ruajtur mishin qenin e kaploi uria. E shikonte mishin dhe duronte. Por pasi që u shtua uria dhe u pakësua durimi, tha në vete: çka më duhet ta ndërroj emrin edhe qen është emër i bukur. Andaj e hëngër mishin dhe mbeti qen.

Imam Abdurahman ibën Xhevziu, rahimehullah, duke e komentuar këtë tregim thotë:

“I këtillë është njeriu me ambicie të ultë, mjaftohet me gradat më të ultra, e zgjedh epshin momental para vlerave të mëvonshme… kujdes nga epshi i cili djeg kur flakëron dhe shiko se si dhe me çka do ta fikësh”.

Shënim: për herë të parë këtë tregim e kam dëgjuar nga shejh Albani, rahimehullah.

Përktheu: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *