O Nxënës i dijes mos u dëshpëro!


Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, në librin e tij “Medarixhus-Salikin” mes tjerash thotë:

“Nxënësi serioz patjetër se do të ballafaqohet me plogështi, kurse në këtë etapë e kaplon malli për kohën e kërkimit dhe dhënies mund për nxënie të diturisë”. 

Pastaj thotë: “Plogështia është sëmundje prej sëmundjeve të njeriut, andaj dëlirja dhe tëharrja e synimit bëhet duke u mbrojtur nga shkaqet e kësaj sëmundjeje. Njeriu ruhet nga plogështia duke u ruajtur nga shkaqet që e shkaktojnë atë. Që domethënë të largohet nga çdo gjë e tepërt, duke flakur çdo gjë që nuk ka të bëjë me të, duke folur vetëm për gjërat që shpreson se ia shtojnë besimin, imanin dhe ia përmirësojnë gjendjen me Allahun, duke e shoqëruar vetëm atë njeri që e ndihmon në këtë rrugë, e nëse sprovohet me atë që nuk e ndihmon në këtë rrugë, le të distancohet prej tij me aq sa mundet dhe le ta lufton sikur armikun kur e sulmon”.

Përktheu: Bekir Halimi

Urtësi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *