LUTJET E EZANIT


Për çdo ditë e dëgjojmë ezanin duke thirru në minaret e xhamive tona. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, na ka mësuar që kur të dëgjojmë ezanin është mirë dhe shpërblehemi për te, që ti themi disa lutje. Në vijim u paraqesim lutjet që thuhen kur ta dëgjojmë ezanin:

1. Duhet përsëritur atë që e thotë muezini, përveç kur thotë: 

حَيَّ عَلىَ الصَّلاَة، وَحَيَّ عَلىَ الْفَلاَحَ

“Hajje ales-saláh, hajje alel feláh”

duhet thënë:

لاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللَّهِ

Lá havle, ve lá kuvvete il-lá bil-lah. (Buhariu 1/152, Muslimi 1/288).

Gjithashtu duhet thënë edhe këtë:

وَأَنَا أَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لاَشَرِيكَ لَهُ وَأَنَّ مُحَمَّداً عَبْدُهُ وَرَسُوْلُهُ ، رَضِيتُ بِاللَّهِ رَبّاً ، وَبِمُحَمَّدٍ رَسُوْلاً وَبِالإسْلامِ دِيناً. 

Ve ene esh-hedu en Lá Iláhe il-lAllahu vahdehú lá sheríke leh, ve enne Muham¬meden abduhú ve resúluhú, redijtu bil-lahi Rabben ve bi Muhammedin resúlen, ve bil-Islámi dínen.

(Edhe unë dëshmoj se nuk ka të Adhuruar tjetër përveç Allahut Një dhe i pashoq dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Allahut; jam i kënaqur me Allahun për Zot, me Muhammedin për Pejgamber dhe me Islamin për fe). ( Muslimi 1/290). 

Këtë duhet thënë pasiqë të thotë muezini: “Esh-hedu en lá Iláhe il-lallah, Esh-hedu enne Muham-meden Resúlull-llah. ( Ibën Huzejme 1/220).

3. Duhet të çojë salavat mbi Pejgamberin  pas përfundimit të tij prej përgjigjjes së muezi¬nit. (Muslimi 1/288). 

4. Pas mbarimit të ezanit duhet thënë:

اَللَهُمَّ رَبَّ هَذِهِ الدَّعْوَةِ التَّامَّةِ وَالصَّلاةِ القَائِمَةِ آتِ مُحَمَّداً الوَسِيلَةَ وَالفَضِيلَةَ وَابْعَثْهُ مَقَاماً مَحْمُوْداً الَّذِي وَعَدْتَهُ إِنَّكَ لاَ تُخْلِفُ الْمِيعَادِ. 

Alláhumme Rabbe hádhihi ed-da’vetit-támmeh ves-salátil-káimeh, áti Muham¬medenil-vesílete vel-fadíleh, veb’ath-hu mekámen mahmúden el-ledhí ve’adteh, [inne¬ke’lá tuhliful-míád].

(O Allahu im, Zot i kësaj thirrjeje të plotë dhe i namazit i cili do të falet, jepi Muham¬medit ndërmjetësimin dhe nderi-min dhe ngrite atë në vendin e lavdishëm të cilin ia ke premtuar; (Buhariu 1/152)  Me të vërtet Ti nuk e then premtimin. ( Këtë shtojcë të hadithit e transmeton Bejhekiu 1/410. Dijetari AbdulAziz Ibën Baz, senedin e këtij hadithi e ka bërë të mirë (hasen) (Tuhfetul-Ahjar fq.38)

5. “Bëj dua (lutu) për vete ndërmjet ezanit dhe ikametit, sepse duaja në këtë kohë nuk refuzo¬het.” (Tirmidhiu, Ebu Davudi dhe Ahmedi, (Irvaul-Galil 1/262).

Këto lutje të përmbledhura në këtë formë janë të marra nga libri “Mburoja e Muslimanit”, botim i shtëpisë botuese “NuN” në Shkup.

www.nun.com.mk

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *