Ndalohet edhe prija edhe shërbimi i alkoolit


Shumë herë ne si hoxhallarë pyetemi prej njerëzve në lidhje me shërbimin e tjerëve me alkool dhe se ai që nuk e pi alkoolin mendon se kjo i mjafton dhe nëse e shërben dikë, kjo nuk është mëkat apo nuk ka dëm prej këtij veprimi.

Këtyre njerëzve ua ofrojmë këto dy hadithe të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që ta kenë të qartë se ashtu si ndalohet pirja e alkoolit ashtu ndalohet edhe shërbimi ose shitja ose pjesëmarrja në përhapjen e kësaj pije të ndaluar.

Na e regjistron Imam Ebu Davudi, rahimehullah, në librin e tij me nr. 3674 dhe Imam Iben Maxhe, në Sunenin e tij me nr. 3380 nga Abdullah ibën Omeri, radijallahu anhu, i cili na rrëfen se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

( لَعَنَ اللَّهُ الْخَمْرَ وَشَارِبَهَا وَسَاقِيَهَا وَبَائِعَهَا وَمُبْتَاعَهَا وَعَاصِرَهَا وَمُعْتَصِرَهَا وَحَامِلَهَا وَالْمَحْمُولَةَ إِلَيْهِ ). وصححه الألباني في صحيح أبي داود .

“Allahu ka mallkuar alkoolin, atë që e pi, atë që e mbush gotën, atë që e shet, atë që e blen, atë që e prodhon, atë për të cilin prodhohet, atë që e bartë dhe atë të cilit i bartet”. Shejh Albani, rahimehullah, e vlerëson këtë hadith si autentik.

Gjithashtu na e regjistron Imam Tirmidhiu, rahimehullah, në Sunenin e tij me nr. 1295 nga Enes ibën Maliku, radijallahu anhu, i cili na rrëfen se:

( لَعَنَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فِي الْخَمْرِ عَشْرَةً عَاصِرَهَا وَمُعْتَصِرَهَا وَشَارِبَهَا وَحَامِلَهَا وَالْمَحْمُولَةُ إِلَيْهِ وَسَاقِيَهَا وَبَائِعَهَا وَآكِلَ ثَمَنِهَا وَالْمُشْتَرِي لَهَا وَالْمُشْتَرَاةُ لَهُ ).

“Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka mallkuar në lidhje me alkoolin dhjetë njerëz: atë që e prodhon, atë për të cilin prodhohet, atë që e pi, atë që e bartë, atë të cilit i bartet, atë që e shërben, atë që e shet, atë që ha fitimin e tij, atë për të cilin blihet dhe atë që e shet për dikë”.

Allahu na mundësoftë që të jemi sa ma larg këtij harami dhe Allahun e lusim të udhëzojë popullin tonë, e në veçanti ta ruan rininë tonë nga ky ves dhe veprim i keq e i shëmtuar! Amin!

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *