Ne s’jemi si ata


Një mik i imi më tha:

Hoxho shpesh ne derse kur flet për dijetaret (thotë: Ne s’jemi si ata…)

Se kum has këtë modesti n’hoxllallarë tjerë, mos po e keqpërdorin ata që të armiqësojnë në të ardhmen…

I thash: këtë e them sepse e besoj dhe nuk e them nga modestia… 

I thash: Kur e dëgjoj shejh Albanin, rahimehullah, i cili pas gjashtëdhjetë viteve shërbim të fesë dhe diturive fetare thotë për vete: unë jam vetëm një nxënës i vogël i dijes, tuvejlibu ilmin (طويلب علم), atëherë çka na mbetet neve?!

E lus Allahun vazhdimisht që të na begatojë me dituri të dobishme dhe vepra të mira!

Këtë dua e bëj vazhdimisht e sidomos kur shkoj në Haxh dhe kur pi ujë zemzemi, ashtu siç kanë bërë disa Imam nga Selefi.

Andaj në vazhdim do tua sjelli disa tregime të tyre:

Imam Sujutiu, rahimehullah, kur flet për Imam Ibën Haxher el-Askalanin, rahimehullah, (773-852 h.) thotë se ai ka thënë: kam pirë ujin e zemzemit që të arrijë në gradat e Imam Dhehebiut (673-748 h.) në kujtesë të fuqishme”, andaj e ka arritur madje edhe ja ka kaluar”.

Na rrëfen Hafidh el-Irakiu, rahimehullah, se ka për çka e ka pirë ujin e zemzemit ajo edhe i ka ndodhur. E kam pirë një herë në fillim të kërkimit të dijes së hadithit dhe e luta Allahun që të më jep kujtesën e Imam Dhehebiut në mësimin përmendsh të haditheve. Pastaj pas njëzet viteve përsëri bëra haxh dhe gjeja në veten time dëshirë që të kërkoj grada edhe më të larta dhe kërkova gradë edhe më të lartë se ajo që e kërkova në fillim dhe shpresoj të kem arritur atë gradë”. (shiko: “Mevahibul-Xhelil”, 3/116).

Pas tij erdh Imam Sujutiu, rahimehullah, i cili piu ujin e zemzemit për të arritur grada të larta në fikh, të arrijë në nivelin e Siraxhudin Belkiniut, rahimehullah, kurse në hadith në nivelin e Imam ibën Haxherit, rahimehullah.

Imam Ibën el-Arabiu, mufesiri i njohur, ka thënë: “qëndrova në Meke në muajin Dhul-Hixhe të vitit 489 dhe pija shumë nga uji i zemzemit dhe çdo herë që pija ujë e bëja nijet të fitoja dituri dhe besim gjersa Allahu ma hapi derën e bereqetit të Tij në sasinë e diturisë që ma dha, por harrova ta pijë me nijet për vepra, ah sikur të kisha pirë edhe për vepra që edhe atë derë të ma kishte hapur Allahu, por nuk ishte qenë kader. Andaj ma shumë anoja kah dituria se sa kah veprat. Allahun e lus për dituri dhe sukses me Mëshirën e Tij”. (shiko: “Ahkamul-Kuran”, 3/98).

Ebu Bekër, Muhamed ibën Xhaferi, rahimehullah, thotë: kam dëgjuar Imam Ibën Huzejmen kur e kanë pyetur: prej nga e more këtë dituri? Duke u përgjigjur: Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “uji i zemzemit për çka ta pish”, e unë kur e pija e lutja Allahun që të më dhurojë dituri të dobishme”. (Shiko: “Sijeru A’lamun-nubela”, 14/370).

Jahja ibën Ahmed El-Ensari el-Kurtubi tregon se ka pirë ujin e zemzemit për ta mësuar Kuranin përmendsh dhe i është lehtësuar kjo gjë në një kohë shumë të shkurtë.

Imam Hakimi ka pirë ujin e zemzemit për të shkruar dhe përpiluar libra të mirë dhe u bë autori i librave më të mirë në kohën e tij.

Imam Ibën Haxheri, rahimehullah, thotë: është e njohur se Imam Shafiu kur piu ujë zemzemi u lut që të jetë shënjestar i mirë edhe ju pranua lutja, andaj prej dhjetë shigjetave nëntë ia qëllonin mesin. (Shiko: “Tabekatush-shafiije”, 4/35).

Këto tregime kanë qenë shkak që edhe unë çdo herë që shkoj në Meke të bëjë këtë lutje, e inshaAllah Allahu na e pranon!

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *