Ambicia është rruga që të shpie në kulm


Ambicia është dëshira e fortë dhe synimi këmbëngulës për të bërë diçka me vlerë. Ajo cilësohet me lartësi dhe poshtërsi. Disa njerëz kanë ambicje të larta sa qielli, kurse disa tjera kan ambicje të ulta, më të ulta se thellësirat më të mëdha nën dhe.

Disa dijetar ambicjen e kanë definuar si: “Nënvlerësim i çdo veprës që është nën nivel të çeshtjeve madhore”.

Ibn Kajjimi duke e cilësuar ambicjen e lartë thotë: “Ambicje e lartë dmth shpirti mos të ndalet pa arritur te Zoti, sepse kjo me asgjë përveç këtij synimi nuk kompenzohet, nuk dakordohet me alternativë tjetër, nuk e shetë hisen e vet që e ka te Zoti, afërsinë dhe kënaqjen që e ka me Te për gëzime, lumturi dhe galdim me gjëra të pavlerë dhe kalimtare të kësaj bote. Ambicia e lartë është sikurse shpenza, nuk kënaqet me vende të ulta dhe s’ka mundësi ta arrijnë të metata. Ambicia aq sa ma e lartë është aq ma vshtirë e kanë të metat të arrinë deri te ajo, e nëse zbret posht atëhere e synojnë të metat nga çdo vend”.

Selefi na e kanë tërhjekur vërejtjen nga ambiciet e ulta dhe të mangëta. Omeri [radijall-llahu anhu] ka thënë:

“لا تصغرن همتك، فإني لم أر أقعد بالرجل من سقوط همته”. 

“Mos e zvogëlo ambicien tënde, se unë nuk kam parë element që e ngadalson burrin nga aktiviteti sikurse ambicia e ulët”.

Më herët kanë thënë: “Njeriu është në atë pozitë që e vëndon vetveten, nëse e ngrit ngritet, nëse e ul, ulet”.

  Ambicia është dy lloje:

Natyrore dhe e fituar.

Natyrore është ajo ambicie të cilën ia ka dhënë Zoti [xhel-le shanuhu], kjo mundet të kultivohet dhe të përkujdeset, po edhe të neglizhohet dhe të injorohet.

E nëse e kultivon dhe e zhvillon bëhet e fituar. Domethënë se ky njeri arrinë grada të larta të ambicies së vet dhe e shton bazën e ambicies të cilën ia ka dhuruar Zoti. E nëse e injoron dhe nuk i përkushtohet dobësohet dhe zvogëlohet. Edhe ambicia është sikurse edhe cilësitë tjera logjike dhe morale, sikurse është mendjeprehtësia, memoria e fortë, sjellja e mirë, etj.

Ibn Xhevziu [rahimehull-llah] thotë: “E kam kuptuar me argument se ambicia lind me njeriun, mirëpo disa herë ambicia zvogëlohet, andaj çdo herë që sheh pamundësi në vetvete, lute Dhuruesin, ose përtaci kërko nga suksesdhënësi, sepse të mirat arrihen vetëm me respekt ndaj Zotit, kurse ato largohen vetëm nga mëkatet”.

  Gradat e ambicies

Njerëzit dallohen në dy gjëra: në kërkesat dhe synimet, kurse ambicia është mjeti që i shpien ata te këto kërkesa dhe synime.

Disa njerëz gjërat madhore i kërkojnë me gjuhë, mirëpo ska ambicie që e shpien deri aty, ky është shpresëmadh, i mashtruar.

Kurse disa njerëz i kërkojnë vetëm gjerat e ulta, kurse këta janë dy lloje:

1- Njeri me ambicie për të arritur këto gjëra të ulta, vrapon pas vendeve të lozjes dhe dëfrimit. Ky njeri nëse udhëzohet vrapon pas gjërave madhore dhe me vlerë.

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

[النَّاسُ مَعَادِنُ خِيَارُهُمْ فِي الْجَاهِلِيَّةِ خِيَارُهُمْ فِي الْإِسْلَامِ إِذَا فَقُهُوا] رواه البخاري ومسلم وأحمد. 

“Njerzit janë sikurse xhehet, të zgjedhurit në injorancë janë të zgjedhurit në islam, nëse e kuptojnë ate”. (Buhariu).

2- Njeriu që s’ka ambicie, jeta dhe vdekja e tij janë të barabartë, nuk e kërkon askush nëse humbet, dhe nuk e pyet askush nëse është i pranishëm.

3- Disa njerëz kanë kërkesa madhështore, kërkesa që pëlqejnë me atë që e dëshiron All-llahu dhe Pejgamberi i Tij, ka ambicie të madhe e cila e shpien drejt synimeve dhe kërkesave të veta. Mes këtyre gradave ka lloje dhe shkallë të ndryshme.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: “Kënaqësia e secilit është sipas pozitës, ambicies dhe nderit. Njeriu më i ndershëm, me ambicie më të lartë dhe me pozitë më të madhe është ai që kënaqet me njohjen e Zotit, dashurinë ndaj Tij, mallëngjimin për tu takuar me Te dhe afrim nga ai me gjërat që i dëshiron dhe i pëlqen”.

Poashtu thotë: “Ambicjet janë shumë të çduditshme dhe të ndryshme! Dikush ka ambicje që lidher për Arshi e tjetri që lidhet për fëlliqësira dhe papastërti”.

Sipas dallimit të ambicieve të tyre dallojnë edhe veprat, fitimet dhe gradat e tyre. Nëse dëshiron të kuptosh gradat e ambicies, shiko:

Rebi’ ibn Ka’b El-Eslemiun, të cilit Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: “Kërko”. Tha: Kërkoj shoqërimin tënd në xhennet”. (Muslimi).

“أَسْأَلُكَ مُرَافَقَتَكَ فِي الْجَنَّةِ” رواه مسلم والنسائي وأبوداود.

Kurse disa njerëz kërkonin prej tij gjëra që ta ngopin barkun dhe ta mbulojnë trupin.

Abdul-Kadir Xhejlaniu djaloshit, shërbëtorit të vet i ka thënë: “Djalosh, mos të jetë ambcia jote ushqimi dhe pija, veshmbathja dhe martesa, vendbanimi dhe pasuria, këto janë ambicie të nefsit dhe natyrës, mirëpo ku janë ambiciet e zemrës. Ambicia jote është ajo që e synon. Le të jetë ambicie yte Zotit jot, [xhel-le shanuhu] dhe ajo që gjindet te Ai”.

Kjo është porosi shumë me rëndësi për muslimanët e sidomos thirrësit që mos tu dobësohet ambicia para gjërave joshëse, pasiqë prej cilësive të thirrësit është përzierja me njerëz dhe ndikimi te ta. Shume njerëz kanë rrëshqitur në këtë kënetë saqë zmbicia e daves është bërë ika e fundit e prioriteteve të veta.

Shikoni edhe një rast që e sqaron dallimin e ambicieve.

Abdull-llah ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] thotë:

“لما قبض رسول الله صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قلت لرجل: هلم فلنتعلم من أصحاب النبي صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فإنهم كثير” فقال: العجب، والله لك يا ابن عباس، أترى الناس يحتاجون إليك، وفي الناس من ترى من أصحاب رسول الله صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ؟!فتركت ذلك، وأقبلت على المسألة، وتتبع أصحاب رسول الله صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ  فإن كنت لآتي الرجل في الحديث يبلغني أنه سمعه من رسول الله صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فأجده قائلاً، فأتوسد ردائي على باب داره تسفي الرياح على وجهي حتى يخرج إلى، فإذا رآني قال: يا ابن عم رسول الله صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ  ما لك؟ قلت: حديث بلغني أنك تحدثه عن رسول الله صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ  فأحببت أن أسمعه منك. فيقول: هلا أرسلت إلى فآتيك؟ فأقول: أنا كنت أحق أن آتيك. وكان ذلك الرجل يراني، فذهب أصحاب رسول الله r وقد احتاج الناس إلى، فيقول: “أنت أعلم مني”[ قال في “مجمع الزوائد” 9/280: رواه الطبراني ورجاله رجال الصحيح]. 

“Pasiqë vdiq Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i thashë një shokut, eja të mësojmë nga shokët e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem], sepse ata sot janë shumë. Më tha: po habitem me ty, o Ibn Abbas. Mendon se njerëzit do të kenë nevojë për ty, kur e di se në mesin tonë ka shokë të vjetër të Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem]?! E lash këtë njeriu dhe fillova të kërkoj dituri duke shkuar nga njëri te tjetri as’hab i Pejgamberit [alejhisselam]. Ndodhte të dëgjoja se ndonjë shok i Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] të kishte ndonjë hadith, e kur shkoja te ai e gjeja duke pushuar pas dite. E shtroja velin tim dhe ulesha pas derës së tij, kurse era më frynte në fytyrë, kështu qëndroja derisa të dilte. Kur më shihte më thoshte: djali i axhës së Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem], çka ke? Kam dëgjuar se e tregon një hadith të Pejgamberit [alejhisselam] e kam ardhur ta dëgjoj prej teje. Ai më thoshte: pse nuk dërgove ndoken të më thërriste, e të vija. I thoja: unë jam më meritor që të vijë te ti. Pasi vdiqën shokët e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] njerëzit kishin nevojë për mua dhe vinin e më pyëtnin. Kur e pa këtë gjendje ai shoku im, më tha: ti ishe më i ditur se unë”. (Taberaniu, transmetuesit janë të vërtetë).

Kurse sot dallimi në ambiciet e njerëzve është edhe më i madh. Nëse shikon pjesën e zgjedhur të njerëzve, elitën, thirrësit, nxënësit e dijes, muslimanët të kapur për fe, do të befasohesh nga ambicia e ulët që e posedojnë.

Disa prej tyre nëse lexojnë një orë ose dy, mendojnë se kanë bërë aktivitet të pa parë deri më tani në botë.

Tjetri nëse del ta vizitojë ndoken me qëllim të daves, mendon se e ka larë obligimin e vet të ditës.

Tjetri tërë kohën e kalon duke iu përgjegjur kërkesave të gruas dhe fëmijëve.

Ndokush mjaftohet me dëgjim të disa audio shiritave, praninë në disa tubime shkencore, gjatë javës dhe muajit.

Tjetri është dhënë pas kësaj bote, kënaqet në të mirat e saja aq shumë saqë i haron çeshtjet madhore.

Tjetri tërë ditën e kalon duke përcjellur gabimet dhe lëshimet e vëllezërve të vet, duke tentuar që ta shton diturinë edhe ma shumë në këtë drejtim.

Kështuqë rrallë mundesh të gjesh njeri me ambicie të lartë, me aktivitet të programuar, nuk arsyetohet dhe ankohet, duke bërë jetën e tij shembëlltyrë të cilën duhet pasuar. Nuk pretendoi se tërë kjo ringjallje nuk ka ambicie dhe vullnet, mirëpo jam i bindur se ata janë pak, kurse shumica nuk e kanë shfrytëzuar ambicien e tyre ashtu si duhet dhe nuk janë munduar që ta ngrisin vehten aq sa duhet.

Ebul-A’la Mevdudiu thotë: “Në zemrat e juaja duhet të keni zjar të dhezur dhe të nxehtë aq sa u ndezet zemra kur ndonjëri prej jush e ka fëmiun e sëmurë, e nuk ele në këtë gjendje derisa ta dërgojë te mjeku, ose në rast se nuk ka në shtëpi me çka të ushqen familjen e vet, e detyrohet të punojë dhe të jep mundin e vet. 

Duhet të keni në zemër emocione të sinqerta, të cilat çdo herë ju anagazhojnë që të veprojnë për hirë të synimit tuaj, ua mbush qemrën me qetësi, mendjes su jep sinqeritet dhe dëlirësi, ua përmbledh mundin dhe mendimet, saqë kur problemet e juaja pesonale dhe familiare kërkojnë përkujdesje, ju u qaseni të përdhunshëm.

Duhet të kujdeseni që sa ma pak kohë dhe mund të harxhoni për çeshtjet e juaja personale, kurse pjesën më të madhe të tyre ta harxhoni në realizimin e qëllimit tuaj në jetë. Ky emocion nëse nuk është i thelluar në shpirtin tuaj, e ngjeshur me shpirtin dhe gjakun tuaja, preokupimi kryesor i mendjes dhe zemrës suaj, nuk do të mundeni të lëvizni gjërat vetëm me fjalë…Në të vërtetë nëse njeriu e ka zemrën e ndërlidhur me qëllimin e vet, mendimin e preokupuar me te, ai nuk ka nevojë të nxitet ose shtyhet para…Më lejoni tu them: nëse ecni në rrugën e daves me emocione më të ftohta se ato emocione të zemrës që i keni në zemrën tuaj ndaj grave, fëmijëve dhe nënave tuaja, dijeni se detyrimisht do të dështoni shumë keq”. (“Përkujtim thirrësve islam”, fq. 58).

  Mund të themi se gradat e ambicieve dallojnë në këtë që vijon:

1- Ambicie e cila nuk i mundëson pronarit të vet të realizojë nevojat e veta. Ky njeri tërë natën dhe ditën e kalon në gjum, përtaci dhe kotësi. Kjo gjendje është rezultat i ambicies më të dobët. Ky njeri tërësisht mvaret prej tjerëve. Kjo gradë është e rrallë një gjininë njerëzore. Ata janë parazitët dhe dembelët e njohur në histori për nga përtacia dhe joambicioziteti.

2- Ambicie e cila i mundëson njeriut t’i kryej nevojat e veta, të punon mbi tokë, t’i kryen obligimet e veta. Mirëpo krejt këto i kryen me masë dhe shumë gjëra i duken të rënda, duke menduar se nuk munden të realizohen kurse ato janë të mundshme te njerëzit tjerë. Kur të konsultohet e vëren se shumë refuzon dhe synon gjëra të afërta…Ky lloj i njerëzve janë të shumtë nëse nuk themi shumica dërmuese.

3- Disa njerëz dëshirojnë të ngjiten lartë me ambiciet e tyre, mirëpo nuk di si t’i shfrytëzojë, ashtuqë e gjen jo të vendosur në gjërat e tija. Disa herë realizon gjëra të mëdha, e disa herë i konsideron të pamundshme gjerat normale. Këta njerëz zakonisht nuk i realizojnë synimet e tyre.

4- Ambicia e disa njerëzve e tejkalon shumë realitetin e masës së gjërë, ata i konsiderojnë shumë të lehta gjërat e pamundshme dhe nuk u nënshtrohen gjërave të tilla. Ky lloj i njerëzve është i rrallë, mirëpo gjindet dhe ekziston. E njohin njerëzit dhe e pasojnë. Ky njeri zakonisht i realizon qëllimet dhe synimet e veta, madje realizon gjëra që sipas shumicës së njerëzve duhet ekipë për t’i realizuar.

  Rëndësia e ambicieve të larta në jetën e muslimanit.

1- Me ambicie të larta realizohen shumë gjëra që njerëzit e rëndomtë i kosniderojnë iluzion ose të parealizueshme.

Ata me ndihmë të Zotit e pastaj me ambiciet e tyre mund të realizojnë shumë punë të cilat njerëzit me ambicie të ulta i konsiderojnë iluzion.

Shembull më i mirë për këtë element është jetëpërshkrimi i Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem]. Është e njohur te historianët se ndërtimi i një populli kërkon gjenerata e gjenerata për ta realizuar këtë qëllim. Mirëpo Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] arrit të ndërtojë gjeneratën më të mirë që ka dalur për të mirë të njerëzimit për ma pak se çerek shekulli, i cili ummet arriti të ndriçojë pjesën dërmuese të botës së njohur atëbotë. Xhihadi dhe aktiviteti i tij, ambicja e tij e lartë në ndërtimin e këtij ummeti është shumë i njohur. Ambicia e askujt s’mundet të krahasohet me ambicien e tij, të shumica e njerëzve ambicia e tij s’mundet të krahasohet me lakminë, ëndërrat dhe synimet e tyre.

Kurse Siddiku [radijall-llahu anhu] arritu që për ma pak se dy vjet ushtria e tij të rrethekojë dy perandoritë më të mëdha në atë kohë. Në kohë kur disa fise arabe ishin bërë renegat. Me ambicien e tij të lartë arriti t’i luftojë renegatët brenda dhe t’i sfidojë perandoritë jashtë.

2- Arritja e gradave të larta në adhurim dhe zuhd. 

Kjo është veçori e dalluar në jetën e Pejgamberit [alejhisselam] dhe në jetën e shokëve të tijë.

Hudhejfe [radijall-llahu anhu] thotë:

صَلَّيْتُ مَعَ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ذَاتَ لَيْلَةٍ فَافْتَتَحَ الْبَقَرَةَ فَقُلْتُ يَرْكَعُ عِنْدَ الْمِائَةِ ثُمَّ مَضَى فَقُلْتُ يُصَلِّي بِهَا فِي رَكْعَةٍ فَمَضَى فَقُلْتُ يَرْكَعُ بِهَا ثُمَّ افْتَتَحَ النِّسَاءَ فَقَرَأَهَا ثُمَّ افْتَتَحَ آلَ عِمْرَانَ فَقَرَأَهَا يَقْرَأُ مُتَرَسِّلًا إِذَا مَرَّ بِآيَةٍ فِيهَا تَسْبِيحٌ سَبَّحَ وَإِذَا مَرَّ بِسُؤَالٍ سَأَلَ وَإِذَا مَرَّ بِتَعَوُّذٍ تَعَوَّذَ ثُمَّ رَكَعَ فَجَعَلَ يَقُولُ:[ سُبْحَانَ رَبِّيَ الْعَظِيمِ] فَكَانَ رُكُوعُهُ نَحْوًا مِنْ قِيَامِهِ ثُمَّ قَالَ:[سَمِعَ اللَّهُ لِمَنْ حَمِدَهُ] ثُمَّ قَامَ طَوِيلًا قَرِيبًا مِمَّا رَكَعَ ثُمَّ سَجَدَ فَقَالَ:[سُبْحَانَ رَبِّيَ الْأَعْلَى] فَكَانَ سُجُودُهُ قَرِيبًا مِنْ قِيَامِهِ”رواه مسلم . 

“Një natë u fala pas Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem]. Filloi me suren Bekare. Thashë: do të shkon në ruku kur të lexon një qind ajete, mirëpo ai vazhdoi. Thashë: do të shkonë në ruku kur ta kryen suren. Pasiqë e kreu suren Bekare, filloi me suren Nisa dhe e lexoi të tërën, pastaj filloi suren Ali Imran. Krejt këto i lexonte dal nga dal. Kur kalonte pran ajeteve të lavdërimit e lavdëronte All-llahun, e kur kalonte ajetet ku kërkohet strehim nga Zoti, ai kërkonte strehim prej Tij. Pastaj shkoi në ruku ku thoshte: “Subhane rabijel-Adhim”. Në ruku qëndroi sa në kijam. Pastaj tha: “semiall-llahi limen hamidehu” ku qëndroi sa ishte në ruku. Pastaj shkoi në sexhe ku thoshte: “subhane rabijel-a’la” ku qëndroi sa kishte qëndruar në kijam”. (Muslimi).

Abdull-lla ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë:

صَلَّيْتُ مَعَ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ لَيْلَةً فَلَمْ يَزَلْ قَائِمًا حَتَّى هَمَمْتُ بِأَمْرِ سَوْءٍ قُلْنَا وَمَا هَمَمْتَ قَالَ هَمَمْتُ أَنْ أَقْعُدَ وَأَذَرَ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ” رواه البخاري ومسلم وابن ماجة وأحمد. 

“Një nat u fala pas Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem]. Aq gjatë u fal saqë mendova keq. I thamë: cili ishte ai mendim i keq? Tha: mendova të ulem dhe ta lë Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] të falet vet”. (Buhariu).

Muadh Ibn Xhebeli [radijall-llahu anhu] në shtratin e vdekjes i përmend disa gjëra që tregojnë ambicien e lartë më adhurim dhe zuhd.

“اللهم إنك تعلم أني لم أكن أحب البقاء في الدنيا ولا طول المكث فيها لجري الأنهار، ولا لغرس الأشجار، ولكن كنت أحب البقاء لمكابدة الليل الطويل، وظمأ الهواجر في الحر الشديد، ولمزاحمة العلماء بالركب في حلق الذكر”.

“All-llahu im, Ti e di se unë s’kam dashur të mbetem në këtë botë e as të kemë jetë të gjatë, për shkak të lumenjve ose pemëve, mirëpo për shkak të namazit të gjatë të natës, agjërimit në ditët e nxehta dhe shoqërimi i dijetarëve në tubimet e përkujtimit”.

Edhe pse ka jetuar në Damask, mirëpo ambiciet e tija kanë qenë përmbi joshjet dhe bukurinë.

Imam Ibnul-Kasim tregon për Imam Malikun këtë ndodhi: “Vija te Maliku herët në mëngjesë dhe e pyetsha dy tre pyetje. Në atë kohë e gjeja zemërgjërë. Vija te ai çdo ditë para agimit. Një ditë u shtriva në prag të derës së tij, u kota dhe më zuri gjumi. Maliku kishte dalur në xhami, kurse unë se kisha hetuar. Një shërbëtore e tij më goditi me këmbë dhe më tha: Zotëriu yt nuk është neglizhent sikurse ti. Sot i ka mbushur katërdhjet e nëntë vjet. Deri më sot mëngjesin e ka falur me abdest të jacisë. Kjo shërbëtore ka menduar se edhe ky është shërbëtor, pasiqë shpesh e ka vizituar”.

Tregimet e selefit mbi ambiciet e tyre të larta janë të shumta. Mjaftojnë këto raste për të argumentuar ambicien e tyre të lartë.

3- Largimi nga gjërat e ulta dhe të pavlerë.

Personi me ambicie të larta nuk dakordohet me gjëra të ulta dhe pavlerë, por vazhdimishtë synon më të mirën dhe më të vlefshmen. Ai qëndron larg tubimeve të kota dhe humbjes së kohës.

Ibn Xhevziu [rahimehull-llah] duke treguar dhimbjen për harxhimin e kohës në gjëra pa vlerë thotë: “shumica e njerëzve e kalojnë kohën në mënyrë të çuditshme. Nëse nata është e gjatë, ata e kalojnë në biseda të padobishme, ose duke lexuar ndonjë libër me poezi dashurie ose biseda me pak vlerë. Nus është dita e gjatë, ate e kalojnë në gjum. Në skajet e ditës qëndrojnë pran lumit Dexhle ose në tregje. U përngjajnë njerëzve që bisedojnë në anije, e cila është duke lundruar kurse ata nuk e dinë se çka është duke ndodhur. I kam parë disa njerëz që e kanë kuptuar domethënien e kohës dhe janë bërë gati për shtegëtimin. Për hirë të All-llahut shfrytëzoni sezonat e jetës, nxitoni sa nuk është vonë dhe garoni me kohën”.

Kur Abdur-Rahman Dahili, i cili emërtohej Shqiponja e Kurejshitëve, iku nga Abbasitët dhe u nis në drejtim të Endeluzisë, iu dha dhuratë një vashë e bukur. E shikoi dhe tha: “Kjo është e dashur për zemrën dhe syrin. Nëse unë preokupohem me ambiciet e mia nga ajo, i bëjë zullum, e nëse preokupohem me te nga ambiciet e mia, i bëjë zullum ambicieve të mia. Andaj skam nevojë tani për te dhe ia ktheu pronarit të sajë”.

4- Njerëzit mbështeten në njeriun me ambicie të larta dhe atij ia japin detyrat e rënda.

Kjo është gjë e dëshmuar dhe e njohur. Secili drejtor i ndonjë organizate ose institucioni dëshiron të punon me njeriun i cili ka ambicie të larta, gëzohen me te, qetësohen, sepse ai e kompenzon një grup punues. Një thirrës i cili ka ambicie të larta vlen sa një grumbull i thirrësve, dhe me te All-llahu e ngrit davetin shumë shkallë.

Më herët kanë thënë: “Njeriu me ambicie edhe nëse zbret posht ndonjë herë, ambicia e tij doemos ka për ta ngritur lart. I ngjan flakës së zjarit, sadoqë njeriut mundohet ta fsheh ajo sërish del në shesh”.

5- Njeriu me ambicie të larta e shfrytëzon kohën maksimalisht.

Kjo është shpresa e burrave të mirë, shpresa e njerëzve punëtorë dhe hapësirë për gara. Selefi kanë dhënë shembuj gjigantë në këtë drejtim. Mjafton të përmednim dy shembuj:

Imam Ibn Akil El-Hanbeli thotë: “Nuk i lejoj vehtes ta humbi asnjë çast nga jeta ime. Nëse lodhet gjuha ime nga përkujtimi dhe debatimi, kurse shikimi im nga leximi, angazhoi mendimin tim gjatë rehatisë sime kur jamë i shtrirë”.

Imam Neveviu ia përshkruan jetën e vet nxënësit të vet Ibn Attar duke i treguar se ka pasur për çdo ditë 12 mësime me hoxhallarët e vet në lëmi të ndryshme. Ebul-Hasen Attari tregon: “Hoxha im më ka treguar se s’ka harxhuar kot asnjë çast gjatë ditës dhe gjatë natës, përveç se duke e shfrytëzuar në dituri. Kështu ka vazhduar gjashtë vjet. Pastaj ka filluar të shkruan, tu jep mësim tjerëve dhe t’i këshillon e ta thotë të vërtetën.

Imam Dhehebiu thotë: “Edhe pse i luftonte pasionet e tija, kujdese për gjërat më të imëta të mëkatit, kishte vehten nën kontroll vazhdimisht, pastronte shpirtin nga të metata dhe joshjet”.

Ja se çka na thotë një perendimor, duke sqaruar gjendjen e njeriut me ambicie të larta. Dr. Mardini thotë: “secili njeri i suksesshëm posedon njëfar lloj të rrjetit, me të cilën i kapë grimcat e vogla të kohës, kemi për qëllim momentet e pashfrytëzuar të ditëve dhe orëve, të cilat shumica e njerëzve i hedhin te mbeturinat. Njeriu i cili kursen çdo minutë të vetmuar, çdo gjysmë ore, festat e papritura, momentet mes një kohe dhe tjetrës, kohët që kalojnë duke pritur njerëzit që vonohen në takimet e tyre, e i shfrytëzon të gjitha këto kohëra dhe përfiton prej tyre, sigurisht se do të sjell rezultate befasuese, të cilëve u habiten ata që nuk e kanë kuptuar sekretin e kësaj gjëje”. (shiko: “RRuga yte deri te suksesi dhe autoriteti”, fq. 56).

6- Njeriu me ambicie të larta është shembull për të tjerët.

Njeriu me ambicie të larta është shembull në shoqërinë e tij, gjendjen e tij e shikojnë pasivët, përtacat dhe të plogështit dhe e marin shembull në ambiciet e tija. Ata shohin me sytë e tyre atë që kanë menduar se është vepër e cila ka mbetur vetëm e regjistruar nëpër libra të vjetra, të cilat nuk ekzistojnë në jetën e njerëzve. Andaj ky njeri bëhet simbol i tjerëve dhe shembull për të gjithë.

7- Njeriu me ambicie të larta ua ndryshon individëve dhe shoqërive jetën.

Shejh Muhammed Hidër Husejn thotë: “Ky virtyt ngjitet lart me pronarin e vet dhe e orienton drejt majeve të lartësirave. Ambicia është ajo që e ngritë njeriun e dobët, i cili është i shtypun ose i përbuzun, e e bën krenar dhe fisnik. Ajo e ngrit popullin nga poshtërisa, mendjetrashësinë ua shndërron në mendjelehtësi, shtypjen në liri, imitim e verbër në guxim.

Ky virtyt e mbron xhematin që ta posedon armiku…Kurse njeriu me ambicie të ulta, kur ta sheh forcën dhe pushtetin e armikut shkrihet para tij nga frika, ua ul kokën e pastaj shndërrohet në erë dhe nxiton tua realizon epshet e tyre”.

Mjetet e nevojshme për të ngritur ambicien

Zhvillimi dhe ngritja e ambicieve është gjë e kërkuar, kjo edhe më tepër bëhet e nevojshme te njerëzit e mençur, thirrësit dhe reformatorët. Këto janë disa elemente që ndikojnë në zhvillimin e ambicieve:

1- Përpjekja. 

Pa përpjekje nuk mundet të realizohet asjgë dhe nuk mundet të ecet asnjë hap. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

} وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا …(69){ [سورة العنكبوت]. 

“E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne…”. (El-Ankebut: 69).

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: “Njoh njeri që ka qenë i sëmurë nga kokëdhimbja dhe ethet, kurse librin e mbante te koka. Kur kthellej lexonte në te, e kur e rëndonte sëmurja e linte leximin. Erdhi mjeku një ditë dhe e pa në këtë gjendje, e i tha: kjo nuk të lejohet, sepse ti po lufton kundër vehtes dhe bëhesh shkak që të ikë prej teje ajo që e kërkon”. Ky kështu ka vepruar edhe pse ka qenë i sëmurë, është përpjekur të lexojë dhe të shtojë dituri.

Imam Isa ibn Musa thotë: “Tridhjet vjet kam pasur ëndje që ti shoqërojë njerëzit e rëndomtë në ngrënie të herises (ëmbëlsi e caktuar në atë kohë), mirëpo nuk kam pasur mundësi, ngase herët nëmëngjes kam shkuar të dëgjoj hadith”.

2- Lutja e sinqertë dhe kthimi kah Zoti. 

Ai na e forcon vullnetin dhe na e ngrit ambicien e na ngriten shkallët.

3- Pranimi i ambicieve të dobëta dhe se medoemos duhet t’i zhvillojë dhe t’i ngrisë lartë.

Ky është element i parë dhe subjektiv, pastaj medoemos duhet të jetë i bindur se ka mundësi që të jetë prej atyreve që kanë ambicie të larta. Pra, këto janë dy gjëra: 

a) pranim i ambicies së dobët.

b) besimi se ka mundësi të zhvillohet.

Këto janë dy elemente shumë të rëndësishme në tendecën për të zhvilluar ambicien, kurse pa to njeriu nuk mundet të ecë me hapa të drejtë.

4- Leximi i jetëpërshkrimit të selefit të këtij ummeti.

Duhet lexuar mbi jetën e të parëve të këtij ummeti, qofshin dijetarë ose njerëz me ambicie të larta, me t cilët All-llahu e mbroi këtë fe. Sa njeriu ka lexuar jetën e ndonjë burrit të mirë dhe luftëtar e i është ndryshuar jeta nga shkaku i këtij leximit, i është përmirësuar gjendja dhe puna e tij.

Ali ibn Hasen ibn Shekiki thotë: “U ngrita që të dal me Abdull-llah ibn Mubarekun në një natë të ftohtë në xhami. Ma tregoi një hadith te dera ose ia tregova, kështu vazhduam derisa erdhi muezini për të thërritur ezanin e mëngjesit”.

Muhammed ibn Ali Sulemiu thotë: “U ngrita një ditë natën që ta zë vend te Ibn Ahremi, kur arrita tredhjet lexues kishin ardhur para meje. Rendi më erdhi në Iqindi”.

5- Shoqërimi i njeriut me ambicie të larta.

Sepse shoku me shokun matet e krahasohet me gjendjen e tij. Duhet shikuar gjendjen e tij dhe veprat të cilat i ban, duhet vërejtur se si e shkurton kohën. Ky është një hap shumë i dobishëm. Ky element është nxitësi më i madh për ambicie të larta. Sepse njerëzimi janë të krijuar që të garojnë dhe xhelozojnë, të shtyhen njëri me tjetrin. Dëshira për tu krahasuar është natyrë e njeriut, kjo nuk duhet mohuar.

6- Kontrollimi i planprogramit ditor, përkujdesi i prioriteteve dhe aktiviteteve më të rëndësishme.

Ky element është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e ambicieve, ashtuqë sado që të jetë planprogrami më larg bezdisjes dhe rutinës, është më i dobishëm në shërimin e ambicies.

7- Garimi mes personit dhe ambicies së tij.

Ai që dëshiron të zhvillon ambiciet e veta, shpirtit të vet duhet t’i jep detyra dhe aktivitete ditore të cilat s’i ka pasur në programin e tij ditor. Kjo shkakton një lloj sfidimi përbrenda njeriut që të realizon detyrat e reja që ia ka dhënë vetvetes. Kjo shtesë duhet të jetë e studiuar mirë, me qëllim që ta shtyjë drejt plotësisë.

“Ai që ka ambicie për t’i memorizuar të gjitha librat e Muhammed ibn Hasanit, është e qartë se mundet t’i memorizon shumicën ose gjysmën”. (“Ta’limul-Mutealim”, fq. 60).

Sfidimi që shkaktohet në shpirtin e tij për shkak të dëshirës për të memorizuar disa libra të caktuar do ta shtyjë të memorizon edhe ma tepër. All-llahu e di më së miri.

8- Të bëhet zakon arritja e gjërave të plota dhe mallëngjim për njohje.

Ai te i cili barazohet dituria dhe injoranca ose është dakord me gjendjen e tij, nuk ka mundësi të ketë ambicie.

Omer ibn Abdul-Azizi [rahimehull-llah] thotë:

“إن نفسي تواقة، وإنها لم تعط من الدنيا شيئًا إلا تاقت إلى ما هو أفضل منه، فلما أعطيت ما لا أفضل منه في الدنيا تاقت إلى ما هو أفضل منه – يعنى الجنة”. 

“Shpirti im është mallëngjyes, pa marë parasysh se çka i jipet prej t ëmirave të kësaj bote, shpreson gjëra edhe më të mira. Kur iu dha ajo që më të mirë se ajo nuk ka në dunja, u mallëngjye për atë që është më e mirë se ajo, kishte për qëllim xhennetin”.

9- Largim nga çdo gjë që e zvogëlon ambicien dhe e eliminon.

Shumë burra të mirë e harxhojnë energjinë e tyre në gjëra që s’kthehen me dobi, madje ka mundësi të ketë në to dëm. Prej këtyre formave janë:

vizita e shpeshtë e farefisit pa ndonjë qëllim fetar të shëndoshë dhe pa ndonjë qëllim të kësaj bote me dobi dhe përfitim.

Vizita e shpeshtë e shokëve dhe miqve me preteks të vëllazërimit dhe këshillimit, e shtohet në ato tubime biseda e kotë, shakaja dhe pakësohet përfitimi.

Ibn Xhevziu thotë: “Strehohem te Zoti nga shoqërimi me kohëhumbës. Kam parë shumë njerëz që më vinin shpesh në vizitë duke e emërtuar këtë veprim si shërbim. Ata qëndronin gjatë kohë, futeshin në biseda të njerëzve, në gjëra që s’na interesojnë dhe në mes tyre kishte edhe përgojim. Këtë në kohën tonë e bëjnë shumë njerëz. Saqë shpesh herë kjo bëhet e zakonshme dhe pastaj e kërkon i vizituari këtë gjë, mallëngjohet për këtë dhe trishtohet nga vetmia, sidomos gjatë urimeve dhe festave. I sheh se si shkojnë njëri te tjetri,nuk u mjafton vetëm urimi dhe selami, por e përzien këtë më humbje të kohës…”.

Kjo që tha ky imam është në përputhje të plotë me vizitat e njerëzve të sodit mes vethte.

Lodhja në tubimin e pasurisë me preteks të tregtisë, përfitimit të pasurisë së dobishme për islamin dhe muslimanët, e pas pak kohe shndërrohet në qëllim të pastërt të tubimit të pasurisë, dashuri ndaj kësaj bote dhe fundosje në të mirat e saja. Pastaj i ngurtet zemra dhe i ulet ambicia.

Kënaqja e tepruar me gjëra të lejuara prej kësaj bote dhe luks i tepruar. Krejt këto gjëra e shkatërrojnë ambicien, pa marur para sysh se si e arsyetojnë dhe justifikojnë.

Ibn Haxheri [rahimehull-llah] tregon se Taxhudin Merakeshiu, një fekih shafiit, ishte vendosur në shkollën Esgrefije që të lexojë dhe mësojë, ishte shumë durimtarë në këtë qëllim, saqë edhe largohej nga ushqimi dhe pija e tepruar për këtë qëllim”.

Pa dyshim se këto gjëra janë të lejuara, mirëpo ky fekih e ka kuptuar se teprimi i tyre dhe lakmia e madhe pas tyre është shkak për ta ulur ambicien dhe ta dobësuar aktivitetin.

10- Përgjigjeja e kërkesave familjare në mënyrë të plotë.

Kështu që shohim njerëz të cilët janë të preokupuar kryesisht me përgjegjen e kërkesave të familjes, gruas dhe fëmijëve, edhe pse shumë herë ato kërkesa s’janë të rëndësishme.

Ndokush mundet të arsyetohet me hadithe të Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] sikurse:

[خَيْرُكُمْ خَيْرُكُمْ لِأَهْلِهِ وَأَنَا خَيْرُكُمْ لِأَهْلِي] رواه الترمذي وابن ماجة.

“Më i miri prej jush është ai që është më i mirë ndaj familjes së vet, kurse unë jam më i mir ndaj familjes sime”. (Tirmidhiu dhe të tjerët. Hadithi është sahih).

Ose 

[كَفَى بِالْمَرْءِ إِثْمًا أَنْ يُضَيِّعَ مَنْ يَقُوتُ] رواه مسلم وأبوداود-واللفظ له- وأحمد .

“I mjafton mëkat një individit që ta humbë ate që duhet ushqyer”. (Muslimi).

Këto hadithe flasin mbi përkujdesin e njerëzve ndaj familjeve të tyre dhe moslërja e tyre tërësisht pasdore. Mirëpo në jetën tonë familiare kanë hyrë shumë gjëra dhe adete të perendimit, të cilët preokupohen me të madhe mbi ardhmërinë e tyre duke haruar përkujdesin dhe garancën hyjnore.

11- Prolongimi. 

Prolongimi është sëmundje shumë e rezikshme dhe vdekjeprurëse. Fjala “do ta bëjë nesër” është ushtri prej ushtriave të djallit.

Poeti thotë:

Mos e prolongo punën e sodit nga përtacia

Sepse dita e të paaftëve është e nesërmeja.

12- Përtacia dhe përtesa. 

“Njeriu doemos duhet të largohet nga përtacia, sepse ajo e mbyt ambicien dhe e largon, sidomos kur të plaket njeriu dhe t’i dobësohet trupi. Shejhul-Islam Zekerija Ensariu [rahimehull-llah] falte namaz nate edhe pse ishte i moshuar, edhe pse kishte mbushur njëqind vjet ose ma shumë. Ai lëkundej në të djathtë dhe në të majtë sepse ishte i moshuar dhe nuk mundej të qëndronte drejt. I folën disa njerëz rreth kësaj gjendjeje, kurse ai ua ktheu: djali im, shpirti nga natyra është përtace, kam frikë të më fitojë e të më përfundon ymri në atë gjendje”.

Disa fjali që na tregojnë të metat e pasivitetit, përtacisë dhe përtesës:

“Secili që ipet pas rehatisë nënçmohet, dashuria e epshit shkakton mposhtje, kurse dëshira e të mjaftuarave është çelësi i pasivitetit”.

“Rehatia kur lodhen burrat fisnik është më e këndshme, mirëpo është më e poshtër, kurse ulja e njeriut kur ngriten burrat është më e lehtë, mirëpo më e ulët”.

13- Vërejtja e krijesave.

Shumica e krijesave janë pasiv dhe të fundosur në neglizhencë. Këta njerëz i shmangin edhe të tjerët nga ambiciet e larta, pasiqë ata mashtrohen me ta dhe i imitojnë në pasivitetin e tyre. Andaj kujdes nga neglizhenca e neglizhentëve dhe mashtrimi me ta.

Shenjat që tregojnë ambicien e lartë të një personi:

1- Keqardhja e madhe për ditët që i kanë kaluar.

2- brengat e shumta dhe dhimbja e madhe për gjendjen e muslimanëve, padrejtësitë dhe vuajtjet që i përjetojnë.

3- Këshillimi i pandalur, ofrimi i zgjedhjeve dhe dhënja e propozimeve, të cilat i ngrisin muslimanët dhe i bëjnë më krenar, atyreve që shpreson te ta ndryshim dhe përmirësim.

4- Kërkesa e gjërave të larta dhe madhore në çdo aktivitet që e ban, në çdo gjë që e mëson dhe në çdo gjë që e përmirëson.

Prof. Muhammed Husejn Hudejri thotë: “Nxënësi i dijes i cili e troket çdo derë të dijes është me ambicie më të larta se ai i cili nuk i troket të gjitha derët, ose nuk i jepet secilës çeshtje me vlerë. Nxënësi i dijes i cili futet në dije me shikim të lirë, analizon studimet me kritkë dhe largpamësi është me ambicie më të larta se ai i cili i përmbledh çeshtjet duke i memorizuar dhe i përsëritë ashtu sikurse i ka mësuar”.

5- Ankimi i shumtë nga koha e shkurtër dhe pamundësia të realizojë atë që synon gjatë ditës dhe natës.

Ky ankim nuk është nga lloji i asaj që e dëgjojmë shpesh prej njerëzve, por është ankesë e vërtetë, e cila buron nga puna e palodhshme, që ia mer tërë kohën këtij personi. Në këtë gjendje i nxjer këto rënkime të vërteta.

6- Vendoshmëria e madhe, mendimi i përqëndruar dhe stabiliteti. Ky person kur e mer një vendim të drejtë nuk nxiton ta rrënon, por vazhdon në këtë vendim dhe përqëndron derisa ta kryen dhe të vjel frytet e saja. Ska dyshim se labiliteti dhe ndërrimi i qendrimeve është shenjë e ambicies së ulët.

Si t’i shfrytëzojmë ambiciet e njerëzve

Duhet të shfrytëzojmë mirë ambiciet e njerëzve dhe të nxjerim prej tyre thesaret e fshehura dhe fshehtësirat e gjoksit dhe mendjes.

Njerëzit para muslimanit të mirë janë tre lloje:

1- I mirë dhe fetar.

2- Kujdeset për farzet dhe obligimet.

3- I humbur. Këtë lloj e lëmë derisa të kthjellet.

– Kurse lloji i dytë, ata që përkujdesen për obligimet, mirëpo në përqendrimin dhe përkujdesin e tij ka përzierje. Ambiciet e tija duhet shfrytëzuar duke bërë këtë që vijon:

* Nëse janë të pasur duhet orientuar që të marin pjesë në aktivitete bamirëse, siç është ndërtimi i xhamiave, ndihma humanitare nevojtarëve, ngritja e objekteve të dobshme, etj. Pasiqë katastrofat dhe krizat që e kanë goditur një pjesë të botës islame janë të shumta, andaj edhe hapësira për të dhënë kontributin e vet është shumë e madhe.

* Nëse janë mesatar në aspektin finansiar, të kësaj shtrese janë shumica e këtyre njerëzve, atëhere orientohen të dëgjojnë ligjerata të dobishme, hutbe të xhumasë me vlerë, të cilat i mbajnë hatiba që ndikojnë në masën e gjëra.

* Orientimi i të rinjve dhe stimulimi i tyre në aktivitete ku duhet përdorur forca dhe energjia, siç është xhihadi, akcionet për ndërtim të ndonjë xhamie, të ndonjë rruge, ujësjellësi, ambulance, etj.

* Sqarimi se janë duke humbur kohën e tyre në gjëra pa vlerë, e poqëse e harxhojnë kohën në gjëra që kanë vlerë do të ishte ma e dobishme dhe më e mirë.

* Orientimi i tyre që të lexojnë libra të mirë, pasiqë shumica e këtij lloji janë analfabet në aspekt të kulturës, edhe poqëse posedojnë diploma universitare. Njerëzit për fat të keq përcjellin lajmet, kurse kanë lënë pas dore atë që ju ban dobi në dunja dhe ahiret dhe i nxitë dhe joshë për në “Shtëpinë e Paqës”.

– Kurse lloji i parë i këtyre njerëzve, në të cilët duhet mbështetur dhe që shpresohet përmirësimi dhe ngritja e këtij ummeti me ta, mund të shfrytëzohen ambiciet e tyre duke bërë këtë që vijon:

* Pjesmarja aktive në ndonjë organizatë ose shoqatë e cila ka program të përcaktuar për të realizuar synime të dobishme. 

* Pjesmarja aktive në ndonjë këshill të xhamisë për të ngritur lart rolin e xhamisë duke organizuar jetën fetare dhe kulturore sa ma mirë në atë xhami.

* Duhet këshilluar këtë lloj të njerëzve që të zgjedh për vehte ndonjë lëmi ku mundet të jetë edhe më i sukseshëm ose ka prirje për te. Sepse në këtë mënurë i mundësojmë të realizon qëllime të larta dhe të ketë ambicie të lartë në realizimin e tyre. Nëse ndokush e sheh vehten që e tërhjek dija le t’i jipet dijes, nëse e sheh vehten se e tërhjek aktiviteti humanitar, le t’i jepet aktivitetit humanitar, etj.

Vërejtje të drejtuara njerëzve me ambicie të larta

Këto vërejtje kanë të bëjnë vetëm me ata që kanë ambicie të larta, dhe jo me ata që kanë ambicie të ulta ose të mesme. Sepse këto janë disa gjëra të cilat nuk i kuptojnë të tjerët përveç tyre:

1- Njeriu ambicioz fluturon lartë, ashtuqë ambicia e tij e urdhëron që t’i bëjë disa vepra të mira në një kohë, mirëpo ky duhet ta respektojë me masë dhe mos ta respektojë tërësisht por të zbaton aq sa ka mundësi dhe aq sa mendon se mund ta realizon.

2- Njeriu ambicioz mundet t’i eksponohet këshillave të cilat e shmangin nga ambicia e tij, duke e përkujtuar me ajetin:

} مَا جَعَلَ اللَّهُ لِرَجُلٍ مِنْ قَلْبَيْنِ فِي جَوْفِهِ…(4) { [سورة الأحزاب].

“All-llahu nuk krijoi dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu…”. (El-Ahzab: 4).

 Dhe se ai që pretendon se i ka dy zanate është rrenacak, kurse ai që pretendon se i ka tre është mashtrues, etj.

Mirëpo njeriu intelegjent nuk i përfill këto këshilla, sepse ai që i drejton këto këshilla mund t’i jep nga zilia që ka ndaj tij, ose nga injoranca e fuqisë së këtij njeriut me ambicie të larta.

3- Njeriu ambicioz i është eksponuar syrit ziliqar, andaj duhet thënë vazhdimisht dhikrin që e mbron njeriun nga mësyshi dhe zilia.

4- Njeriun ambicioz mundet ta kaplojë përtesa dhe dobësia duke shikuar njerëzit me ambicie të ulta. Nuk duhet të mërzitet për këtë gjë dhe le të përgaditë vehten për bamirësi dhe ambicie të larta pa marur parasysh dobësinë ose tradhëtinë e njerëzve që e rrethekojnë. Pa marur parasysh shkaqet që e sjellin në këtë gjendje ajo është normale dhe i kaplon mbarë burrat e mirë dhe ambicioz. Le të përkujton hadithin e Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem]:

[إِنَّ لِكُلِّ عَمَلٍ شِرَّةً وَلِكُلِّ شِرَّةٍ فَتْرَةٌ] رواه أحمد.

“Secila punë ka fazën e aktivitetit, kurse çdo fazë e aktiviteti e ka fazën e pasivitetit”. (Ahmedi, hadithi është sahih).

5- Njerëzit ambicioz kanë mundësi të lënë pas dore disa gjëra, të cilat nuk i shohin në lidhje direkte me temën e ambicieve të tyre, siç janë disa obligime familiajere dhe të farefisit. Njeriu që bjer në këtë gabim duhet ta përmirësojë, poqëse s’mundet ma shumë, atëhere aq sa i largon nga ai qortimet e qortuesve.

6- Ambicia e lartë mundet ta entuziazmon njeriun duke e sjellur në entuziazëm spontan, i cili e shpien në nxitim dhe bën gabime të cilat nuk do t’i kishte bërë poqëse do të kishte qenë pak më i matur dhe po t’i kishte llogaritur pasojat. Ai i cili bjer në këtë gjë duhet të mëson ligjet kosmologjike dhe se gjërat nuk mundet të përfunodhen mes një dite dhe një nate. Le ta ketë shembëlltyre në këtë gjë zotëriun e njerëzve ambicioz, Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem]. Ai i porositke shokët e tij të veprojnë me durim, sepse edhe njeriu më ambicioz ka nevojë për durim.

7- Njerëzit ambicioz mundet tu eksponohen disa gjërave që ndikojnë në ambiciet e tyre dhe gjërat madhore. Shembull më i madh për këtë është: futja në divergjencat mes fukahave, duke lavdëruar njërin dhe duke qortuar tjetrin, kritikimi dhe nënçmimi i tyre. Ose duke e bërë preokupimin e tij kryesor hulumtimin e gabimeve të tjerëve. Ky njeri nëse këtë aktivitet e ban preokupimin e tij kryesor, pa dyshim se do ti dobësohet ambicia dhe ta largon nga gjërat madhore.

Prof. Muhammed Hidr Husejni thotë: “Njeriu ambicioz e sqaron gabimin e ndonjë mendimi të dijetarit ose shprehjen e ndonjë autori para nxënësve të dijes që ta kuptojnë çeshtjen dhe me kaq mjaftohet. Edukata e tij nuk i lejon që të përdorë fjalë të ulta dhe të shpalos dijen që e posedon. Historia na ka treguar gjendjen e disa njerëzve që kaën qenë të mençur, mirëpo kanë pasur diç nga kjo edukatë e keqe, andaj kjo gjë ua ka nxirë biografinë e tyre. Po të ishin ma të kujdesshëm përmendja e tyre do të ishte më e lartë dhe vendi i tyre në zemër më i madh, kurse pozita e tyre te All-llahu edhe më e lartë”.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: “ambcia më e lartë në nxënie të dijes është nxënia e dijes së Kur’anit dhe sunnetit, kuptimi i fjalëve të All-llahut dhe Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem].., kurse ambicia më e ulët në nxënien e dijes është përcellja e çeshtjeve të rralla, çeshtjeve që s’kanë ndodhur, e as që do të ndodhë, ose njohja e divergjencave të dijetarëve, pasimi i fjalëve të njerëzve, nuk është ambicia e tij njohja e fjalës së vërtetë prej atyre fjalëve. Rrallë mundet ndonjëri prej tyre të përfitojë nga dija e tij”.

8- Njeriu ambicioz medoemos duhet të vazhdojë në veprat që vazhdojnë dhe nuk ndalen. Ky njeri duhet të përkujton:

[أَنَّ أَحَبَّ الْأَعْمَالِ إِلَى اللَّهِ أَدْوَمُهَا وَإِنْ قَلَّ] رواه البخاري ومسلم.

“Vepra më e dashur te All-llahu është ajo që është e vazhduar edhe pse është pak”. (Buhariu dhe Muslimi).

Ambicia me lartësi mesatare e vazhdueshme është më e mirë se ambicia e madhe, mirëpo e përkohshme.

E lusim All-llahun të na bëjë prej njerëzve me ambicie të larta, të na bekojë kohën dhe punën tonë. Paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedn, familje dhe shokët e tij.

Marur nga libërthi: “El-Himme tarikun ile-Kimme”.

Autor: Muhammed Musa Sherif

Përshtati: Bekir Halimi

Publikimi i parë: 2002

Hutbet nga Shkupi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *