Allahu qëndron mbi Arsh


1- Abdull-llah ibn Muavije El-Gadiri, radijAllahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

( ثلاث من فعلهن فقد طَعِمَ طَعْم الإيمان : من عبد الله وحده ، وأنه لا إله إلا الله ، وأعطى زكاة ماله طيبة بها نفسه ، رافدة عليه كل عام ، ولا يعطي الهرمة ، ولا الدرنة ولا المريضة ولا الشرط للئيمة ، ولكن من أوسط أموالكم ، فإن الله لم يسألكم خيره ، و لم يأمركم بشره ) . و في رواية : ( و زكى نفسه فقال رجل : وما تزكية النفس ؟ فقال : أن يعلم أن الله عز وجل معه حيث كان ) . صحيح : الصحيحة برقم (1046) . 

“Kush i vepron tre gjëra e ka shijuar shijen e besimit: ai që adhuron Allahun që është Një dhe se përveç Tij hyjni tjetër  nuk ka, ai që jep zekatin e pasurisë së tij me vetdëshirë, për çdo vjet, e nuk jep (prej bagëtisë) plakat, të ulëtat, të sëmurat e as këqijat, por kualitetin mesatar të pasurisë së tij, sepse Allahu nuk ua kërkon më të mirën e as nuk u ka urdhëruar ta jepni më të keqen”. Në transmetimin tjetër qëndron: “dhe e pastron shpirtin”. Një njeri tha: çka është pastrimi i shpirtit? Tha: “Ta dijë se Allahu, az-ze ve xhel-le, është me te ku do që është ai”. (Es-sahiha, nr. 1046).

Përfitim nga hadithi:

Për thënien e Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: ” Ta dijë se Allahu, az-ze ve xhel-le, është me te ku do që është ai”, Imam Muhamed ibn Jahja Dhuheliu, rahimehull-llah, thotë:

( يريد أن الله علمه محيط بكل مكان ، والله على العرش ) .

“Ka për qëllim se dije e Allahut kaplon çdo gjë, kurse Allahu është mbi Arsh”. Këtë citat e përmend Imam Dhehebiu në librin e tij “El-Uluv”, nr. 73 me redaktimin dhe revizionin tim.

Kurse thënia e masës së gjerë dhe një pjese të madhe të njerëzve me dije: Allahu gjendet çdo kund, ose në mbarë ekzistencën, duke patë për qëllim se gjendet me Qenien e Tij, kjo shprehje pa dyshim se është devijim, madje e marrë nga ata që thonë për njëjësimin e ekzistencës (vahdetul-vuxhud), thënie të cilën e thonë sufistët ekstrem, të cilët nuk bëjnë dallim mes Krijuesit dhe krijesës, madje më i madhi i tyre thotë: “Çdo gjë që sheh me syrin tënd është Allahu!”. i lartësuar qoftë Allahu nga kjo që thonë ata.

2- Abdull-llah ibn Amri, radijAllahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

” الراحمون يرحمهم الرحمن – تبارك وتعالى – ، ارحموا من في الأرض يرحمكم من في السماء ، ( والرحمة شُجْنة من الرحمن ؛ فمن وصلها وصله الله ، و من قطعها قطعه الله ) ” . صحيح : الصحيحة برقم ( 925 ) . 

“Të mëshirshmit i mëshiron i Mëshirshmi, tebareke ve teala. Mëshironi ata që janë në tokë që t’ju mëshirojë Ai që është në Qiell. Mëshira është e këputur nga i Mëshirshmi, andaj ai që e lidhë atë, Allahu e lidh, e kush e këputë atë, Allahu e këputë”. (“Es-Sahiha”, nr. 925).

Përfitim nga hadithi:

Ky hadith është prej argumenteve të shumta se Allahu, subhanehu ve teala, është mbi mbarë krijesat. Për këtë qëllim ka shkruar Hafidh Dhehebiu librin e tij “El-Uluv Li-Alijjil-Gaffar”, të cilit i kam bërë një rezyme dhe i kam shtuar hyrjen, i kam përpunuar hadithet dhe gjurmët nga selefi dhe e kam pastruar nga lajmet e dobëta. E falënderoj Allahun që lehtësoi botimin e tij”.

Përktheu: Bekir Halimi

Publikimi i parë: 2003

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *