Dëshira e Muadh ibën Xhebelit


Disa njerëz e vizituan Muadh ibën Xhebelin, i cili ishte në sëmundjen e vdekjes. Ai u tha të pranishmëve: a gdhiu mëngjesi? I thanë: akoma jo. Përsëri pyeti, e në fund i thanë: po tani gdhiu mëngjesi. E ai tha: o Allah më ruaj nga mëngjesi që më çon në zjarr. Allahu im, Ti e di se unë nuk e kam dashtë dynjanë dhe jetën e gjatë në te për të hapë puse ose për të mbjellë pemë, por për etjen e agjërimit në ditët e nxehta, për lodhjen me orë të tëra në namaz nate dhe për të qëndruar para dijetarëve në gjunjë në hallkat e diturisë.

Bekir Halimi

Publikimi i parë: 2011-12-23

Urtësi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *